“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
Duke nisur nga kjo e premte, Belinda Balluku, e konsideruar edhe si “Bela e qeverisë”, ka marrë zyrtarisht statusin e “të pandehurës për kryerjen e një vepre penale”, një situatë shumë e vështirë në aspektin politik dhe personal.
Balluku, njeriu më i fortë i qeverisë shqiptare pas kryeministrit Edi Rama, akuzohet zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” në procedura mbi 800 mijë lekë, e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond limit 180 milionë euro.
Por, çfarë do të thotë ky status i ri dhe si arriti Balluku deri në këtë pikë?
Dorëheqje-shkarkim?
Zv.kryeministrja Belinda Balluku tashmë është në krye të listës së zyrtarëve më të lartë në detyrë, të marrë të pandehur për kryerjen e një vepre penale. Vendimi i Prokurorisë së Posaçme pritet të ketë një ndikim të fortë në jetën politike të Ballukut, e cila gjendet në krahun e djathtë të Ramës që prej korrikut të vitit 2022.
Tashmë, me statusin e të pandehurës, Balluku, me shumë mundësi do të shqyrtojë sa më shpejt me veten dorëheqjen nga funksioni publik.
Dënimi?
Belinda Balluku ka mbi kurriz një seri të gjatë akuzash publike për kryerjen e veprave të rënda penale, kryesisht për korrupsion. Megjithatë, SPAK-u, deri më tani të paktën, ka formuar akuzën më të lehtë të mundshme ndaj saj.
“Shkelja e barazisë në tendera e ankande publike” për procedura mbi 800 mijë lekë, ka një marzh dënimi nga 1 deri në 5 vjet. Ajo akuzohet se e ka kryer veprën në bashkëpunim. Ky element nuk shton dënimin e veprës fillestare, por, gjithësesi, vlerësohet si rrethanë rënduese.
A mund të aplikohet masë sigurimi?
Ekziston mundësia. Praktika hetimore dhe gjyqësore ka përcaktuar se masa e sigurimit “arrest me burg” mund të aplikohet për vepra penale që kanë maksimumin e dënimit mbi 3 vjet. Vepra penale që rëndon mbi Ballukun e tejkalon limitin dhe mund të aplikohet masa e “arrestit me burg”.
Por, gjithësesi, Belinda Balluku ka imunitetin e deputetes. Nëse Prokuroria e Posaçme do të vendosë të kërkojë masë sigurimi arresti (në burg ose në shtëpi), atëherë më parë duhet marrë Autorizimi nga Parlamenti.
Për masat e tjera më të lehta, si “detyrim për paraqitje” ose “ndalim dalje jashtë shtetit”, Prokuroria nuk ka nevojë për Autorizim, por mund t’i drejtohet direkt Gjykatës së Posaçme.
Motra avokate, presion apo shkak për konflikt?
Belinda Balluku u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën së bashku me avokaten Pamela Qirko, njëkohësisht motra e saj. Qirko ka qenë kryetare e Komisionit të Vetingut dhe pjesë e trupës së rivlerësimit që konfirmoi në detyrë Dritan Prençin, prokurorin e çështjes së Belinda Ballukut.
Natyrisht, që motra mund të jetë njeriu më i besuar i Ballukut. Por, vendosja përballë e Pamela Qirkos me Dritan Prençin, për disa u konsiderua si formë presioni. Por, përballja mes tyre si avokat e prokuror mund të jetë edhe një tentativë e Ballukut për të larguar nga çështja në gjykim Dritan Prençin.
Nëse është menduar kështu, atëherë Balluku, me shumë mundësi, nuk do të arrijë qëllimin. Dritan Prençi është prokuror i çështjes që prej vitit 2024, ndërkohë që Pamela Qirko është caktuar si avokate në vitin 2025. Pra, në rast se ngrihet pretendimi për konflikt interesi, elementi kohë shkon në favor të atij që ka qenë më herët i përfshirë në çështje, prokurori Prençi.
Nga ana tjetër, raporti Prençi-Qirko nuk përfshihet në rastet që konsiderohen si “konflikt interesi” ose “papajtueshmëri në kryerjen e funksionit”. Kodi i Procedurës Penale njeh si “konfikt” vetëm rastet kur palët në procesin gjyqësor janë familjarë apo edhe në rreth më të gjerë, deri në krushqi. Dritan Prençi dhe Pamela Qirko nuk janë familjarë.
Direkt “e pandehur”?
Ka një detaj interesant në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme-aty thuhet se Belinda Balluku është marrë e pandehur, megjithëse ajo nuk është marrë asnjëherë në pyetje. Ky detaj dëshmon se SPAK-u ka siguruar një numër të konsiderueshëm provash gjatë hetimit, të cilat janë në atë nivel që nuk është parë aspak e arsyeshme për ta pyetur Ballukun mbi gjetjet.
Si nisi hetimi?
Në gusht të vitit 2024, Gazmend Bardhi, në cilësinë e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, depozitoi një kallëzim penal kundër Belinda Ballukut për procedurat e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë.
Në janar të këtij viti, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, lëshoi gjithashtu një seri akuzash për përfshirjen e Belinda Ballukut në “aferën e tunelit të Llogarasë”.
“Për projektin e tunelit. Kam qenë prezent. Janë prezantuar në një ambient privat dy kompani, që unë s’kisha dijeni se nuk ishte në ministrinë time të linjës, prezent në Turqi. Isha unë, kreu i organizatës (Rama), plaçkitësja (Balluku), edhe sy-zgrudulluari. Plaçkitësja dhe kreu ishin prezent. Ishin dy kompani, dhe kreu sugjeroi që këta të bënin një kombinim. Faktin e dinin që është rrëzuar kompania Gjoka në tender me 140 milionë, është marrë me 190 milionë, me një të gëlltitur të lapsit fap-fap nga kreu i organizatës siç e ka zakon, janë gëlltitur nga plaçkitësja 50-milionë dollar. Inceneratori i Fierit, plus ai i Elbasanit, 50-54 milionë euro janë”, tha Ahmetaj, në një intervistë për “Çim Peka Live”.
Afera e Tunelit të Llogarasë
Në Dhjetor 2020, Ministria e Infrastrukturës, e drejtuar nga Belinda Balluku, shpalli tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond limit 130 milionë euro. Procedura u fitua nga “Gjoka Construction”, por, më pas, Balluku e anuloi procedurën. Tenderi u rihap sërish në qershor 2021, por tashmë fondi ishte rritur ndjeshëm, duke arritur në 180 milionë euro.
Procedura u fitua nga bashkimi i operatorëve ekonomikë (BOE) “Intekar Yapi Turizm Elektrik dhe “Asl Insaat Taahhut”. Në garë nuk mori pjesë “Gjoka Konstruksion”, megjithëse ajo kishte paraqitur një ofertë shumë më të ulët në procedurën e anuluar më parë. Gjithësesi, “Gjoka Konstruksion” u pajtua si nënkontraktore për ndërtimin e Tunelit, duke ngritur dyshimet që herët se e gjithë procedura ishte fiktive.
Balluku u vonua rrugës për në SPAK
Belinda Balluku duhej të paraqitej para prokurorit të posaçëm të hënën e kësaj jave. Por, ajo kërkoi shtyrje të paraqitjes, me argumentin se në ditën dhe orën e caktuar nga Prokuroria, do të gjendej jashtë Shqipërisë, në një takim të planifikuar.
Lajmi që Balluku ishte ftuar të paraqitej në SPAK, e shoqëruar me avokat, u përhap fundjavën e kaluar. Balluku u mundua ta sfumonte këtë zhvillim, duke u shfaqur në një video nga një udhëtim me tren në Zvicër, ku njoftoi publikun se po shkonte në Bernë për të finalizuar një projekt bashkëpunimi për ndërtimin e linjës hekurudhore që lidh Shqipërinë me vendin helvetik.
Projekti i saj u prit me skepticizëm dhe ironi, si një ide futuristike dhe e parealizueshme, në kushtet kur Shqipëria nuk ka linjë funksionale hekurudhore brenda vendit.
Takimi i Zvicrës nuk ishte i mjaftueshëm për të shmangur Ballukun nga vizita në SPAK. Ajo u kthye për pak orë në Shqipëri dhe, të hënën që duhej të shkonte në Prokurori, udhëtoi drejt Bullgarisë.
Gjatë javës, Balluku u angazhua me prezantimin e drejtorit të ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu dhe Drejtorin e Transportit Rrugor, Kreshnik Hajdaraj.
Por, gjithësesi, e premjta erdhi. Belinda Balluku u detyrua të paraqitej në SPAK, pasi në të kundërt do të detyrohej që të shkonte para prokurorëve e detyruar me forcë. /Bold/
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas marrjes zyrtare si të pandehur nga SPAK të zëvendëskryeministres dhe mi...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi zbulon detaje të reja nga kërcënimet që i janë bërë prokurorit, Dritan ...
Belinda Balluku është parë duke hyrë në kryeministri mbrëmjen e sotme. Zëvendëskryeministrja u fotografua duke hyrë...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, thote se marrja e pandehur nga SPAK e numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, nxjerr ...
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar pas marrjes si e pandehur të zv.kryeministres Belind...
Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Berisha: Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dh...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, e ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar marrjen n&eu...
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur nga...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për marr...
Takimet elektorale të Florian Binajt, kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita kanë vijuar tek Fusha e Aviacionit’ Binaj ...