POLITIKE

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës për arrestin shtëpiak

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Janar 2026, 18:55
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës për arrestin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke konstatuar se masa e arrestit shtëpiak ndaj tij ishte mbajtur përtej afatit të arsyeshëm.

Vendimi u mor gjatë seancës së sotme dhe u shpall pa praninë e palëve.

Kushtetuesja ka pranuar argumentet e mbrojtjes së Berishës, duke rrëzuar tre vendime të shkallëve më të ulëta të drejtësisë.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese: 

Gjykata Kushtetuese e  Shqipërisë në datën 17.12.2025 mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve çështjen me kërkues Sali Berishën, me objekt: “Shfuqizimin e vendimeve nr. 400, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 172 (87-2024-248), datë 13.09.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-2076, datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme  me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”.

Gjykata Kushtetuese (Gjykata) u mblodh në datën 15.01.2026 dhe pasi mori në shqyrtim pretendimet e palëve vlerësoi, për sa vijon:

Në vitin 2023 ndaj kërkuesit rezulton se, për kërkesën e prokurorit, nga gjykatat e zakonshme janë vendosur masat e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, pasi në vlerësimin e nevojave të sigurimit gjykatat kanë pranuar se ekzistonin shkaqe që vinin në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe, po ashtu, ekzistonte edhe rreziku i ikjes së kërkuesit (procesi i parë).

Vendimet gjyqësore që kanë disponuar për këto masa sigurimi janë bërë objekt i shqyrtimit nga Gjykata, e cila, me vendimin nr. 81, datë 21.11.2024 (vendimi nr. 81/2024), ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës dhe shfuqizimin e vendimeve gjyqësore që kishin vendosur ato masa, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, vetëm për pjesën që kanë caktuar masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, me arsyetimin se në caktimin ndaj kërkuesit të këtyre dy masave vendimeve të gjykatave u mungon arsyetimi, për rrjedhojë nuk rezulton që të kenë vlerësuar nevojën për caktimin tyre për të njëjtin procedim ndaj tij.

Për shkak se kërkuesi nuk ka respektuar një prej masave të sigurimit të caktuar nga gjykata, “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për kërkesën e prokurorit gjykatat e zakonshme, në datën 30.12.2023, kanë zëvendësuar masat e sigurimit të vendosura ndaj kërkuesit me masën “Arresti në shtëpi” (procesi i dytë). Edhe procesi gjyqësor që disponoi për zëvendësimin e masave të sigurimit ndaj kërkuesit, duke caktuar masën “Arresti në shtëpi”, është bërë objekt i kontrollit kushtetues nga Gjykata, e cila, me vendimin nr. 1, datë 17.01.2025, ka vendosur rrëzimin e kërkesës.

Rasti në shqyrtim lidhet me një vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të datës 30.07.2024, përmes të cilit është disponuar për vijimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”. Gjykata, bazuar në jurisprudencën e GJEDNJ-së (shih, ndër të tjera, Buzadji kundër Moldavisë, Dhoma e Madhe, datë 05.07.2016), vlerësoi t’i analizojë vendimet gjyqësore në drejtim të kufizimit të lirisë personale për periudhën që ato kanë prodhuar pasoja juridike. Në vlerësimin e kësaj çështjeje, Gjykata konstatoi se gjykatat në shqyrtimin e kushteve dhe të kritereve për vijimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” (të caktuar në procesin e dytë), kanë arsyetuar se nevojat e sigurimit paraqiten të pandryshuara me ato për të cilat në gjenezë është konkluduar se kërkuesi duhej të vendosej nën një masë sigurimi. Në këtë kuptim, Gjykata evidentoi se gjykatat që kanë lejuar vijimin e masës së sigurimit personal “Arresti në shtëpi”, u janë referuar të njëjtave nevoja sigurimi si në momentin fillestar kur janë caktuar masat e sigurimit ndaj kërkuesit “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” (procesi i parë).

Gjykata konstaton se për këtë të fundit, në vendimin e saj nr. 81/2024, ka konsideruar që për sa kohë u konstatua mungesë në vlerësimin e elementit të nevojës për kufizimin e të drejtave dhe të lirive të kërkuesit, në raport me mbarëvajtjen e procedimit penal, kjo përbën shkak të mjaftueshëm për të konstatuar cenimin e parimit të proporcionalitetit në caktimin e masës “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Po kështu, Gjykata, mbi bazën e të njëjtave argumente, konstatoi se edhe vetëm masa e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” duket se i plotësonte nevojat e sigurimit.

Ndërkohë, në vendimet e gjykatave të zakonshme objekt kontrolli, ndonëse kishin kaluar 7 muaj nga caktimi i masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, në lidhje me rrezikun e ikjes, nuk ka ndonjë arsyetim, ndërsa për rrezikun e marrjes dhe të vërtetësisë së provave organi i prokurorisë, në vijim, por edhe gjykatat e zakonshme, në momentin fillestar të caktimit të masave të sigurimit,  kanë vlerësuar se ajo përmbushej nga masa e sigurimit  “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Megjithatë, për të njëjtën nevojë sigurimi dhe pa evidentuar ndonjë rrethanë të re për ndonjë sjellje konkrete të kërkuesit në aspekt të kësaj nevoje sigurimi, në rastin në shqyrtim gjykatat e zakonshme kanë konsideruar se ajo përmbushej nga një masë sigurimi më e rëndë, ajo e “Arrestit në shtëpi”.

Nisur nga kjo, Gjykata konstatoi se arsyetimi i vendimeve gjyqësore nuk është i mjaftueshëm në aspektin kushtetues në vlerësimin e kësaj nevoje sigurimi, duke mbajtur parasysh edhe faktin se justifikimi për caktimin fillimisht të masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” konsistonte në mosrespektimin, moszbatimin nga kërkuesi të masës  “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Në vlerësimin e Gjykatës, vetëm një rrethanë e tillë nuk mund të justifikojë vijimin e zbatimit ndaj kërkuesit të masës “Arresti në shtëpi”, pra nuk mund të përbëjë arsye të mjaftueshme për zgjatjen në kohë të gjatë të kufizimit të lirisë, pa arsyetuar për ndonjë arsye të re që justifikon vijimin e masës konkrete (“Arresti në shtëpi”). Për këtë arsye, Gjykata vlerësoi se vendimet objekt i këtij gjykimi kushtetues, që kanë disponuar për vijimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, vijnë në kundërshtim me Kushtetutën.

Për shkak se masa e sigurimit “Arresti në shtëpi” nuk është më në fuqi, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në datën 03.01.2025 ka vendosur zëvendësimin e saj me masën e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, Gjykata vendosi të mos i shfuqizojë vendimet objekt të këtij shqyrtimi kushtetues.

Në përfundim të këtij gjykimi, Gjykata vendosi: “Pranimin e pjesshëm të kërkesës. Deklarimin si antikushtetuese të vendimeve nr. 400, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 172 (87-2024-248), datë 13.09.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-2076, datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, sipas arsyetimit të mësipërm të këtij vendimi, vetëm për pjesën që disponon për kërkuesin Sali Berisha. Shpenzimet e përfaqësimit të kërkuesit në vlerën 75.000 lekë i ngarkohen Ministrisë së Financave.”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan