Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GRAMSH- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë takimit në Gramsh u premtoi qytetarëve se do të jenë prioriteti kryesor nën qeverisjen e PD. Duke folur në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, Berisha tha se 70 milionë euro do investohen çdo vit për vaditje, kullim dhe mirëmbajtje të tokës. Kryedemokrati theksoi gjithashtu se minimumi jetik do jetë 200 euro për çdo shqiptar.
"Ndaj dhe ne kemi paratë qytetarëve. Do t’u kthejmë paratë ju dhe në këtë kontekst zotohem se nuk do ketë pension nën 200 euro 100 ditët e para të qeverisë së ardhshme. Minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar. Rrogë minimale 500 euro. Nafta do zbresë 40 përqind për çdo shqiptar. Ilaçet do rimbursohen 100 përqind sipas listës së ilaçeve të republikës italiane. Karta e konsumatorit për çdo rrogëulët dhe pensionist, do blejnë 20 përqind më lirë se të tjerët. Po, do i fshijmë ne njëherë e mirë lotët e ftohta të mjerimit nga pensionistët tanë. Këta tejkalojnë çdo lloj kriteri, çdo lloj ndjenje, çdo lloj standardi. Kishte 8 miliardë në tavolinë dhe ndau për 760 mijë pensionistë, 16 milionë euro. Gjëja më e pashpirt.
Po për të rritur rrogat, për të bërë një rrogëtar me rrogë maksimale me një rrogë maksimale sa 50 pensione, nuk ka vend në botë, përveç Shqipërisë. Këto janë çnjerëzi dhe këto ne i fshijmë 100 ditët e para dhe i arkivojmë në historinë e turpit të atyre që krijuan këtë situatë. Miqtë e mi, kthehem prapë tek Kodheli. Tha se Gramshi është emergjencë. Po, është vërtet emergjencë. Në të gjitha rrethet që di unë, Gramshi është më emergjence se të tjerat sepse Gramshi i ka potencialet e bllokuara. Nuk ka rrugë, nuk ka ujë, nuk ka energji elektrike. Ndaj u garantoj, e kam shpallur përparësi absolute bajpasin e Elbasanit, rrugën Shkodër-Milot. Kurse si do garantoj se Gramshi do jetë përparësi absolute.
Me Armaldon të gjithë projektet me përparësi me emergjencë. Po ky është një rreth me potencial të jashtëzakonshëm, sidomos në frutikulturë dhe është krim ta zhbësh Gramshin. Fermerët e Gramshit do kenë pesëfishin e subvencioneve që kanë sot. Sot 380 mijë fermerë të Shqipërisë kanë subvencion 32 milionë euro. 32 milionë herë turp për Edi Ramën. 32 milionë euro, punësojnë rreth 500 mijë shqiptarë, japin rreth 20 përqind të prodhimit të vendit. Atëherë çfarë do bëjmë ne? Ne nga 32 milionë do i çojmë në 230 milionë, do i barazojmë me Maqedoninë, me Kosovën, me Malin e Zi. Tjetër, ne do mbrojmë prodhimet e tyre. Prodhimet e fermerëve shqiptarë në sezon do mbrohen plotësisht. Ballkani i Hapur në kosh të plehrave javën e parë. Ne njohim vetëm standardet europiane.
Ja ku janë, buzë liqenit pa vaditje. Po pse do rrinë ata? Do ikin. Mbi ujë, por ujë nuk kanë. 70 milionë euro do investohen çdo vit për vaditje, kullim dhe mirëmbajtje të tokës. Do dyfishohet buxheti për bujqësinë. Do ulen taksat nga 23 përqind në 10 përqind tatim fitimi. TVSH do ulet nga 20 në 15 përqind. Energjia elektrike për biznesin do ulet nga 18 në 6 lekë. Nuk do mundet kurrë bashkia të vendosë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa. Të gjithë ata shqiptarë që duan të kthehen në vendin e tyre, do jenë 5 vite pa asnjë taksë. Do mbështeten me kredi të buta dhe grante për strehim, për biznes, në mënyrë që ëndrrat e tyre t’i ndërtojnë në Shqipëri. Për të rinjtë, do hiqet çdo lloj pengese për shkollën e lartë. Do hiqet mesatarja. Modernizimi i arsimit është synim kryesor.
Nuk do ketë mësues që të marrë nën 1500 euro. Mjekëve dhe infermierëve do u dyfishohet rroga. Miqtë e mi, në qoftë se ka një vend për sipërfaqe me potencial energjie se Shqipëria, nuk ekziston kërkund. Ujore, diellore, era, ne në 4 vitet që vijnë u garantoj çdo gjë që rrezet e diellit t’i shndërrojmë në energji për familjet shqiptare, në mënyrë që pas tre vitesh ata ta kenë falas energjinë elektrike," tha Berisha.
GRAMSH - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Gramshit. Gjatë fjalës së tij Lideri i ...
GJIROKASTËR- Kreu i partisë socialiste Edi Rama nga Gjirokastra u shpreh i sigurt për votën e gjirokastritëve në 11 maj teksa sh...
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin përmbyllës elektoral në Gjirokastër u b&eu...
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin përmbyllës elektoral në Gjirokastër foli n...
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin përmbyllës elektoral në Gjirokastër foli në...
GJIROKASTËR-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama paraditen e sotme ka zhvilluar takimin përmbyllës elektoral në Gjirokastër. ...
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Gjirokastër sulmoi partitë e vogla opozitare në vend, duke u shprehur se jan...
PEQIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Peqinit, në kuadër të fushatës elekto...
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Gjirokastra ka folur në lidhje me planet e tij për ma...
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Gjirokastra ka folur edhe në lidhje me lobimin e PD-së në S...