Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me lajmin se SHBA mund të heqë statusin "non grata" ndaj tij. I ftuar në emisioni "Opinion" Berisha tha se ish-Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kërkonte ta dëmtonte me çdo kusht.
Sipas Berishës, ai dërgoi në Tiranë një diplomat të njohur i cili u takua me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën duke u kërkuar atyre nxjerrjen jashtë Parlamentit të Sali Berishës.
Sa i përket udhëtimit të mundshëm në SHBA pas lajmit se administrata Trump e ka konsideruar vendim politik të qeverisë Biden sanksionimin “non grata”, Sali Berisha shprehet se nuk ka asgjë të planifikuar pasi edhe për të ky lajm ishte i papritur. Gjithashtu Berisha tha se posedon mesazhet e kryeministir Edi Rama dërguar europarlamentarëve për rezolutat.
Pjesë nga biseda në studio:
Analisti: Nëse vërtetë do të merret do të merret vendim për t’ju hequr zyrtarisht sanksionimin non grata, që sigurisht që besoj është fitore historike sepse nuk ka ndodhur që dikush që është në opozitë bëri betejë për të marrë PD-në, për të çuar në gjykatë Sekretarin amerikan të Shtetit etj., është një betejë e fortë, mirëpo do të ishte një fitore personale apo një fitore e PD? Sepse në kohën kur ju jeni sanksionuar ju nuk keni pasur funksion në PD përveç se një deputet i thjeshtë. Kjo është fitore e juaja apo është një fitore e gjithë opozitës? E dyta, a planifikoni të udhëtoni së shpejti për në SHBA?
Sali Berisha: Në mënyrë absolute nga data 10 Shtator 2021 deri sot unë kam një mision jo për veten time. Nga data 19 Maj 2021 deri më 10 Shtator, Sali Berisha ka vazhduar betejën i vetëm dhe i qetë dhe i bindur se do t’ia dal. Zgjodha një praktikë. Nuk isha njeri që nuk njihja, unë informova gjithë elitën e botës, atë letër që i çova Antony Blinken atë ditë që shpalli, atë e mori gjithë elita e botës dhe mediat. Fakti që unë bëra detyrën qytetare për të përfaqësuar me dinjitet çdo qytetar shqiptar, e hodha në gjyq, kjo i nxorri jashtë çdo lloj standardi dhe u vërsulën, meqënëse nuk kishin fakte, u vërsulën të më dëmtonin me çdo kusht me vendime politike. Erdhi këtu Philip Reeker, njeri për të cilin kisha shumë respekt, kisha punuar me të kush e di sa herë për çështje të Ballkanit, dhe kërkoi që Berisha të mos futet në Parlament. Vinte nga Blinken, e çoi Blinkeni atë.
Gazetari: Kujt ja kërkoi?
Sali Berisha: Ja kërkoi Edi Ramës, Lulzim Bashës. Lulzim Basha më thotë mua. Unë i them, thuaji tani atij z.Reeker asnjë komb nuk ka bërë për lirinë tonë sa ka bërë kombi amerikan, këtë s’e kanë bërë kurrë për të bërë listën e deputetëve se ajo është atribut ekskluziv i qytetarëve shqiptarë dhe nuk mund të ndodhë se ajo është të marrësh sovranitetin e një vendi. Këtu nuk pajtohemi. Këtu nisi e gjitha. E kisha për të mbrojtur sovranitetin e vendit tim. Se ky njeri me Edi Ramën që donin të fshinin historinë 32-vjeçare të një vendi që kishte patur nga momentet më kulmore me SHBA, këta kërkonin që të diktojnë dhe kush duhet të jetë në Parlament dhe kush nuk duhet të jetë dhe kush duhet të jetë kryetar opozite dhe kush nuk duhet të jetë. Beteja ime nuk ishte kurrë më personale, ishte një betejë që vendi im duhet të kishte një opozitë të pakontrolluar.
Analisti: Kur keni planifikuar të udhëtoni në Amerikë?
Sali Berisha: Mbrëmë e mora lajmin, nuk kisha asnjë plan. Dy ishin linjat që u ndoqën. Njëra ishte bllokimi i vizës, tjetra ishte izolimi. Dhe me izolimin kanë dështuar, ai që e mendoi, Edi Rama. I kam këtu mesazhet që i dërgonte Rama europarlamentarëve për rezolutat, të turpshme. U çonte mesazhe që mos votoni ato rezoluta. Dhe kujt? Të qendrës së djathtë.
LEZHË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Lezhës këtë pasdite. Gjatë fj...
TIRANA- Kryeministri Sali Berisha u pyet sot se kush do të ishte kryeministër nëse koalicioni i tij fiton zgjedhjet. I ftuar në emisi...
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për mundësinë që SHBA të heqë statusin "non grata" ndaj t...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me lajmin se SHBA mund të heqë statusin "non gra...
DIBËR- Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka publikuar një video ditën e sotme teksa shihet duke f...
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në një rrugat kryesore në Tiranë. Mësohet se një mak...
LEZHË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Lezhës këtë pasdite. Gjatë fj...
LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-ASH...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot takimin përmbyllës të fushatës në Durrës. Rama tha se fëmijët e...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot takimin përmbyllës të fushatës në Durrës. Rama u bëri thirrje qyteta...