Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledi Himçi, akuzon qeverinë për korrupsion dhe mungesë strategjie në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në vend.
Gjatë fjalës së tij në takimin me me Departamentin e Infrastrukturës në PD, ai deklaroi se Shqipëria po ndërton rrugët më të shtrenjta në Europë, ndërsa cilësia e tyre tha Himçi, mbetet ndër më të dobëtat, duke theksuar se kjo lidhet me korrupsionin në tendera dhe mënyrën si menaxhohen projektet rrugore.
Bledi Himçi: Kemi rrugën më të shtrenjtë në Europë, por nga ana tjetër kemi cilësinë më të dobët të ndërtimit të rrugës. Sigurisht këtu në mënyrë të padiskutueshme është korrupsioni që ka kapluar Shqipërinë. Fija 30% që paguajnë sot kompanitë e ndërtimit, gjë që sjell edhe uljen e cilësisë së ndërtimit të rrugëve, por jo vetëm kaq, por edhe të kompanive të cilët kanë një mungesë të theksuar në eksperiencën në ndërtimin e rrugëve. Po ta vini re, pjesa më e madhe e të gjithë këtyre rrugëve të ndërtuara sot, të fituara nga këto kompani, janë kompani të të ngritura para 10 vitesh. Të gjithë kompanitë historike në ndërtimin e rrugëve, mund të themi që o punojnë si nënkontraktorë të këtyre firmave, pasi e kanë të pamundur që të fitojnë tenderat e prokurimeve. Ky është një shkak i mirëfilltë i korrupsionit që duhet ta shikojmë.
Është një moment tjetër i korrupsionit që po ta vini re çfarë ka bërë Ministria e Infrastrukturës, është ndarja në lote që i bën zakonisht projekteve për investimin në ndërtimin e rrugëve. Cila është arsyeja që pjesëtohet në lote një investim i rrugës? Po i marrim të gjitha rrugët, të gjitha janë me lote.
Ka dy argumente, në këndvështrimin tim. Argumenti i parë është që sigurisht një kompani e tillë nuk mund të paguajë finë e korrupsionit 30% për një rrugë shumë të gjatë. Duke e ndarë në lote, të gjitha kompanitë kanë mundësi financiare ta paguajnë finë e korrupsionit. E dyta, duke e ndërtuar me lote, shmangim futjen në garën reale të kompanive të huaja, të cilat mund të rrisin dhe kanë, të themi traditë në ndërtimin e rrugëve, në cilësinë e rrugëve dhe po ta vini re, ato rrugë të cilat në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike janë ndërtuar nga, kompani të huaja, edhe sot e kësaj dite i rezistojnë kohës, i rezistojnë shirave, i rezistojnë syrit të keq që ka kapur këtë qeveri dhe pa diskutim janë investime strategjike të cilat vazhdojnë dhe funksionojnë dhe janë, kthehen në të ardhura për gjithë shoqërinë shqiptare, sepse dihet që rrugët, ju jeni ekspertë të fushës, janë zhvillim për një vend kur arteriet janë funksionale përsa i përket pjesës së investimit. Por nëse do t'i analizojmë arteriet kryesore, të gjitha kanë pasur problematika të theksuara. Unë këto e flas si nënkryetar i këtij komisioni të burimeve natyrore, të infrastrukturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe sigurisht që ka, së pari mungesë strategjie në investimin e rrugëve. Domethënë, niset për të ndërtuar lote të caktuara të korridorit tetë dhe ende nuk është zgjidhur bypass-i i Elbasanit, i cili është momenti krucial i cili lidh të gjithë pjesën e lindjes me ëh, të gjithë zonës juglindore, po pse jo dhe zonës së Shqipërisë jugore me Tiranën. Sot që ne flasim është një situatë jashtëzakonisht kaotike, sidomos në oraret e mëngjesit, por edhe në oraret e darkës kur njerëzit kthehen nga puna. Unë sapo kthehem nga Elbasani dhe radhët ishin kilometrike, pasi nesër është 14 marsi dhe sigurisht Elbasani kthehet në një kryeqendër të vëmendjes, të ditës së verës. Ajo që konstatoj është, nëse ne do t'i marrim me radhë me rrugët, Rruga e Arbrit, megjithëse me shumë tantame u inaugurua, çedoi pa kaluar viti. Situata tjetër, në qoftë se ju kujtohet, rruga Korçë-Kolonjë. Edhe kjo me problematika të theksuara dhe degradim të rrugës. Qukës-Qafë Ploçë. Po ta vini re, kuptohet edhe lotet që kanë punuar bën diferencë, por një rrugë jashtëzakonisht e vështirë, por edhe e degraduar, qoftë në mënyrën se si është projektuar dhe është ndërtuar, por edhe në mënyrën se si, cilësisë së këtij ndërtimi. Në qoftë se marrim gjithashtu rrugën e Florit, Thumanë-Kashar, ju mund, kalojmë, kemi provuar dhe shikoni cilësinë e asfaltit që është një gjendje skandaloze, e degraduar, sikur është një asfalt i hedhur para 20 vitesh. Më pas, në analizë, do t'ju kujtoj edhe një rrugë tjetër, e cila është pjesa e korridorit tetë. Po ndërtohet, po zhvatet në mënyrën më të tmerrshme lumi Shkumbin. Domethënë, e kanë masakruar lumin Shkumbin. Unë jam deputet i qarkut të Elbasanit dhe e shpreh këtë me keqardhje. Kanë dalë këmbët e të gjitha urave dhe sot urat rrezikojnë të shemben. I kam konstatuar personalisht vetë, jemi në një situatë skandaloze.
Duke folur në takimin e organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës në PD, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, nën qeverisjen e Edi Ra...
Refuzimi i shumicës socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku, cilësohet si “maja e ajsbergut&r...
Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se do të çojë përpara nismën ligjore që bllokon masën e pezullimit nga detyr...
Një pyetje për standardin e dyfishtë të drejtësisë mes qytetarëve të zakonshëm dhe ish-zëvendëskryeminist...
Kryeministri Edi Rama tejkaloi çdo limit duke sulmuar personalisht gazetarët dhe median. Pasi humbi kontrollin përballë gazetares Ambrozia...
Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi pretendon se ka ndodhur një takim në Durrës, mes një gjenerali të Marinës së SHBA-s&...
Në votimin në Parlament ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, dy deputetë Fatm...
Në konferencën e sotme me gazetarët, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për takimin që pati një natë më parë n&eum...
Partia Demokratike ka emëruar Aurel Bylykbashi është emëruar drejtuesin e ri politik të PD-së në qarkun e Vlorës. B...
Edi Rama, në konferencën e sotme me gazetarët, foli edhe për tërheqjen e kompanisë Royal Haskoning nga ndërtimi i portit t&...