EMRI/ Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 30-vjeçarI
Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Durrës, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur dhe mbante armë zjarri pa leje. I arre...
Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Durrës, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur dhe mbante armë zjarri pa leje. I arre...
Është dënuar me 12 vite burgim Enedjos Guri, 15-vjeçari që 1 vit më parë vrau me thikë në fshatin Pirg të ...
Kryeministri Edi Rama zhvillon sot në Gjirokastër, në orën 12:00, një takim me banorët për reformën territoriale. Taki...
Gazeta e rëndësishme britanike ‘Observer’, publikoi një reportazh të gjatë për protestat që kanë kapluar S...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikthehet sot në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerik...
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara zonës ku po ndërtohet Muzeu Hebraik në Vlorë, duke protestuar dhe kundërs...
41-vjeçari Gentian Çipi, i arratisur mbrëmjen e djeshme nga një spital në Greqi, rezulton person në kërkim në Shqi...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Trojas, ku një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-s...
Një shpërthim shkaktoi zjarr në një depo armësh në Bullgarinë qendrore gjatë natës, raportuan...
Mariglen Lalës që iu vendos tritol mëngjesin e sotëm rezulton person me precedente kriminale, i akuzuar dhe burgosur për grabitje. A...
GJK ka marrë sot vendimin për të rikthyer në detyrë ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera”, ndërsa po hetohet jo vetëm për Tunelin e Llogarasë, por edhe për Lotin 4 të Unazës së Madhe. Të dy tenderat arrijnë vlerën gati 210 mln euro.
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, në Syri TV, juristi Franc Nuri shprehet se ky vendim është rezultat i një presioni të paprecedentë të ushtruar nga qeveria ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, gjykata sot “u gjunjëzua” përballë ekzekutivit, duke vendosur një standard të dyfishtë që nuk është aplikuar për raste të tjera si ato të Ilir Metës dhe Sali Berishës.
Nuri thekson se SPAK dhe GJKKO shmangën qëllimisht ndjekjen e procedurës së rregullt, kërkesën për arrestim dhe kalimin e çështjes te Parlamenti për heqjen e imunitetit dhe ngritën “akuzën më të lehtë të mundshme”, duke kërkuar një masë pezullimi që i hapi rrugë Kryeministrisë të shndërrohej në “zyrë mbrojtëse” të Ballukut. Ai paralajmëron se ky precedent tregon se ligji po zbatohet si “llastik”, duke u shtrirë dhe ngushtuar sipas interesave politike të mazhorancës.
Pjesë nga deklarata:
"Unë mendoj që nuk kishte nevojë fare të ishim në këtë situatë, nëse SPAK dhe GJKKO do të kishin ndjekur të njëjtat standarde që ndoqën për rastin e zotit Meta dhe rastin e zotit Berisha.
Le të kërkonin arrestimin e zonjës Balluku dhe nuk do të ishim fare në këtë situatë, por topi do t’i kalonte Parlamentit dhe mazhorancës, e cila do të duhej të vendoste nëse do t’i hiqte apo jo imunitetin përpara arrestimit, gjithmonë në këtë eventualitet të zonjës Balluku.
Por, duke mos respektuar këtë standard dhe duke ngritur në radhë të parë akuzën më të lehtë të mundshme që mund të ngrihej ndaj zonjës Balluku, të paktën duke parë faktet që kanë dalë publike nuk po them gjithë dosjen hetimore, po vetëm duke u bazuar tek ato dhe duke kërkuar një masë “as mish dhe as peshk”, pra një pezullim, u la ky shteg që më pas të ngrihet Kryeministria dhe të bëjë zyrën e avokatisë, zyrën mbrojtëse të Belinda Ballukut. Kështu jemi sot në këtë situatë, ku gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë në një presion të jashtëzakonshëm.
Tre gjyqtarët e parë nuk morën dot vendim në lidhje me faktin nëse do ta pranonin si çështje për gjykim apo jo. Dhe sot Gjykata Kushtetuese, me vendimet që ka marrë, jo vetëm që e ka pranuar kërkesën për ta shqyrtuar në themel, por ka vendosur edhe të pranojë pezullimin e vendimit të pezullimit.
Pra, me pak fjalë, e ka “ngrirë” vendimin e dhënë nga gjykata e posaçme, duke e rikthyer siç thatë edhe ju në detyrë përkohësisht zonjën Balluku. Ta theksojmë këtë, por gjërat “e përkohshme” në Shqipëri, fatkeqësisht, në shumicën e rasteve, kur janë shkelur ligjet dhe procedurat, kanë vazhduar dhe kanë mbetur afatgjata.
Siç ishte rasti, pse jo, i Prokurores së Përgjithshme të përkohshme që u zgjodh me 69 vota, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën para disa vitesh, e që na u tha se do të rrinte dy muaj në detyrë dhe përfundoi duke ndenjur dy vjet. Apo rasti i Avokates së Popullit të mëparshme që i përfundoi mandati dhe vazhdoi tre vite pas mbarimit të detyrës, apo dhe raste të tjera.
Kështu që të shpresojmë për një vendimmarrje logjike dhe juridike, të paktën në janar, në ditën që u njoftua edhe nga Gjykata. Por deri më sot, unë si jurist e shoh që këtu kemi një presion të jashtëzakonshëm të ushtruar nga ekzekutivi dhe kjo mazhorancë ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, presion i cili është përkthyer me këtë vendim sot, që duket si një gjunjëzim i hapur i gjykatës ndaj pushtetit ekzekutiv të kësaj qeverie.
Po të kishte barazim dhe po të dilte sot 4 me 4 ndarja e tetë gjyqtarëve, automatikisht do të ishte hedhur poshtë kërkesa e Kryeministrisë dhe do të kishte mbetur në fuqi masa e kërkuar nga gjykata. Pikërisht për këtë arsye, presionet e jashtëzakonshme që duhet të jenë ushtruar, janë bërë me qëllim që të shmangej ky barazim, sepse barazimi në këtë rast do të ishte humbje për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.
Duhej patjetër një fitore, qoftë edhe me një mazhorancë kaq të ngushtë siç e thatë me të drejtë, 5 me 3 por mjafton që të merrej kjo vendimmarrje sot, e cila është për të ardhur keq.
Gjykata Kushtetuese sërish po zbaton standarde të ndryshme për raste apo situata të ngjashme. Kujtojmë që nuk i ka legjitimuar deputetët e opozitës para dy vitesh kur kërkuan interpretimin e Kushtetutës sa i takon imunitetit që gëzon një deputet i Kuvendit, duke u nisur nga rasti i zotit Berisha. Ata kishin shqetësimin se kjo gjë mund t’u ndodhte edhe atyre dhe mund t’u ndodhë tashmë çdo deputeti pra që të kërkohej masë shtrënguese si arrest në shtëpi apo masa kufizuese të lëvizjes jashtë vendit pa u konsultuar me Kuvendin.
Dhe Gjykata Kushtetuese në atë rast tha: “Jo, nuk keni legjitimitet si deputetë të kërkoni interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. Ankoni në gjykatat më të ulëta dhe pastaj hajdeni tek unë.” Përse në këtë rast u pranua një kërkesë e tillë, e cila nuk bëhet fare nga zonja Balluku, por nga Kryeministria? E kuptoni? Kemi një spostim të standardeve, një vendosje të standardeve që populli e përshkruan me shprehjen: “Kur ligji bëhet llastik.” Kur duhet, fut disa raste në norma; kur duhet të interpretohet për njerëz të tjerë, apo në këtë rast për eksponentë të opozitës, zbatohet një standard krejt tjetër.
Gjykata Kushtetuese vendosi të kalojë në seancë për shqyrtim ankimin e bërë nga këshilli i Ministrave, për &ccedi...
Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë është një tjetër provë n&e...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas votimit në Kuvend të kandidatit Endrit Shabani si Avokat i Popullit. Përmes...
Gjatë fjalës për mediat ditën e sotme, Berisha u ndal te qëndrimet e tij lidhur me funksionimin e SPAK-ut, duke thënë ...
Sekretari i përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat, u ndal te situata e tr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas votimit në parlament, duke kritikuar maxhorancën për refuzimin e tre amendame...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinj, deklaroi se mbi një të tretën e start up-eve në vend drejtohen ose p&eu...
Vladimir Kosta, ish-deputet i Partisë Socialiste ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme, ku k...
''Shqipëria është e para në rajon, për shërbimet e punësimit’’, kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama....
Sali Berisha komentoi shkurtimisht mungesën e Ervin Salianjit në 35 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Kryedemokrati tha se Erv...