Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË - Gjykata e Posaçme i ka konfirmuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje" biznesmenit Sokol Kryeziu i cili akuzohet si i përfshirë në dosjen e kryebashkiakut Veliaj. Sipas vendimit të Gjykatës Kryeziu do të paraqitet përpara oficerëve të policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të premten e parë dhe të katërt të çdo muaji në orën 14.45.
Kryeziu u paraqit këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për seancën e verifikimit të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij, pasi ndodhej jashtë vendit në momentin që GJKKO firmosi masat e kërkuara nga SPAK.
Kryeziu dyshohet se ka kryer “korrupsion aktiv” në dosjen hetimore të SPAK për kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Në seancën e 12 shkurtit, GJKKO i la në fuqi masat e sigurisë "detyrim paraqitje" për biznesmenët Sokol Kryeziu, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha. Biznesmeni Elman Bule dhe kryebashkiaku Veliaj u lanë në burg. Ndërkohë për Ajola Xoxën, u ndryshua masa nga "arrest shtëpie" në detyrim paraqitje.
Njoftimi i GJKKO
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 26.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të personit të arrestuar dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Sokol Kryeziu me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 24, datë 28.02.2025, vendosi:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Sokol Kryeziu, me vendimin Nr.7, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë
ndryshim:
2. Urdhërohet personi nën hetim Sokol Kryeziu, që të paraqitet përpara oficerëve të policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të premten e parë dhe të katërt të çdo muaji në orën 14.45
3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Arrestimi i Veliajt
Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
sokol kryeziu TIRANË- Biznesmeni Sokol Kryeziu është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për seanc&eum...
TIRANË-Këshilli i Lartë të Prokurorisë në mbledhjen e djeshme ka miratuar mbarimin e statusit të prokurorit të Ar...
alqi bllako TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shpalljen fajtor të ish-deputetit socialist, Alqli Ballko për veprën p...
sali berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha u pyet në konferencë nga gazetarët lidhur me formimin e një koalicioni p...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se Partia Socialiste është në kaos dhe panik. Berisha tha se mesazhet e ardhura...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët, ku komentoi mirati...
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar edhe ditën e sotme me reagimet nga paraburgimi në Durrës.&nbs...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme akuzat e Opozitës kundër Sekretarit të Përgjithshëm të K...
TIRANË- Ministri i Jashtëm dhe për Europën, Igli Hasani ka marrë pjesë në Konferencën e Komisioneve të Integ...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili është dhe i deleguari i PD-së në Fier n&...