Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për procesin ndaj Erion Veliajt, i cili mbeti në qeli. Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se Veliaj është përgjuar në paraburgimin e Durrësit me vendim gjykate dhe se në bisedat e tij, jepen urdhra për sulm ndaj njerëzve të drejtësisë por edhe zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe drejtorisë së burgjeve. Lala më tej tha se Veliaj u ka dhënë urdhra mediave të njohura në vend për këto sulme dhe ata i kanë zbatuar.
Lala gjithashtu tha se ka patur gjuhë të ashpër ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarëve të Drejtorisë së Burgjeve, për shkak të një kontrolli që është bërë, për shkak të dyshimeve se mund të kishte telefon dhe ka patur një përmbysje të qelisë ku ndodhet ai. Gazetarja shtoi se gjatë kontrollit, ky moment nuk është pritur mirë dhe ka një gjuhë kërcënuese.
"Ka qenë një proces jo i zakonshëm sepse përgjithësisht përfundojnë brenda ditës, ndodh rrallë, të shtyhet procesi. Të martën zgjati shtatë orë seanca. Diku te tre orë e gjysmë folën avokatët e Veliajt, listuan provat dhe faktet që Veliaj nuk mund të qëndronte në arrest me burg. Kërkuan dhe vendosën garanci pasurore, me qëllim që të lirohej Veliaj.
Mori fjala prokuroria dhe tha që Veliaj duhet të mbahet në burg. Një ndër pikat kishte të bënte me faktin që Veliaj përbën rrezik për kërcënimin e dëshmitarëve dhe prishjen e provave. Për këtë sollën përgjime të realizuara në qelinë e paraburgimit të Durrësit. Veliaj është përgjuar me vendim të Gjykatës së Posaçme në të gjithë bisedat që ka patur, kryesisht me familjarët. Prokurorët pretendojnë se zoti Veliaj ka orkestruar sulme ndaj njerëzve të drejtësisë duke përdorur media të caktuara, së dyti ka kërkuar sulm të koordinuar ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ka patur gjuhë të ashpër ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarëve të Drejtorisë së Burgjeve, për shkak të një kontrolli që është bërë, për shkak të dyshimeve se mund të kishte telefon, ka patur një përmbysje të qelisë ku ndodhet ai.
Gjatë kontrollit, ky moment nuk është pritur mirë dhe ka një gjuhë kërcënuese. Prokurorët kanë deklaruar se kur ka këtë sjellje edhe në një institucuon sigurie, imagjinoni thonë ata se si mund të sillet jashtë me dëshmitarët për shkak të pushtetit mediatik dhe politik. Për shkak të provave të reja, janë rreth 19 faqe përgjime. Janë depoziatuar edhe kontrata dhe fatura, të kompanive që sipas SPAK kontrollohen nga Ajola Xoxa. Avokatat kanë kërkuar kohë për këto prova.
Veliaj deklaroi se SPAK po përdor kundër tij biseda me të birin dhe familjarëvt, janë biseda që kanë të bëjnë me intervista që ka dhënë në media kryesore në vend, thotë ai. Ai thotë nuk mund të përdoren bisedat me familjen. SPAK thotë mund të përdoren sepse janë me vendim të gjykatës.
Brenda përgjimeve ka shumë detaje, në zbardhjen e masës së sigurisë mund të jetë më e qartë se çfarë gjuhe ka përdorur zoti Veliaj. Ai ka orkestruar sulm ndaj njerëzve të drejtësisë.
Ditën e sotme ishte vetëm shpallje vendimi që u la në fuqi masa për Veliajn dhe për biznesmenët. U zbut masa për biznesmenin Elman Abule në arrest shtëpie.
Veliaj përpiqet të ushtrojë ndikimin në media kryesore, për sulm ndaj SPAK dhe narrativë që i shkon për shtat. Janë printuar shumë media, faqe online, etj. E dyta ka të bëjë me gjuhë shantazhuese, që ka të bëjë me zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Se pse ka patur Veliaj gjuhë shantazhi ndaj tyre nuk dihet. Po hetohet. Edhe ndaj drejtorisë së burgjeve, ka patur gjuhë jo të pranueshme. Prokurorët thonë se përbën rrezik të dëmtojë provat dhe të frikësojë dëshmitarët", tha Lala.
Ilir Alimehmeti TIRANË - Ilir Alimehmeti, ka folur mbrëmjen e sotme mbi listat e kandidatëve për deputet të PD-së, në zg...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë sot prezantimin për Programin e Qeverisjes 2025-2029 për Infrastruktur&e...
TIRANA- Rudina Hajdari ka reaguar pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë ditën e djeshme nga partitë po...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të programit për transportin dhe infrastrukturën, u shpreh se ...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes së PD-së u shpreh se n&eum...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha Gjatë prezantimit të programit për transportin dhe infrastrukturën, ka paraqitur...
TIRANA- Platforma TikTok do të duhej të niste mbylljen e saj ditën e sotme për 1.5 milion llogari të përdoruesve në territo...
SHKODRA- Pas daljes së listave të kandidatëve për deputetë, bashkia e Shkodrës ka emëruar nënkryetarin e ri, Alban Pre...
Kuvend SHQIPËRI - Janë 11 subjekte zgjedhore, parti e koalicione, të cilat dorëzuan, në KQZ, në përmbyllje të afati...
DIBRA- Zv. kryeministrja njëherësh dhe Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku me anë të një postim në rrjetet sociale ...