Berisha: Rama e sheh protestën e qytetarëve si Vaterlonë e tij, të largohet dhe të përballet me drejtësinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, r...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, r...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, ku një automjet ti...
Pas paralajmërimeve të shumta, dhjetëra banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome dhe emigr...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagon për protestën madhështore të mbrëmjes së shkuar, duke theksuar se Shqipëri...
Edhe media ndërkombëtare i bëri jehonë protestës më masive të qytetarëve dje, në ditën e 21-të të sa...
Ndërsa kryeministri Rama flet për zhvillimin e vendit dhe arritjet e qeverisë situata në tregun e bashkisë Këlcyrë ësht&...
Flamingot prej letre dhe flamujt shqiptarë mbushën Tiranën të shtunën, ndërsa dhjetëra mijëra shqiptarë të ard...
34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëm...
Kur në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte në faktin që vendi u kthye në një pikë të nxehtë të kultivim...
Dashi E diela fillon pak e përgjumur, por më pas forca dhe energjia kthehen pasdite. Mbrëmja do të jetë shumë e vlefshme për...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duket se është përballur me një bllokadë institucionale në hetimin ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi të shtyjë pa afat mbledhjen për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj.
Ky vendim pason lëvizjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila gjithashtu nuk ka arritur ende në një konkluzion mbi kërkesën tjetër të prokurorisë për pezullimin e Ballukut nga detyra.
I ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në SYRI TV, me moderatorin Edvin Parruca, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, e cilësoi atë si një “lojë të koordinuar” mes qeverisë, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit, me synim mbrojtjen e zëvendëskryeministres. Sipas Palokës, institucionet po “ia kalojnë topin njëri-tjetrit” për të zvarritur procesin dhe për të shmangur marrjen e një vendimi. Ai argumenton se kjo strategji dëshmon një ndërveprim të dyanshëm mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Paloka pretendon se Gjykata Kushtetuese ndodhet “mes dy zjarreve”: nga njëra anë presioni i kryeministrit Rama dhe nga ana tjetër, presioni nga faktori ndërkombëtar.
Në këtë kontekst, deputeti demokrat zbuloi se edhe vizita e fundit e Ministrit të Jashtëm gjerman në Tiranë ka pasur lidhje direkte me çështjen “Balluku”, edhe pse takimet u mbajtën konfidenciale. Sipas tij, ky presion ndërkombëtar është arsyeja pse Gjykata Kushtetuese heziton të marrë një vendim dhe preferon “ta kalojë topin” te Komisioni i Mandateve në Kuvend.
Paloka theksoi se zvarritjet janë artificiale dhe në shkelje të afateve ligjore. Ai shpjegoi se çështja në Gjykatën Kushtetuese (kushtetutshmëria e pezullimit) dhe ajo në Kuvend (heqja e imunitetit) janë dy procese të ndryshme ligjore, por po lidhen në mënyrë të qëllimshme për të blerë kohë. Më tej, ai paralajmëroi se Komisioni i Mandateve ka një afat kohor ligjor prej rreth tre muajsh për të vendosur. Nëse ky afat tejkalohet, kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit bie automatikisht. Më tej, Paloka u shpreh se duke marrë parasysh deklaratën publike të Kryeministrit Rama se “nuk do ta lëshojë Ballukun”, e vetmja rrugë për SPAK është të veprojë në mënyrë të pavarur, pasi vullneti politik për të lejuar hetimin mungon qartësisht.
Paloka:
Jo, në qoftë se SPAK-u do të bënte këtë gjë thatë ju, në fakt do të reshtohej edhe ai në, në këtë grupin Rama-Gjykatë Kushtetuese, sepse praktikisht veprimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Ramës, sepse vërtetë është Niko Peleshi si kryetar kuvendi që i shpall këto vendime për shtyrje, po të gjithë e dimë që Niko Peleshi bën vetëm çfarë i urdhëron Rama.
Dhe e gjithë kjo lojë që ngjan më tepër si ajo lojë e kungulleshkave dikur, që ja kalojnë topin njëri-tjetrit, nuk po bën gjë tjetër veçse po ju qartëson edhe atyre që mund të kenë pasur dyshime, që domethënë ka një ndërveprim të dyanshëm të Gjykatës Kushtetuese me pushtetin, por njëkohësisht, mund të duket pak paradoksale, po kështu po ndodh, ka dhe një lënie topi që i bëjnë njëri-tjetrit.
Gjykata Kushtetuese e shtyn, sepse nuk guxon, si e shoh unë të paktën, që të marrë përsipër këtë barrë. Edhe ajo e vë midis dy zjarreve, nga një krah Rama, që duket që ka kontrollin e tij në Gjykatën Kushtetuese, po nga ana tjetër është dhe presioni ndërkombëtar, përveç opozitës, të cilët duket se këta institucione të drejtësisë nuk është se e pyesin shumë në këto raste.
Po duket që është presioni ndërkombëtar në krahun tjetër. Dhe ju i dini të gjithë takimet që janë zhvilluar edhe direkt me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, po dhe takime që janë zhvilluar edhe këto ditë, lidhur direkt me çështjen Balluku. Dhe ministri i jashtëm gjerman, pavarësisht se nuk ka pasur deklarata publike dhe unë po ju them diçka mbase që nuk do të ishte mirë të bëhej publike, por edhe vizita e tij ka pasur lidhje me çështjen Balluku.
Dhe nuk po hyj në detaje të mëtejshme, meqënëse ai vetë takimet i ka pasur konfidenciale dhe nuk ka dashur të bëjë asgjë publike. Por po ju them vetëm kaq, që edhe vizita e ministrit të jashtëm gjerman kishte të bënte me çështjen Balluku. Pra, Gjykata Kushtetuese duke e kthyer dhe njëherë tek diskutimi që kishim, duket që është midis dy zjarreve. Dhe ndërkohë, preferon ta lëjë topin, ta kalojë topin tek Komisioni i Mandateve.
Pra, datat e këtyre kanë, kanë lëvizur në varësi të njëra-tjetrës. Shty Gjykata Kushtetuese, shty parlamenti, komisionin e mandateve. E njëjta gjë ndodhi sot pra. Meqënëse Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim dje, pardje kur e kishte datën, sot Niko Peleshi u detyrua, thashë me urdhër të Edi Ramës, të shtyjë dhe njëherë për një afat të pacaktuar komisionin e mandateve, ndërkohë që xha, domethënë që në këtë moment i ka të shkelura afatet dhe detyrimet ligjore. Për më tepër ka dhe një limit kohor Komisioni i Mandateve. Mos gaboj rreth tre muaj, që nëse nuk merr një vendim, atëherë automatikisht bie kërkesa e SPAK-ut në këtë rast për Ballukun. Pra, kemi këtë lojë. Ku hyn SPAK-u dhe ç'do bëjë SPAK-u në këtë rast? SPAK-u ka vetëm një mënyrë.
Domethënë që të thuash që nuk po e kupton se çfarë po luhet, aq më tepër që Rama është shprehur tashmë publikisht se nuk do ja lëshojë Ballukun dhe nuk kishte nevojë domethënë edhe gjithë kjo loja që jo po të marrë vendim Gjykata Kushtetuese, pastaj të mblidhet komisioni i mandateve, që në fakt nuk kanë, edhe dy kërkesat nuk kanë lidhje fare me njëra-tjetrën, përveç emrit Ballukut, sepse në Gjykatë Kushtetuese diskutohet a është apo jo kushtetues pezullimi i Ballukut, ndërsa komisioni i mandateve duhet të marrë vendim për kërkesën që prokuroria i ka bërë parlamentit për heqjen e imunitetit. Pra, thashë, përveç emrit të Ballukut dhe çështjes për të cilën bëhet fjalë, të dy rastet nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Pra, edhe ky kalimi i topit është krejtë artificial.
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi sot Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë në pë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka folur mbi ndryshimet e miratuara në Kodin Penal nga mazhoranca socialiste, të cilat sipas saj r&eum...
Mazhoranca socialiste po e çon me vetëdije drejt djegies kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres të pandehur Belinda...
Kryeministri Edi Rama theksoi se shteti do të ofrojë mbështetje për sipërmarrjet eksportuese për të mundësuar certifik...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku u prezantua platforma e re Expo...
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar nga Strasburgu lojën e fundit politike dhe taktikën e mazhorancës për t&rs...
Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënim me burg për parkimin dysh. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publiku...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti e cilësoi një skemë të organizuar shtyrjen e mbledhjes së sotme të Këshilli...
Partia Demokratike po përgatitet për një format të ri protestash, të cilat pritet të jenë të vazhdueshme dhe më i...
Deputeti i PD Saimir Korreshi nuk i ka kursyer batutat në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Ai shprehur shqetësimin se fondet e marra nga BE ...