Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, komentoi situatën politike në vend dhe takimet e zhvilluara në Uashington, SHBA, ku mori pjesë në forumin vjetor të Unionit Ndërkombëtar të Partive të Qendrës së Djathtë (IDU).
Deputeti më pas u ndal tek miratimi i një rezolute nga partitë anëtare të IDU-së më 5 dhjetor, të cilën e përshkroi si një paralajmërim të qartë për Shqipërinë dhe qeverisjen e Edi Ramës. Ai shtoi se rezoluta paralajmëron se narko-ekonomia cënon stabilitetin rajonal, sigurinë evropiane dhe besueshmërinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.
‘Unë vij nga një udhëtim një javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një ndër aktivitetet shumë të rëndësishme ka qenë edhe forumi vjetor i IDU-së. Është organizata më e madhe në botë e partive të qendrës së djathtë, ku bëjnë pjesë edhe Partia Republikane Amerikane, pra që të jemi të qartë, ata që na ndjekin.
Bën pjesë edhe Partia Kristian Demokrate gjermane dhe konservatorët britanikë, Partia e Giorgia Melonit, dhe partitë më në zë në Europë të qendrës së djathtë. Dhe është miratuar një rezolutë në datë 5 dhjetor, që mishëron më së miri atë skenar që ju thatë, për shkak të fjalëve që janë shkruar në këtë rezolutë dhe që janë votuar në mënyrë unanime, si asnjëherë më përpara, pa as edhe një kundërshtim.
Madje duke kërkuar mbështetje edhe EPP-ja dhe Partia Popullore Europiane për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Dhe do t'ju lexoj vetëm dy fjali, vetëm dy pika. Për të kuptuar edhe qytetarët që na ndjek, edhe shikuesit që na ndjek, se si e konsideron sot e gjithë qendra e djathtë botërore, përfshirë dhe Partinë Republikane, president i të cilës është Donald Trumpi dhe është presidenti i gjithë botës së lirë, Free Ëorld, që quhet, Shqipërinë dhe Edi Ramën.
Në pikën 6 shprehet se ‘Shqipëria si narko-shtet është një kërcënim për sigurinë’. Dhe kjo rezolutë e miratuar, shpreh alarmin se Shqipëria mbetet një qendër rajonale për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, me infiltrimin e krimit të organizuar në kontratat publike, në ndërtim dhe turizëm. Paralajmëron se narko-ekonomia, pra këto termat që thotë opozita, që sulmohet Berisha që nuk ekzistojnë, por që ja që janë dhe që i thonë të gjitha partitë e qendrës së djathtë në botë, cënon stabilitetin rajonal, sigurinë evropiane dhe besueshmërinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.
Ky është një dokument i vulosur edhe nga Partia Popullore Europiane. Dhe në pikën 10, në konkluzione, thuhet se ne paralajmërojmë se Shqipëria rrezikon të zhytet në një regjim të përhershëm narko-autoritar. Pra, më qartë se kaq, në këtë rast, ata që kanë bërë motërzimin, nuk mund të flisnin. Mbetet pa diskutim që zyrtarisht institucionet e administratës së re amerikane, të ndërmarrin akte konkrete në raport me kreun e një narko-shteti që është ndërtuar tashmë në Europë, që është Edi Rama.
Unë nuk do të hyj në skenare, nuk do të hyj në interpretime, sepse nuk marr përsipër të bëj interpretime të politikës së zyrtare amerikane, por di të them kaq, që situata nuk është siç ka qenë një vit më parë. Nuk është, që Edi Rama është i lidhur me kartelet më të fuqishme të drogës në Amerikën Latine, në Amerikën e Jugut dhe në Europë, ky është fakt dhe i njohur tashmë zyrtarisht edhe nga institucionet amerikane. Që Edi Rama pret në zyrë përfaqësuesit e Sinaloas dhe i jep licencë për kazino dhe për hotel me pesë yje, ndërkohë që presidenti Trump i shpall organizata terroriste, edhe ky është një fakt tashmë dhe për administratën amerikane.
Që Edi Rama ka ngritur një narko-shtet në zemër të Europës, ky është fakt. Që ekonomia shqiptare tashmë është një narko-ekonomi e varur drejtpërdrejtë nga paratë e drogës dhe të korrupsionit, edhe ky është fakt.
Që Edi Rama e ka fundin, një lloj si Erjon Veliaj dhe më keq, edhe ky është fakt. Se sa shpejt dhe se kur, këtë mbetet për ta marrë vesh nga miqtë tanë në perëndim’,- tha ndër të tjera Këlliçi.
Pas ndalimeve dhe më pas lënies në masa të ndryshme të disa drejtorëve dhe zyrtarëve të Bashkisë së Tiranë...
Gazetari shqiptar që jeton e punon në Paris, Genc Burimi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon ka komentuar debatin e sot&eu...
Tensionet mes qeverisë dhe drejtësisë janë përshkallëzuar, pas pezullimit të ministres Belinda Balluku nga detyra, e cila a...
Qeveria ka vendosur të zgjerojë fushën e zbatimit të koncesenoneve publik privat, ku do përfshihen shpërndarja e ujit, energjis&...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për të rritur pagën. Përmes një...
Edi Rama ka reaguar për herë të dytë brenda ditës së sotme (9 dhjetor 2025) duke rritur trysninë ndaj Gjykatës Kushtet...
Deputeti i PD, Belind Këlliçi u shpreh në studion e News24 se Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO, po hetohet p&e...
Deputeti demokrat, njëherazi edhe anëtar i Komisionit të Ligjeve, Gent Strazimiri ka informuar edhe njëherë tjetër se Partia Dem...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, prezantoi në Komisionin e Ligjeve projektligjin për uljen e TVSH...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët akuzoi Gjykatën Kushtetuese se rrëzoi padrejtësisht kë...