Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Historiani dhe sociologu i njohur gjerman, Rainer Zitelmann, ka publikuar një analizë në revistën ekonomike ‘Libre Mercado’ (Tregu i Lirë) ku paralajmëron se Shqipëria është kthyer në një narkoshtet. “Vendi etiketohet që tani si ‘Kolumbia e Europës’. Disa përllogarisin se mes një të tretës dhe gjysmës së Prodhimit të Përgjithshëm Bruto vjen nga trafiku i drogës,” shkruan ai.
Nga Rainer Zitelmann, LIBRE MERCADO
Kam qenë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, në maj të vitit 2022 dhe në tetor të vitit 2023. Shqipëria është shndërruar në një destinacion turistik gjithnjë e më të popullarizuar. Në vitin 2022 ajo priti 7.5 milionë vizitorë, përballë një popullsie prej vetëm 2.8 milionë banorësh. Në vitin 2023 kjo shifër u rrit në rreth 10 milionë, dhe në vitin 2024 arriti në 14 milionë. Klima mesdhetare dhe çmimet e ulëta e bëjnë këtë vend të vogël ballkanik një destinacion shumë tërheqës.
Para se të nisesha drejt aeroportit, një mik më dërgoi një mesazh në ËhatsApp: “Kujdes se mund të të vjedhinn në shtetin bandit të Shqipërisë”.
Në Tiranë u takova me Adri Nurellarin, një figurë e njohur e lëvizjes libertariane në Shqipëri, i edukuar në Londër. Ai ka qenë këshilltar i Partisë Demokratike në Shqipëri dhe sot këshillon Partinë Demokratike në Kosovë. Sa i përket sigurisë dhe krimit, ai më shpjegoi: po, trafiku i drogës është një problem i madh, por pikërisht sepse sjell aq shumë para, krimi i vogël pothuajse nuk ekziston: “Pse të vjedhësh disa qindra euro nga një turist, kur mund të fitosh miliona me drogë të paligjshme?”
Gjatë një darke, e pyeta Bjornën, anëtare e “Studentët për liri”, se si e siguronin jetesën njerëzit atje. Ajo qeshi: “Vërtet nuk e di? Nga kultivimi dhe shitja e marijuanës”. Ajo kritikoi kryeministrin shqiptar, të cilin e akuzon se e ka kthyer Shqipërinë në një “narko-shtet”. Nuk ka të dhëna zyrtare, por vendi tashmë quhet “Kolumbia e Europës”. Disa vlerësime thonë se nga një e treta deri në gjysmën e PBB-së vjen nga trafiku i drogës.
Megjithatë, kushtet e jetesës janë përmirësuar krahasuar me periudhën socialiste. Bjorna më tregoi se gjyshërit e saj kishin jetuar njëherësh njëzet veta në një apartament prej 80 metrash katrorë. Gjatë viteve të komunizmit ishte diçka e zakonshme që katër, gjashtë apo edhe dhjetë persona të ndanin apartamente prej vetëm 50 metrash. Shqipëria ishte atëherë vendi më i varfër i Europës. Në të gjithë vendin kishte vetëm 1.265 automjete, asnjë në pronësi private, dhe në fillim të viteve ’90 nuk ekzistonte asnjë semafor. Sot, Tirana është e mbushur me makina, me trafik të përhershëm si në Manhatan. Herë pas here shfaqet ndonjë Ferrari ose makinë luksoze: “Ata janë bosët e drogës”, më tha Bjorna.
Gjatë shëtitjeve të mia në Tiranë hasa disa bunkerë. Diktatori Enver Hoxha, paranojak dhe i frikësuar nga një sulm i vendeve kapitaliste, urdhëroi ndërtimin e 200.000 bunkerëve në të gjithë territorin. Shumë prej tyre ruhen ende. Bjorna më tha se disa të njohur të saj madje kishin përfshirë një bunker në restorantin e tyre. Në aeroport njoha një student të ri të drejtësisë, i cili kishte filluar të investonte në pasuri të paluajtshme. Më tregoi foton e një bunkeri të vjetër të shndërruar në investim turistik dhe më rrëfeu ëndrrën e tij për ta rinovuar një të tillë për ta dhënë me qira për vizitorët.
Një bunker më i madh ruhet sot si muze, ku një ekspozitë tronditëse pasqyron me ashpërsi terrorin komunist të Shqipërisë së Hoxhës.
Kontrasti është i jashtëzakonshëm me imazhin që unë vetë kisha në rininë time. Në adoleshencë isha maoist: themelova një “qelizë të kuqe” në shkollë kur isha vetëm 13 vjeç dhe botoja një gazetë të quajtur Flamuri i Kuq. Më kujtohet si tani, kur dëgjoja Radio Tiranën në shtrat në orën njëmbëdhjetë të natës.
Në të vërtetë, nuk dinim asgjë për Shqipërinë; vetëm projektonim mbi të utopitë tona socialiste. Por realiteti ishte krejt tjetër: shqiptarët jetonin në një burg me përmasa kombëtare. Kushdo që përpiqej të arratisej, në rastin më të mirë përfundonte në burg apo në kampet e punës për vite të tëra; në rastin më të keq, qëllohej për vdekje. Pothuajse një mijë persona humbën jetën duke u përpjekur të iknin.
Shqipëria u izolua plotësisht nga bota. Një anekdotë që përfshin nënën e Nënë Terezës e përmbledh më së miri këtë realitet: kur ajo ishte në shtratin e vdekjes në Shqipëri, udhëheqës nga e gjithë bota u përpoqën me çdo mënyrë që vajza e saj të lejohej ta vizitonte. Ishte e pamundur. Ajo vdiq e vetme në vitin 1981. Vetëm në vitin 1990, pesë vjet pas vdekjes së Hoxhës, Nënë Tereza arriti më në fund të udhëtonte drejt vendlindjes për të vizituar varrin e së ëmës.
Ndërkohë, Hoxha dhe elita komuniste jetonin në luks në Bllok, një lagje e mbyllur në zemër të Tiranës me një sipërfaqe sa 21 fusha futbolli. Që nga viti 1944 e deri në vdekjen e tij në 1985, Hoxha mezi dilte prej andej, i izoluar me shokët e partisë dhe familjet e tyre, ndërsa ditët i kalonte duke diktuar 68 libra propagandistikë mbi “virtytet e socializmit”... në vendin më të varfër të Europës.
E pyeta Adrin se çfarë kishte shkuar keq në tranzicionin drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Përgjigjja e tij ishte e prerë: “Nuk pati një ndërrim të vërtetë elitash. Të njëjtat familje që sundonin në kohën e Hoxhës, sundojnë edhe sot. Prandaj asnjëherë nuk ka pasur përpjekje të sinqerta për t’u përballur me të kaluarën apo për t’u bërë drejtësi viktimave”.
Vetëm rreth 20 % e ish-pronarëve të shpronësuar arritën të merrnin pronat e tyre mbrapsht, dhe kompensimi total nuk i kaloi dhjetë milionë dollarët — një shifër qesharake.
Pas rënies së socializmit, emigracioni shpërtheu. Në raport me popullsinë, asnjë vend tjetër europian nuk ka humbur më shumë banorë në këto 30 vite. Sot, Shqipëria ka parë të largohet rreth 30 % e qytetarëve të saj. Kanë mbetur vetëm 2.8 milionë, dhe shumë prej atyre që ikën ishin të rinj të zgjuar e sipërmarrës. Vetëm në Itali jetojnë 350.000 shqiptarë, të cilët zotërojnë 40.000 ndërmarrje dhe gjenerojnë 7 % të PBB-së italiane. Sot, ka më shumë shqiptarë jashtë se brenda Shqipërisë.
I kam dokumentuar këto paradokse — kalimin nga komunizmi më brutal te një demokraci e brishtë, nga izolimi total te shteti i drogës — në librin tim ‘Origjina e varfërisë dhe pasurisë’.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po shkojnë drejt një pakti për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për t&...
Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu i tij britanik, Keir Starmer, në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit, q&eum...
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqës...
Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula ka zbuluar se një ish-president i Shqipërisë ka marrë shuma nga 300 deri në 500 mijë euro p&...
Duke komentuar një artikulli të Blendi Kajsiut, publicisti Ermal Mulosmani i kthehet kaqas opinionistit, duke theksuar se duhet t’i vijë ...
Ish-presidenti Ilir Meta ka humbur nje tjeter beteje me drejtësinë pasi gjykata e posaçme vendosi rrezimin e një tjetër kërkes...
Njëri kandidat zyrtar dhe tjetri që mbeti në tentativë. Florjan Binaj dhe Ermal Hasimja janë bërë bashkë për gar&...
Kryeministri Edi Rama është takuar me mbretin Charles III në Londër, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e sapoemëruar e Republikës Socialiste të Vietnamit n&...
Gjatë konferencës që zhvilloi sot për mediat kreu i demokratëve Sali Berisha u ndal dhe te kandidati i pavarur për Tiranën,...