POLITIKE

Rama u përmend gjyqtarëve pagat, Burimi: Debat legenash, ai është nën presion nga Balluku

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 18:48
Rama u përmend gjyqtarëve pagat, Burimi: Debat legenash, ai

Gazetari shqiptar që jeton e punon në Paris, Genc Burimi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon ka komentuar debatin e sotëm të Edi Ramës me gjyqtarët. Me dy postime ditën e sotme, Rama u ka përmendur gjyqtarëve pagat, duke u bërë presion se, nëse dalin kundër padisë së tij ku kërkon heqjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, do të ju prekë pagat.

Burimi duke analizuar këtë situatë e ka cilësuar si një “debat legenash”, duke theksuar ironinë dhe paradoksin e një kryeministri që për dekada pretendon se ka vendosur drejtësi, ndërkohë që përpiqet ta manipulojë atë për interesa të përkohshme.

Burimi argumenton se reagimi i Ramës ka dy qëllime kryesore: shmangien e vëmendjes nga presioni real në dosjen Balluku dhe ushtrimin e presionit të drejtpërdrejtë mbi gjyqësorin, duke përdorur një temë populiste që lidhet me pagat e gjyqtarëve.

 

 

‘Duhet nënvizuar ironia e situatës. Ky personazh, pra kryeministri i Shqipërisë, që mburresh se ishte i pari i vetmi që pas 100 vitesh instaloi një drejtësi të vërtetë në Shqipëri.

 

Nuk i deshën as 10 vjet për t'i vënë shkelmin drejtësisë që ai pretendon se e vendosi vetë. Po kjo vjen për të qeshur në radhë të parë njëherë, domethënë. Pra, Edi Rama shikon që drejtësia nuk është se e vure ti. Drejtësia është një sistem gjithmonë i ndryshimeve sipër. Nuk priti 100 vjet, ky vend nuk ka patur 100 vjet padrejtësi. Është, ky vetë, ky Ramë sot po thotë që kjo drejtësi sot nuk e bën më punën.

Për ne, sa herë që ndryshojmë neve është gjithmonë viti zero. Domethënë këtë një drejtësi kur e bën, është një që e bën për dhe për 100 vjet të tjera. Ky dhe as 10 vjet nuk priti.

Po ky bën një debat legenash, më falni për shprehjen. Se, se i përmend drejtësisë rrogat që po marrin. Pse e nxjerr tani këtë gjë ky? Pse, pse s'e tha më përpara ky? Pse e nxori këtë fishek nga gjerdani, në momentin kur këta po i thonin që po na bën presion në dosjen Balluku? Pse ky tani nxjerr dosjen e rrogave? Që është dosje më vete. Pse jo?

Për një gjë, pikërisht, pikërisht, për dy gjëra. E para, për të hequr vëmendjen nga presioni real në dosjen Balluku dhe do të hyj pastaj në detaje. Po. E para kjo, pra dhe njëherë krijon, krijon thjesht, si puna me Salianjin. Domethënë gjithë, unë kam një javë në Shqipëri që gjithë mediat që merren me vetëm, më fal s'po jap emra emisione, dhe dje në mëngjes pranova një emision në mëngjes, të djeshëm, dhe prapë për Salianin. Po boll më thashë se na.

S'ka këtë temë, s'ka këtë dosje Balluku, s'ka këtë vend dosjen e qendrave të emigrantëve që hapen në momentin që bëhet voton ligjin që do transferohen jashtë BE-së, emigrantët në këta 20 qendra. S'ka vend ky, s'ka ky vend tema përse ajo që po të fal ty gjobat, amnisti fiskale prapë për ndërmarrjet, s'i jep emrat e firmave kush përfitojnë. Këto, këto, me Salianin më pyesnin mua të 30-ën. Pra dhe njëherë, pra kjo është tema e parë dhe njëherë, sa më shumë të shmanget vëmendja nga gjërat kryesore. Një. Dhe gjëja e dytë që bën ky, është presioni i radhës që i bën ky drejtësisë. I thotë ju e shikoni se rrogat, ja kush jua vendos.

E tha dhe ai, ekzekutivi dhe parlamenti. Dhe ka të drejtë. Domethënë, po doni të jeni të bindur, jua rris. Po s'doni, ju marr erzin në opinionin publik me një temë shumë populiste, se kuptohet që krijon shokim kur krijon shokim. Dhe kjo është vërtet diçka shumë shumë e ulët nga ana morale, shumë e ulët. Tani, në dosjen Balluku, unë kam përshtypjen që se unë bëj një ekuivalencë me dosjen e Ballukut ukrainas. Se dhe në Ukrainë e njëjta gjë ndodhi. Pra Ballukja ukrainase, ministre e energjetikës, dhe ajo e akuzuar për abuzime me tendera në fushën e energjisë që kalonin 50 milionë dollarë. Me këtë, me 1 milion dollarë, më fal. Me atë të lidhur bashkë edhe ish-ministri i drejtësisë, ishte i lidhur bashkë në këtë dosje edhe shefi i kabinetit të Zelenskyt.

Po ta ndiqni, europianët, se dëgjojmë sot amerikanët që thonë që europianët nuk lëvizin. I dinë këto gjëra por nuk lëvizin. E shikoni prapë deklaratat që i bën sot edhe Uashingtoni. Kam përshtypjen se në dosjen, në dosjen Zelensky, qe një presion i madh i Uashingtonit që europianët thoshin hajde mos ta falim, ta detyronin Zelenskyn të dorëhiqte.

Nuk vazhdonim dot kështu. Dhe ky presion ka ardhur dhe në Shqipëri për dosjen Balluku. Siç erdhi për asaj kohe, nëse kujtohet, për dosjen Tahiri nga italianët dhe gjermanët. Se Tahiri s'do ishte.

Dhe bile sot po bëj një parantezë sepse pyeti Genc Gjokutajn kush është kjo gjykatë e, kush gjykata, kjo, shoqata e gjyqtarëve. Është, kryesohet nga ai që dënoi Tahirajn. Kryesohet nga Engert Pëllumbi. Pra është i pari gjykatë në Shqipëri që dënoi një ministër. Pra i ka ardhur një presion nga jashtë, nga perëndimorët të themi, për mendimin tim nga amerikanët, që u shënjua në këtë rast edhe nga BE-ja, sepse s'mund t'i thuash ti Zelenskyt hiqe dhe këtij t'i thuash mbaje. E pamundur, s'mund të shënjojë një gjë. Dhe këtu s'jam dakord me Genc Gjokutajn. Kam përshtypjen se këtu ka një presion po aq të madh nga vetë Balluku që mos ta heqë. Nga Balluku’, tha ndër të tjera gazetari Genc Burimi 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan