POLITIKE

"Rama shpalli emergjencën kur nuk kishte emergjencë"/ Bardhi: Kostoja e TEC-eve lundruese tmerrësisht e lartë 

I.A Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 12:02

"Rama shpalli emergjencën kur nuk kishte emergjencë"/

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili është dhe i deleguari i PD-së në Fier në këto zgjedhje ka bërë një denoncim për kundërshtaren e tij politike Belinda Balluku. Gjatë fjalëve të tij, Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se në vitin 2021 ka shpallur emergjencën energjitike të vendit në një kohë që nuk kishte emergjencë. 

Në deklaratën e tij për mediat, Bardhi theksoi se i ka kërkuar SPAK që të nisë hetimet për marrëveshjen me termocentralet lëvizëse, duke theksuar se nuk kishte asnjë emergjencë energjitike në vend. Bardhi shtoi më tej se marrëveshja me TEC-et lundruese ka kushtuar të paktën 80 milionë dollarë.

Ndërkohë që në fund të fjalës së tij, Bardhi e mbylli duke shtuar se kriza energjitike ishte imagjinare nga ana e Ramës dhe se kur të zbardhet kjo çështje, sistemi qeverisës do të çlirohet nga ndikimi i kryeministrit. 

Emri i Belinda Ballukut është bërë sinonim i korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Nuk ka asnjë rast, në asnjë vepër të rëndësishme, që firma e saj të mos ngrejë dyshim për shpërdorim të parave publike dhe përfitim personal sipas një skenari të paracaktuar. E tillë është edhe afera e termocentraleve lëvizës “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, që u sollën me urgjencë nga fundi i botës për një krizë imagjinare energjitike të shpallur nga Edi Rama, disa muaj përpara nisjes së luftës në Ukrainë, që solli pasiguri globale dhe çmime të larta në tregun e energjisë. Madje as atëherë, Tigrat e Belinda Ballukut dhe Edi Ramës nuk u vendosën në punë, duke provuar se qëllimi ishte shpërdorimi i dyshimtë i 80 milionë euro dhe jo furnizimi me energji elektrike.

Historia e termocentraleve lëvizës, për të cilin i kam kërkuar zyrtarisht SPAK-it të nisë hetimet penale për Belinda Ballukun dhe bashkëpunëtorët e saj, është një histori e ngjashme me atë të inceneratorëve. Edi Rama shpall papritur emergjencën energjitike në tetor 2021. 2 muaj më vonë, në dhjetor 2021, autorizohet KESH-i të marrë me qera asete gjeneruese termike shtesë që të lidhen lehtësisht në rrjet. Në Janar hapet tenderi, në Mars shpallet fituesi, në prill lidhet kontrata.

Pas 3 vjetësh, kemi përfunduar me blerjen e dy Tigrave të Belindës, me një kosto tmerrësisht të lartë dhe njësoj si incineratorët, nuk kryejnë funksionin për të cilin u shpenzuan para. Madje shumë para! Do të përpiqem të shpjegoj me fjalë sa më të thjeshta pse, nën drejtimin e Belinda Ballukut, afera e Termocentraleve lëvizës, bie era korrupsion dhe pse i kam kërkuar SPAK-ut të kryejë hetim penal për këtë aferë që u ka marrë padrejtësisht shqiptarëve të paktën 80 milionë euro.

Së pari, vendi nuk ishte në kushtet e emergjencës. Kryeministri nuk ka marrë në rrugë zyrtare asnjë njoftim për mungesa afatgjata të burimeve për prodhimin e energjisë elektrike. Së dyti, ministrja Balluku është shprehur publikisht se anijet lëvizëse termike do të prodhonin energji vetëm pas 2 vitesh, duke rrëzuar arsyen e emergjencës për të cilën qeveria u investua me vendim të posaçëm.

Së treti, KESH zhvilloi procedura kaotike me afatet e tenderit për asetin gjenerues termik, të cilat ishin të ndryshme në shqip dhe në anglisht. Dhe ishin jo vetëm të ndryshme, por edhe shumë të shkurtra, me qëllim favorizimin e një operatori të paracaktuar nga shefat politikë. Po qendroj pak tek afatet për të dhënë një informacion tjetër që provon se jo vetëm gjoja gara e hapur nga KESH, por edhe vendimi i qeverisë për të autorizuar KESH-in në këtë procedurë kanë qenë fiktivë, sepse fituesi ishte i paracaktuar.

Kompania fituese Excelarate Energy, në regjistrat zyrtarë amerikanë, ka referuar që në Janar se ishte njoftuar nga shteti shqiptar për shpalljen fituese. Pra, ndërkohë që tenderi në Shqipëri ishte ende i hapur formalisht, kompania ka njoftuar autoritetet përkatëse amerikane se e kishte fituar atë. Pala shqiptare, e përfaqësuar nga Belinda Balluku, e shpalli fituesin në mars 2022. Besoj se askush nuk ka ndonjë dyshim se Belinda Balluku dhe ligji janë dy pika që nuk takohen askund. Le të vazhdojmë me abuzimet e tjera që na çojnë sërish tek i njëjti përfundim- fituesi i tënderit për asetet gjeneruese termike ishte i paracaktuar dhe se, së paku, 80 milionë euro, që janë paguar, nuk dihet pse, nuk dihet kujt.

Një tjetër fakt që e provon se kriteret e tenderit u qepën për kompaninë e paracaktuar është fakti që KESH kërkoi më janar asete gjeneruese me fuqi 110 MegaVat. Pse 110 dhe jo 100 apo 120? Apo çdo shifër tjetër? Përgjigja është e thjeshtë. Fituesi i paracaktuar merrte përsipër një kapacitet prodhimi prej 110 megavat. 60 mega nga njëra anije dhe 50 nga tjetra. Një skemë kaq e të trashë abuzimi me pushtetin, një skemë kaq ulëritëse korrupsioni e abuzimi vetëm Belinda Balluku mund ta vendosë kaq mendjelehtësisht në funksion!

Dhe nuk mbaron këtu. Për aferën e Tigrave të Belindës jo vetëm u prodhuan 2 vendime qeverie, u shpall gjendje emergjence nga asgjëja, u bënë u bënë lëmsh afatet e tenderit nga KESH-i, u qepën kriteret e kapacitetit prodhues, por në kohën e zhvillimit të tenderit kompania fituese as nuk i zotëronte këto anije të prodhimit të emergjisë.

Dokumentat zyrtarë provojnë se fituesi i paracaktuar i bleu anijet në Bangladesh në Prill 2021. Kjo do të thotë se as gjatë shpalljes së ofertës në janar 2022, as në ditën e firmosjes së kontratës në prill 2022, kompania e rregjistriar në parajsë fiskale në Delauer, nuk dispononte mjete të prodhimit të energjisë, një nga kushtet kryesore për të qenë pjesëmarrës në garë. Pse Belinda Balluku, që qendronte në krye të këtoj operacioni dhe ë publikisht ka marrë përsipër autorësinë e marrëveshjes, është detyruar të shkelë ligjin kaq hapur, me kaq arrogancë dhe në mënyrë flagrante, këtë duhet ta zbulojë SPAK-u. Tani, sa para janë në këtë lojën e pistë antishtet që është mësuar të luajë Belinda Baulluku prej së paku 12 vitesh?

Janë shumë para! Shumë fare! Kosto ditore e aseteve që nuk prodhojnë energji, është 94 mijë e 500 dollarë. Në totol llogaritet rreth 69 milionë dollarë vetëm për qiranë, operimin dhe mirëmbajtjen. Plus 2.6 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës, plus 7.2 milionë euro për depozitim dhe ngarkim-shkarkim i lëndës djegëse, plus 1.7 milionë euro siguracion për Termocentralin Lundrues. Janë rreth 80 milionë euro, por që kostoja është akoma më e lartë, pasi KESH ka shpenzuar miliona edhe për të bërë funksional Tigrat e Belindës dhe për t’i lidhur ata në rrjetin energjitik shqiptar, pasi TEC-et lëvizëse operonin me një nivel të ndryshëm tensioni nga ai i sistemit shqiptar.

A na çojnë këto shkelje të ligjit dhe shpenzime të larta në prodhimin e një energjie më të lirë se në treg? Jo! Absolutisht jo! Energjia e prodhuar nga Tigrat e Korrupsionit të Belindës është 100%-160% më e shtrenjtë se çmimi mesatar në tregun ndërkombëtar të energjisë për kohën. Në këtë përfundim nuk kanë dalë vetëm ekspertët tanë, gjetjet e të cilëve i kemi dorëzuar në SPAK. Çmimi shumë i lartë që këto termocentrale lëvizëse prodhojnë është konstatuar edhe nga Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kur SPAK-u të nisë të hetojë për këtë aferë të frikshme të abuzimit me pushtetin, do të gjejë edhe opomencën e ekspertëve nga brenda sistemit, ekspertë me integritët që kanë paralajmëruar ministren Balluku për kostot e  prodhimit të energjisë  nga TEC-et si në kohë lufte. “Kostot e përdorimit të këtij impianti, variojnë nga “mjaft më të larta” në “jashtëzakonisht shumë më të larta” sesa çmimet mesatare të pritshme”- thuhet në një dokument zyrtar që Belinda Balluku e ka injoruar.

Në fakt, kështu ka bërë në çdo rast që prishte planet e saj dhe të Edi Ramës për të çuar përpara axhenda personale që kanë dëmtuar rëndë interesin publik. Kështu ka bërë me shitblerjen e paligjshme të energjisë. Ka injoruar ligjin dhe ka blerë më shtrenjtë energji jashtë Bursës dhe e ka shitur më lirë energjinë, po jashtë Bursës.. Një aferë për të cilën, në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kam kërkuar hetim penal në SPAK dhe për të cilin jam informuar se hetimet vijojnë.

Kështu ka bërë me panelet diellore në Digën e Zadejës, ku u kryen punime me çmime gati tre herë më të larta sesa në privat. Edhe për këtë kam informuar SPAK-un dhe pres prej Prokurorisë së Posaçme të bëjë një hetim të shpejtë dhe të pavarur. Lidhur me aferën e termocentraleve lëvizës që s’prodhuan asnjëherë energjinë por për të cilën u paguan paratë, i kam dorëzuar Prokurorisë së Posaçme një mal me dokumenta. Janë 11.3 kilogramë prova në letër për korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, shkeljen e barazisë në tendera dhe abuzimin me pushtetin të numrit 2 të qeverisë së Edi Ramës.

Mjafton vetëm pak vullnet nga SPAK dhe disa specialistë me integritet që t’u provojnë shqiptarëve se Belinda Balluku e ka keqpërdorur postin publik dhe ka djegur jo për interes të shqiptarëve të paktën 80 milionë euro. Belinda Balluku dukshëm nuk është në pozicion të favorshëm në raport me drejtësinë. Është vetëm çështje kohe që skemat korruptive në sektorin e energjisë, abuzimi me pushtetin dhe paratë publike të zbardhen plotësisht nga drejtësia dhe sistemi qeverisës të çlirohet nga keqbërës si Belinda Balluku dhe Edi Rama!

gazment bardhi belinda balluku edi rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan