POLITIKE

Gjoni: Nisma e Sadushit për paraburgimin e imponuar politikisht, po i kthen një shërbim PS-së

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Mars 2026, 18:46
Gjoni: Nisma e Sadushit për paraburgimin e imponuar politikisht, po i kthen

Deputeti i Partia Demokratike, Gjin Gjoni, ka ngritur dyshime për nismën e fundit të kryetarit të Gjykata e Lartë e Shqipërisë, Sokol Sadushi, për ndryshimin e praktikës mbi masat e sigurimit personal dhe zbutjen e standardeve të paraburgimit.

I ftuar në emisionin “Task-Forcë” në Syri TV, Gjoni deklaroi se vendimmarrja që pritet të diskutohet nga Kolegjet e Bashkuara më 9 prill është e imponuar politikisht dhe lidhet me zhvillimet brenda Partia Socialiste e Shqipërisë.

Sipas tij, zgjatja e mandatit të Sadushit në krye të Gjykatës së Lartë është bërë me ndërhyrje ligjore nga shumica parlamentare, duke e çuar qëndrimin e tij në detyrë deri në vitin 2028, gjë që, sipas Gjonit, bie ndesh me parimet kushtetuese për mandatin e drejtuesve të institucioneve.

Deputeti demokrat paralajmëroi se do të kërkojë që opozita të bëjë padi në Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë për të shpallur antikushtetues ligjin që zgjati qëndrimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës së Lartë. Ai shtoi se kompetenca për çështje të tilla i takon Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe jo parlamentit.

Gjoni argumentoi gjithashtu se vendimi për unifikimin e praktikës mbi paraburgimin nuk ka bazë reale juridike dhe është një çështje me theks politik, duke theksuar se gjykatat kanë qenë gjithmonë ato që vendosin përfundimisht mbi masat e sigurimit.

Unë e shtroj në, jo vetëm në kontekstin politik, por edhe në kontekstin juridik dhe zoti Muçi e përmendi me të drejtë. Unë them që vendimmarrja e cila do merret, Kolegjet e Bashkuara do të diskutojnë me datën 9 prill, është një vendimmarrje e imponuar. Dhe kjo është për shkak të politikës. Sepse çfarë ndodh? Në momentin aktual, për shkak të situatave politike të cilat janë krijuar brenda Partisë Socialiste, urdhëri është marrë nga kryeministri dhe Gjykata e Lartë dhe kryetari i Gjykatës së Lartë është një manikin në duart e kryeministrit.

Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse po të shihni, që nga momenti i emërimit në vitin 2020, zoti Sadushi edhe deri sot dhe po ta shihni dhe të gjithë zhvillimet, ka marrë një mandat i komanduar tre vjeçar, ka marrë një mandat të emëruar tre vjeçar dhe i është shtyrë përsëri me ligj i cili ka kaluar para dy javësh, afati i qëndrimit në detyrë si kryetar i Gjykatës së Lartë. Pse? Se këta njerëz janë përgatitur, janë përgatitur për të qenë drejtues të Gjykatës së Lartë dhe për të kryer këtë për një ditë të caktuar.

Për një ditë të vështirë. Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse ligji e ka përcaktuar në mënyrë taksative, kryetarët dhe drejtuesit e institucioneve nuk qëndrojnë në detyrë më shumë se se në një mandat, në rastin e kryetarit të Gjykatës së Lartë. Rezulton që zotëria në fjalë, në dhjetor të 2026-ës i mbaron edhe mandati i dytë. Dhe çfarë ka ndodhur?

Me urdhër të institucioneve të Partisë Socialiste, mandati u çu deri në 2028-ën, pavarësisht se u votu në 2027-ën, për shkak të ndryshimeve dhe ndërhyrjes së kryetarit të Komisionit të Ligjeve. Çka tregon që gjithçka është një shërbim që i bëhet kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe kryetari i Gjykatës së Lartë po i bën një shërbim dhe po i kthen një shërbim Partisë Socialiste. Kjo është e gjitha, sepse po t'i referohemi edhe sot statistikave nuk mund të ndodhë, kjo është në kundërshtim. Për mua, unë do e ngre edhe ditën e nesërme në mbledhjen e grupit parlamentar, Partia Demokratike duhet të bëjë padi urgjentisht për ta shpallur anti-kushtetues sepse...

Absolutisht, jo, them në lidhje me ligjin i cili ka zgjatur qëndrimin në detyrë. Pse? Sepse nëpërmjet parlamentit, nëpërmjet ligjit ka marrë kompetencat e organit kushtetues, i cili është përcaktuar Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe kjo është anormale. Edhe për një arsye tjetër, sepse në rastin e Gjykatës së Lartë, ka vendim të specifikuar që ka dalë në vitin 2003 për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe është sot, sepse në rastin e tjetër konkret, për kryetarët e gjykatave dhe drejtuesve të prokurorive, në rast se nuk ka një vendimmarrje, se kjo ka qenë shkaku për të cilin u kërkua edhe shtyrja, sepse këshillat, qoftë Këshilli i Lartë Gjyqësor, qoftë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nuk kanë arritur të nxjerrin aktet nënligjore në zbatim të ligjit dhe ne po ju japim këtë fuqi të cilën, këtë Kushtetuta ja ka përcaktuar një organi kolegjial dhe s'mundet parlamenti t'i marri një organi kolegjial këtë kompetencë të cilën e ka. Dhe në pikëpamjen time, kjo është një shkelje flagrante e Kushtetutës.

Vendimi i ndërmjetëm absolutisht që mund të hyjë në fuqi sepse mënyra se si është përgatitur, mënyra se si është marrë është për të shkuar në këtë drejtim. Dhe dhe sot në momentin aktual, rezulton që kjo merret pas diskutimit që kryetari i partisë dhe kryeministri i Shqipërisë ka realizuar në mbledhjen e grupit parlamentar në mbrojtje të zonjës Balluku. Kjo nuk shtrohet për të rregulluar një mekanizëm ligjor për afatet e paraburgimit, sepse po t'i referohesh sot edhe deklaratave të SPAK-ut, rezulton që për veprën penale të korrupsionit, masa arrestit në burg përbën 3.45% të totalit të personave nën hetim. Dhe që do të thotë që ka një zbritje rreth 2.% më shumë se sa në vitin 2024. Ndërsa për krimin e organizuar ka zbritje deri në 10%, që në vitin 2024 ka qenë 31% e personave të cilët ishin në masën e paraburgimit, ndërsa sot është ulur, vetë SPAK-u kërkon. Tani, problemi shtrohet, faji i SPAK-ut është që kërkon masën e sigurimit arrest në burg?

Jo. Faji është i gjykatës. Dhe në rastin konkret, unë kam qenë gjykatës, zoti Muçi ka qenë prokuror. Mund të kërkonte një masë sigurimi shumë të ashpër dhe të rreptë, por ishte gjykata që e definonte. Atëherë, kolegjet e Gjykatës së Lartë, të cilët janë brenda strukturës dhe gjykojnë çështjet e masave të sigurimit të Gjykatës së Speciale, të gjykatës, të SPAK-ut dhe Gjykatës së Apelit, e mund ta mbanin këtë qëndrim? Se kishin. Dhe ju keni dy raste të cilët kishte mundësi që të tregonte edhe xheneroz në raport me politikanët. Keni rastin e zotit Veliaj dhe rastin e zotit Ilir Meta. Në rast se paraburgimi për shkak të kësaj natyre, ose në rastin e zotit Berisha, që vetë Gjykata Kushtetuese e konsideroi paraburgimin si një afat të zgjatur për shkak sepse nuk e lejonte Kodi i Procedurës dhe Kushtetuta.

Tani, çfarë i ka penguar këta gjyqtarë të kolegjeve penale që të ndërhyjnë dhe të thonë që nuk ka nevojë për arritjen në një vendim unifikues, sepse njësimi i praktikës bëhet nga kolegjet e posaçme. Dhe në rastin konkret është kolegji penal. Dhe kolegji penal kishte të gjithë tagrin e nevojshëm për të bërë një unifikim të praktikës në përputhje sipas atyre, se tre janë çështjet për të cilën gjykata, kolegji, është çështja Hysa, çështja Gallçi dhe çështja Muçaj. Dhe të katër pyetjet ose tezat të cilët e kanë imponuar për të arritur në këtë vendim të ndërmjetëm dhe thuhet, dyshimi i arsyeshëm nuk mjafton i vetëm për vijimin e paraburgimit. Po ligji e ka përcaktuar në mënyrë taksative, dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova. Pra, nuk lë vend për interpretim. Dy, rreziku duhet të jetë konkret, i individualizuar dhe i provueshëm. Më fal, më mirë se sa gjykata në momentin që jep një vendim dhe thotë që rreziku është konkret dhe kush është rreziku? Rreziku i ikjes, rreziku i prishjes së provave. Këto janë dy elementët të cilët normalisht Kodi i Procedurës Penale dhe me të drejtë zoti Muçi e sqaroi. Rëndësia abstrakte e veprës penale nuk justifikon më vete burgimin. Ç'do të thotë kjo?

Në rast se nuk e justifikon, pse është vendosur një minimum shtatë vjet? Sepse ti nuk mund t'i japësh një personi i cili ka një minimum shtatë vjet për pastrimin e produkteve të veprës penale, t'i japësh një masë sigurimi detyrim për paraqitje. Pse? Dhe ky vendim unifikues, nuk ka në qëllim unifikimin e praktikës, sepse duhej patjetër të merreshin katër praktika, pesë praktika, 10 praktika dhe të biheshin dhe të njësoheshin fillimisht në kolegjin penal, pastaj për shkak të konfliktit që do të mund të kishin me vendimin e njësuar, të shkonin te vendimi unifikues. Sepse ky është rasti i parë pas kaq viteve që ka filluar funksionimi i reformës në drejtësi, vendimi i parë unifikues. Dhe të fillohet vendimi unifikues me çështjen e paraburgimit, kjo është çështje e theksuar politike. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë