Eurodeputetja holandeze skeptike: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, i vështirë me Ramën kryeministër
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qa...
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qa...
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Gjatë kontro...
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vj...
Nën sloganin "Asnjë shkurtim", dhjetëra mijëra studentë demonstruan në qendër të Vjenës të enjten, duke prot...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...

Eksperti i arsimit dhe pedagogu Ermal Hasimja, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV me Flavio Qarrin, deklaroi se në politikën shqiptare nuk ekziston një skrupull moral lidhur me mënyrën se si merren votat.
Ai e krahasoi frymën aktuale në PS me stilin stakanovist të kohës së komunizmit, duke sjellë si shembull skena dhe angazhime të ngjashme propagandistike. Hasimja u shpreh se për të marrë vota është një gjë, por për t’i grabitur është tjetër, dhe sipas tij kjo nuk i shkakton turp askujt brenda PS.
Sipas pedagogut, mekanizmi i vetëm afatshkurtër për frenimin e abuzimeve është puna e opozitës në parlament përmes ligjeve, amendamenteve dhe komisioneve hetimore. Ai theksoi se bojkotimi i parlamentit vetëm sa i hap rrugë palës tjetër dhe nuk zgjidh asnjë problem.
Në afat të gjatë, Hasimja vlerësoi se ndryshimi varet nga shoqëria dhe nga mënyra se si qytetarët votojnë. Ai shtoi se shqiptarët janë mësuar historikisht me të keqen dhe kanë toleruar edhe regjimin më represiv komunist. Më tej, Hasimja nënvizoi se abstenimi dhe klientelizmi mjaftojnë për të lëvizur balancat elektorale, pasi zgjedhjet nuk fitohen kurrë me rezultate 99 me 1%.
Deklarata:
Kam përshtypjen që në situata të tillë dhe njerëzit nuk ngopen. Siç nuk ngopen me lekë, nuk ngopen as me vota. Aq më tepër që ne kemi një farë tradite në Shqipëri që...
Po thjesht mbani mend atë skenën podcastin e Ramës, ku i pyet ato kandidatët me sa përqind do të votoni. Edhe mua më kujtonte ato lajmet e kohës së komunizmit që i kam arritur në fakt. Kur thuhej që u morën 300 kuintal misër për hektar e kaq asaj, ëdhe edhe këto angazhimet e kryetarëve të të kooperativave që thonin, do bëjmë këtë, do bëjmë këtë, këtë. Stil Stakanovist. Dhe njerëzit angazhoheshin dhe kjo lloj fryme me sa duket në PS ekziston akoma. Kështu që, po nuk besoj që do ka ndonjë moment ku, ku do t'i vijë turp dikujt aty brenda për për votat që mund të marrë, ose mund të, ose mund t'i grabisë, se për të marrë është tjetër gjë. Kështu që nuk besoj që që ekziston ai lloj skrupulli moral, le të themi.
Mekanizmi është i vetëm që ekziston në këtë moment, afatshkurtër, është puna që opozita bën në parlament. Aty ku propozon ligje, ku propozon amendamente nëpër ligje e të tjera. Kjo është, ose komisionet hetimore pastaj, që mund të kishte dhe në rastin e votave të diasporës, supozojmë. Domethënë kjo është ajo çfarë bëhet në afat të shkurtër. Në afat të gjatë pastaj pjesa tjetër është në dorën e shoqërisë. Në qoftë se ti si shoqëri konstaton që ekzistojnë probleme, jo vetëm këto, por dhe probleme të tjera shumë më të mëdhaja sesa kaq, është në dorën tënde t'i ndryshosh gjërat duke votuar. Kështu që këto të dyja janë mekanizmat. Opozita, detyrën që ka është që të marrë pjesë në procesin ligjvënës.
Domethënë, në qoftë se nuk merr pjesë aty, a ndihmon për ndonjë gjë, a zgjidh ndonjë gjë? Domethënë të paktën këtë lloj instrumenti mendoj që opozita duhet ta përdorë maksimalisht. Në qoftë se e bojkoton, ti thjesht i lë hapur dyert tjetrit, por nuk nuk zgjidh gjë.
Thjesht, ajo gjëja që po ndodh është që shqiptarët në një farë mënyre janë, janë mësuar me të keqen, e kanë pranuar dhe s'është ndonjë çudi e madhe, se në historinë tonë e kemi pasur kështu që, ne kemi duruar një regjim, regjimi më barbar komunist që ka pasur, ndoshta planeti, të paktën në atë moment historik, se tani ndoshta na e kalon Korea e Veriut.
Po të paktën në atë moment kemi pasur regjim dhe e kemi, jo vetëm e kemi duruar, por kemi pasur kategori të plota, të tëra njerëzish që, mënyrë oportuniste, janë përpjekur të përfitojnë nga ai lloj regjimi, ose që e kanë përkrahur. Dhe sot e kësaj dite ti mund të gjesh tek tuk, ishuj të vegjël ose individë të cilët thonë që kemi qenë më mirë atëherë në kohën e komunizmit. Ose që ta thonë edhe në parlament dhe në studio televizive që në atë, komunizmi ka pasur më tepër të mira sesa të këqija. Dhe jo njerëz dosido.
Domethënë, kjo të tregon se, se kemi disa probleme reale në shoqërinë shqiptare, me raportin që kemi me me të keqen, me raportin që kemi me atë çfarë është e pandershme, e padrejtë, që është e keqe, shkurt. Kështu që nuk është çudi. Natyrisht që kjo nuk vlen për shumicën e shqiptarëve, vlen për për një pjesë. Po kur bëhet fjala, kur vjen tek zgjedhjet, dhe ti shikon që një pjesë e njerëzve abstenojnë sepse kanë mungesë besimi në tërësinë ndaj politikës. Një pjesë tjetër kapen nga nga sistemi klientelist. Kaq mjafton për të lëvizur balancat. Zgjedhjet nuk fitohen ndonjëherë 99 me 1%.
Kryetari i PD-së në Itali, Bardhok Doda, i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Kafe Shqeto”, deklaroi se skandali me sh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, deklaroi se Shqipër...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv ka shpjeguar firmat për kandid...
Tensionet mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor kanë arritur një pikë kulmore, teksa Gjykata Kushtetuese pritet të marrë nj&...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, kome...
Pas ndalimeve dhe më pas lënies në masa të ndryshme të disa drejtorëve dhe zyrtarëve të Bashkisë së Tiranë...
Gazetari shqiptar që jeton e punon në Paris, Genc Burimi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon ka komentuar debatin e sot&eu...
Tensionet mes qeverisë dhe drejtësisë janë përshkallëzuar, pas pezullimit të ministres Belinda Balluku nga detyra, e cila a...
Qeveria ka vendosur të zgjerojë fushën e zbatimit të koncesenoneve publik privat, ku do përfshihen shpërndarja e ujit, energjis&...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për të rritur pagën. Përmes një...