POLITIKE

Bytyçi: Shqipëria e Edi Ramës ka bashkëpunuar më shumë me Beogradin sesa me Kosovën

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Qershor 2026, 10:25

Bytyçi: Shqipëria e Edi Ramës ka bashkëpunuar më

Perceptimi historik se Shqipëria është mbështetësja e pakushtëzuar e Kosovës po cilësohet si një iluzion i rrezikshëm dhe i pabazuar në realitet. Një analizë e zhvillimeve politike të njëmbëdhjetë viteve të fundit ngre akuza të forta ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke e portretizuar atë si një lider që ka punuar në mënyrë të vazhdueshme kundër interesave thelbësore të shtetit të Kosovës.

Këto komente i ka parashtruar studiuesi Enver Bytyçi gjatë një bisede me moderatorin Flavio Qarri në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv.

Pavarësisht se Shqipëria është anëtare e NATO-s prej vitesh, asnjë përpjekje konkrete nuk është bërë nga Tirana zyrtare për të shtyrë përpara anëtarësimin e Kosovës në këtë aleancë. Ndërkohë, raportohet se shtete si Turqia kanë treguar një angazhim shumë më të madh në këtë drejtim. Në një samit të NATO-s, kryeministri Rama dyshohet se ka mbrojtur hapur Serbinë, duke bërë thirrje që Beogradi të mos sanksionohet për refuzimin e masave ndëshkuese ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë. Ky qëndrim tregon një anim të qartë të Tiranës drejt Beogradit, duke lënë në hije interesat e Prishtinës.

Afrimiteti i Ramës me presidentin serb Aleksandar Vuçiç raportohet se ka prodhuar disa nga iniciativat më të rrezikshme për Ballkanin, duke nisur nga idetë e errëta për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve. Më vonë sipas studiuesit Bytyçi, Tirana dhe Beogradi intensifikuan presionin për projektin "Open Balkan", i cili cilësohet gjerësisht si një përpjekje serbe për krijimin e një Jugosllavie të re, ku Kosova do të humbiste pavarësinë dhe peshën e saj ndërkombëtare.

Enver Bytyçi: Të them se në Kosovë ka më shumë iluzione sesa një realitet të caktuar që e lidh perceptimin e Kosovës me atë çfarë ndodh në Shqipëri dhe çfarë bëjnë liderët shqiptarë. Në përgjithësi dhe historikisht Kosova ka jetuar me imazhin se Shqipëria është gjithmonë suporti më i madh për Kosovën. E vërteta është pak më ndryshe, sepse ne kemi vënë re se suporti i liderëve shqiptarë ka variuar në raport me të qenit pro Kosovës ose jo pro saj. Në rastin konkret që diskutojmë prej 13 vjetësh për Edi Ramën, ne duhet të themi hapur se Edi Rama ka vepruar kundër Kosovës. Dhe duke qenë se ka vepruar kundër Kosovës, iluzioni se Shqipëria anëtarësohet në BE dhe kështu Kosova përfiton, është një iluzion i pavërtetë. Kemi shembullin, Shqipëria është prej kohësh anëtare e NATO-s, por nuk është Shqipëria ajo që ka këmbëngulur dhe është interesuar që Kosova të bëhet anëtare e Aleancës Atlantike.

Përkundrazi, është Turqia ndoshta vendi që ka këmbëngulur më shumë në këtë aspekt. Madje Edi Rama saktësisht, ka bërë thirrje në një samit të NATO-s që të mos rëndohet dhe të mos qortohet Beogradi dhe Serbia për mosvënien e sanksioneve ndaj Rusisë në momentin kur ndodhi agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Pra që do të thotë se Shqipëria e Edi Ramës ka qenë me një suport më të madh për Beogradin sesa për Kosovën. Dhe në këtë aspekt nuk mund të dhe nuk duhet të jetohet me iluzione. Unë paralajmëroj çdo kënd në Kosovë që shikon fasadat në Tiranë dhe hiperbolizon rolin e Edi Ramës, ndërkohë që ajo çfarë shprehin protestuesit e shumtë dhe të pandalshëm do ta quaja, është krejt e kundërta e asaj çfarë percepton dikush ose disa sa i takon rolit dhe peshës së Edi Ramës, sidomos në raport me Kosovën. Mos harrojmë se Edi Rama është ai i cili inicioi bashkë me zotin Vuçiç, meqë flasim për marrëdhënien e të dyve, ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve, dhe e angazhoi me intriga dhe me presion edhe Hashim Thaçin në këtë aspekt. Është Rama ai që bashkë me Vuçiç iniciuan dhe bënë presion që edhe Kosova të bëhej pjesë e Open Balkan. Dhe në fakt kjo iniciativë serbe ishte kundër Kosovës, ishte me qëllim që të krijohej një Jugosllavi e re ku Kosova të ishte brenda saj dhe jo si shtet i pavarur.

Por ka edhe aspekte të tjera pafund. Në qershor të vitit 2023 duhet t'i kujtoj shikuesve të Kosovës, ishte Edi Rama që anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do bëhej në Gjakovë. Dhe ky ishte sanksioni i parë që u ndërmor kundër Albin Kurtit pse po promovonte kryetarët e komunave në veri të Kosovës, dhe kundër Kosovës jo kundër Albin Kurtit. Dhe fill mbas kësaj pasuan edhe ato sanksione për të cilat Kosova ka vuajtur nga Bashkimi Europian. Ishte Edi Rama iniciuesi i këtyre bashkë me Emmanuel Macron. Kështu që mendoj që Kosova nuk duhet të jetojë në iluzionin e një Shqipërie me çdo kusht në ndihmë dhe në respekt të saj. Duhet ta shohë realitetin me sy real dhe të mbajë qëndrimet që duhet të mbajë. Nuk mund të jemi konformistë vetëm për faktin se Shqipëria është shteti amë, siç përcaktohet në Kosovë. Por tashmë ka kaluar edhe koncepti i shtetit amë, sepse Kosova është shtet vetë. Dhe për pasojë nuk mund të ketë një shtet amë. Është absurde ta mendosh që Kosova, një shtet i pavarur, të thotë shteti amë i joni është Shqipëria.

Aq më tepër. Në të gjitha aspektet Kosova funksionon shumë herë më mirë sesa ne. Prandaj them që duhen disa arkaizma, disa gjëra të tejkalohen, të diskutojmë dhe të mendojmë për një stad tjetër të zhvillimit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan