POLITIKE

Gjoni: Të respektohet procedura, procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit të vazhdojë vetëm pasi PD të depozitojë firmat

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2025, 12:01

Gjoni: Të respektohet procedura, procesi për zgjedhjen e Avokatit

Seanca parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra procedurale, ku opozita ka akuzuar mazhorancën për shkelje të rregullores së Kuvendit në procesin e emërimit të Avokatit të Popullit. Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni gjatë fjalës së tij, ka argumentuar se procedura e ndjekur nga Partia Socialiste është antikushtetuese dhe mund të çojë në një konflikt gjyqësor.

Në qendër të debatit ishte momenti i mbledhjes së firmave të deputetëve për kandidaturat. Sipas deputetit Gjoni, rregullorja e Kuvendit, konkretisht neni 111, parashikon një proces të qartë me dy faza. Fillimisht, firmat paraqiten për të realizuar dëgjesën publike me kandidatët. Vetëm pas përfundimit të kësaj dëgjese, kërkohet një rimbledhje e firmave për të propozuar zyrtarisht kandidatin që do të hidhet në votim.

“Kjo ndodh pasi është bërë dëgjesa publike. Dhe pas dëgjesës publike vendosen firmat,” theksoi ai, duke shtuar se kandidaturat që janë kualifikuar pas dëgjesës kanë të drejtë të marrin firma mbështetëse. Sipas tij, procesi aktual, ku votohet pa u respektuar ky hap, e bën kandidaturën të pavlefshme nga pikëpamja procedurale.

Gjoni i bëri thirrje grupit parlamentar të Partisë Socialiste që të tërhiqet nga votimi, ta heqë pikën nga rendi i ditës dhe ta shtyjë seancën në mënyrë që procedura të respektohet plotësisht. Ai paralajmëroi se këmbëngulja për të votuar në këto kushte përbën një “kundërshtim të hapur” me rregulloren dhe do të krijojë “një konflikt gjyqësor kushtetues”.

“Në vend që të lodhemi kot dhe të bjerim në seanca pa fund, le të gjejmë një mundësi që të shtyhet seanca, të depozitojmë firmat sipas parashikimeve të rregullores dhe më pas të zhvillohet procesi,” përfundoi ai, duke e cilësuar këtë si të vetmen rrugë për të shmangur një krizë institucionale.

Nuk po i mohojmë edhe partitë e tjera, por është në tagrin e si partia më e madhe opozitare.
Tani, në rast se do ta fusim procedurën në  rregullin normal, atë që e kërkon rregullorja, paraqitja dhe vendosja e firmave është vendosur për të realizuar dëgjesën publike sipas nenit 111 të të rregullores.

Dhe pas dëgjesës publike, kërkohet rimarrja e firmave, kërkohet vendosja e firmave për të ardhur propozimi, sepse kandidaturat të cilët janë kualifikuar, kandidaturat të cilët janë kualifikuar, kanë të drejtë që të marrin firma. Nuk mundet që firmat të paraqiten dhe po t'i referohemi nenit 111 pika 5, thuhet, brenda pesë ditëve nga dërgimi i njoftimit të listës së kandidaturave të vetofruar, të grupeve, organizohet dëgjesa e hapur publike në mjedis të kuvendit, ku njoftohen të marrin pjesë të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare.

Pra, e thotë për institucionet kushtetuese. Dhe pika që e thotë në mënyrë taksative, pas dëgjesës publike, të paktën 28 deputetë përzgjedhin kandidatin ose kandidatët që do të mbështesin për t'i propozuar kuvendit sipas cilësive profesionale dhe performancës së prezantimit. Pra, kjo ndodh pasi është bërë dëgjesa publike. Dhe pas dëgjesës publike vendosen firmat.

Dëgjesat publike dhe kandidaturat kanë dalë tre katër ditë përpara. Dhe normalisht duhet të merren firmat për këto gjashtë kandidatura. Kështu që është në nderin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të tërheqë nga rendi i ditës dhe besoj ta hedhim në votim dhe të shtyhet në mënyrë që të respektohet procedura.

Sepse kandidatura e cila do votohet, në rast se do votohet gjithmonë me me votat e maxhorancës, nuk është kandidaturë e Partisë Demokratike nga pikëpamja e firmave dhe nga ana tjetër është në kundërshtim të hapur dhe do jetë konflikt gjyqësor kushtetues. Kështu që në këtë pikëpamje sa të lodhemi kot dhe të vijmë dhe të bjerrim seancat pafund. Ne të gjejmë një mundësi, të shtyhet seanca, të depozitojmë firmat sipas parashikimeve të rregullores dhe të zhvillohet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë