Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca është paraqitur sot në GJKKO për seancën paraprake. Ndreca është marrë i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera pasi akuzohet se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues për rikonstruksionin e 4 komisariateve.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ndreca dhe zyrtarët e tjerë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedurës së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me me bashkimin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk,ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore.
Radovani sikurse rezulton në dosjen e SPAK rezulton të jetë mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka shkëmbyer dhe mesazhe. Sipas gazetares Klodiana Lala, nga hetimet rezulton se mes Radovanit i cili ka qenë konsulent në Ministrinë e Brendshme për këtë tender dhe të pandehurit Plarent Ndreca janë shkëmbyer emaile, që përmbajnë të dhëna lidhur me ambientet e komisariateve Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, të cilët do të rikonstruktoheshin.
“Nga ky komunikim provohet se i pandehuri Plarent Ndreca ka patur dijeni paraprakisht lidhur me angazhimin dhe pjesëmarrjen e shtetasit Gjon Radovanit në hartimin e projekteve tip për objekte të policisë së shtetit për të cilat do të zhvillohej më pas dhe procedura e prokurimit”, thekson SPAK.
SPAK thekson se ai në bashkëpunim me punonjësit e tjerë, si specialistët e prokurimeve, anëtarët e KVO, anëtar KSHA, drejtoreshën e kabinetit të Ministrit dhe drejtoreshën e Shërbimeve Mbështetëse në Ministri kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte BOE Derbi-E dhe APE shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njoftoi më 27 nëntor se ka dërguar për gjykim rastin e tenderit për rikonstruksionin e disa Komisariateve të policisë, ku nën akuzë janë përfshirë, deputeti socialist Plarent Ndreca, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, në kohën kur drejtohej nga zoti Sandër Lleshaj, dhe 15 ish-zyrtarë të kësaj ministrie, të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Prokuroria bëri të ditur se “hetimet kanë zbuluar se ata kanë bashkëpunuar në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike”. Bëhet fjalë për një kontratë për “Studimin dhe Projektimin e disa objekteve të Policisë së Shtetit”, katër komisariatesh në Mirditë, Vlorë, Pogradec dhe atij numër 4 në kryeqytet. Kontrata kishte një vlerë prej pak më shumë se 54 milionë lekësh (pa TVSH), por sipas Prokurorisë së Posaçme "në fakt përfundoi duke përfshirë vetëm dy objekte policore me një vlerë të reduktuar prej 34,248,000 lekë, kjo për shkak se Ministria e Brendshme nuk e kishte të plotë fondin, por për të favorizuar fituesin e lidhi kontratën vetëm për dy objekte, aq sa ishin fondet në dispozicion”.
Ndreca u bë pjesë e parlamentit në janar të këtij viti, duke marrë mandatin e ndërprerë të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, po ashtu nën disa akuza nga Prokuroria e Posaçme dhe i larguar nga vendi. Atij ju besua roli i nënkryetarit të Komisionit hetimor për koncensionet në Shëndetësi, ku u dallua për përplasje të herëpashershme me drejtuesen demokrate Albana Vokshi.
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, foli mbi programin e k&...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e kryesisë, se sot do të miratohen kandid...
Eduard Shalsi KUKËS - Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Kukësit, Eduard Shalsi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen...
TIRANA- “Nisma Thurje” e Endrit Shabanit, Partia Unitetet Kombëtar, Partia Balli Kombëtar dhe Partia Bashkimi Demokrat, kanë d...
TIRANA- Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 12:00 për të diskutuar rreth procesit të Primareve. K...
Foto ilustruese TIRANË - Shqipëria nuk është interesante për turistët vetëm në verë, por përgjatë gj...
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të enjten rezultatin preliminar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Koso...
Foto ilustruese KOSOVË - Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian të enjten (20.02) preza...
TIRANA- Modeli i fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit është publikuar sot. Fotot e mësipërme paraqesin modelet e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të enjte një takim me punonjësit e Bashkisë s&eum...