POLITIKE

Hoxha: Rama doli sot si skuth, policia i tha Kuvendit ‘nuk të mbroj’, deputetët e PS u larguan nga frika se do i digjnin si minj

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Tetor 2026, 21:51
Hoxha: Rama doli sot si skuth, policia i tha Kuvendit ‘nuk të

Gazetari Artan Hoxha deklaron se situata e krijuar nga protestat ka arritur në një pikë ku, sipas tij, edhe institucionet shtetërore nuk ndihen të sigurta. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Hoxha tha se, Drejtori i Policisë së Shtetit i kishte kërkuar kryetarit të Kuvendit të mos e mblidhte Parlamentin, pasi policia nuk mund ta garantonte mbrojtjen e tij.

Gazetari theksoi se, sipas tij, mesazhi i policisë ishte i qartë edhe për institucionin që përfaqëson shumicën parlamentare.

Ai tregoi se deputetët ishin mbledhur më herët, por ishin larguar nga frika kur morën informacion se protestuesit po afroheshin aty.

Sipas Hoxhës, deputetëve u ishte komunikuar të largoheshin sa më shpejt, pasi ekzistonte frika se mund të mbeteshin të bllokuar brenda godinës së Kuvendit.

‘Ti sot nuk u ke lënë rrugë tjetër. Kryeministri i vendit i fshehur si skuth, ka dalë sot në pikë të mëngjesit, në gjashtë të mëngjesit, ka bërë ato dy videot atje dhe e ka futur kokën si struci, është zhdukur, nuk dihet ku është.

Keni parë ju sot ndonjë ministër në detyrë të dali dhe të flasi çfarë bën mileti? Ai pa deputetët aty që ikën si miq, në mëngjes, si miq mo. U thanë që djema mos e mblidhni kuvendin se nuk e mbron dot njeri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ia ka bërë të qartë që dje kryetarit të Kuvendit, mos e mblidh parlamentin se nuk të mbroj dot, nuk të mbroj dot. Policia e këtij shteti ia bën të qartë kuvendit të këtij shteti, të 84 mandateve që ka ai zotëria atje dhe ajo burrnesha, i ka thënë, nuk të mbroj dot, dili për zot vetes.

Ata e provuan njëherë, u mblodhën, dhe në orën 9:00 kur erdhën të gjithë sinjalet që po vjen Kamza, Bathorja, po vjen Fresku, po vjen Kombinati, po vjen Selita, ia futën vrapit. U thanë ikni sa më shpejt se po u ngujuam këtu brenda, u dogjëm si miu.

Tani, ku jemi para një fakti tragjikomik? Pra, ne kemi sot të kapur me zë dhe me figurë kryeministrin e vendit. Thashë, doli si miu në gjashtë të mëngjesit, hodhi një video dhe u zhduk. Është njeriu që i ka dalë për zot atyre bizneseve, pronarëve të objekteve që po digjen atje, dhe u ka thënë që unë jam zoti.

Në fakt, zoti i qytetit dhe i vendit sot, sepse u bashkuan dhe qytetet e tjera me në fund të këtij vendi, ka treguar që është tjetërkush. Kush janë? Janë protestuesit. Nuk është qeveria. Dhe kjo taktikë që po ndjekin protestuesit, që ca e quajnë këtë ‘kjo është metodë, jo po janë turqit, jo po janë serbët, jo po janë grekët, jo po janë iranianët’, kjo është një taktikë e mirëfilltë, një manual i mirëfilltë i mosbindjes civile.

Çfarë ka aty për t'u çuditur? Mosbindja civile kjo është. E provokove miletin, e çove në zgrip, nuk i le asnjë zgjidhje tjetër. Dhe sot thonë s'janë studentë, studentët njoftojnë vetëm orarin ku mblidhen, atje del gjithë qyteti.

Atje ka pensionistë, atje ka adoleshentë, atje ka 45-vjeçarë, ka 50-vjeçarë, ka punonjës të profesioneve të lira. Pra ajo nuk është më një protestë studentësh, ajo është protestë qytetare, ka dalë qyteti. Nuk i ka mbajtur, u ka vajtur thika në asht më.

Po i thotë zotëri, më mirë nëse ti do ta djegësh këtë vend, ne e bëjmë vetë dhe të djegim ty, sesa ti të na çosh dhe të na grabisësh nga mëngjesi në darkë duke na djegur të gjithëve. Sot ata shqiptarë që kanë dalë atje kanë dy rrugë.

O do rezistojnë, o në krye të muajit të bëjnë valixhet gati dhe të ikin nga Shqipëria. Nëse i dorëzohen këtyre furgonave të bardhë që nxjerr ky atje... Këtë po them, mos të kenë frikë nga ata, se s'kanë çfarë u bëjnë.

Mos ia kenë frikën askujt, dhe të vazhdojnë protestën sepse, nëse do t'i lënë kohë siç i lanë në qershor, ai do ta kapi prapë.’, u shpreh gazetari Artan Hoxha në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje