POLITIKE

Imuniteti i Ballukut, Buzhala: Nëse dështon kjo çështje, është fundi i SPAK siç e njohim

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Mars 2026, 22:39
Imuniteti i Ballukut, Buzhala: Nëse dështon kjo çështje,

Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, komentoi zhvillimet politike në Shqipëri pas votimit në Kuvend, ku shumica socialiste vendosi të mos i heqë imunitetin zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas Buzhalës, vendimi ka rëndësi të madhe jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe për mënyrën se si Bashkimi Evropian e sheh funksionimin e drejtësisë në vend.

Ai theksoi se në Evropë ekziston shqetësimi që politika në Ballkan shpesh ndërhyn në drejtësi, duke shtyrë kufijtë e saj. Sipas tij, nëse drejtësia pengohet në raste të tilla, atëherë rrezikohet seriozisht besueshmëria e institucioneve të reja të drejtësisë.

Ai shtoi se nuk ka asgjë personale me Ballukun, por sipas tij problemi lidhet me parimin e barazisë para ligjit dhe respektimin e standardeve demokratike.

Në analizën e tij, gazetari u ndal edhe te procesi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit, duke theksuar se Bashkimi Evropian shpesh përballet me dilema për zgjerimin. Ai përmendi edhe shembuj nga brenda BE-së, si rasti i Hungarisë që ka bllokuar vendime të rëndësishme, duke treguar se vendet anëtare mund të krijojnë probleme edhe pasi bëhen pjesë e unionit.

‘Ndryshon shumë sepse Evropa mendon SPAK-un. Ç'e re, Evropa nuk është klubi i shteteve më të organizuara që munden me ekzistu. Domethënë, për fatin e keq të Evropës, nxitimin  anëtarësim, posaçërisht të vendeve që shkaktojnë trazira. Nëse Hungaria e pengon fondin për Ukrainën. Edhe ata janë pak të penduar me këtë gjë.

Se letra e Vuçiçit edhe Ramës ishte edhe kjo, domethënë po duan me hap një shteg, po i thonë, e tash. Rreziku i asaj letre sipas meje është, këta po duan me i thënë Bashkimit Evropian, pranona ne në Bashkimin Evropian në rrugë të shkurtër, mos na jepni të drejtën e vetos, mirëpo kjo ishte edhe pak thikë me dy teha. Domethënë, futna brenda, mos na, mos na i shikoni të gjitha standardet ne, a i keni plotësuar ju ato?

Po, standardet demokratike, futemi aty. Pra, për mua, personalisht, nuk po dua me tingëllu patetik, domethënë se në këto raste dhe ka rrezik që tingëllon njeriu patetik. Në një shoqëri cinike qysh është shoqëria shqiptare, kur i thuash ti, çështja është respektimi i ligjit e këto gjëra, njerëzit thonë, i ka ikë kolegu. Domethënë, pra për mua është shumë e rëndësishme, sepse nëse dështon, unë me Belindën s'kam kurrgjë personale.

Ngjashëm me Çimin që është Rama, ai po mbrohet për shkak të vetes. Mirëpo unë mendoj, është fundi i SPAK-ut siç ne e njohim, nëse kjo ka dështuar në këtë formë, sepse nuk është politika që i tregon drejtësisë cilat janë limitet e drejtësisë. Nuk mundet më qenë kështu.

Para Edi Ramës Karta Magna është bërë në shekullin e 13-të. Ambasadori i Karta Magnës ka reaguar sot. E kanë bërë britanikët e kanë bërë. Se unë Karta Magnën nuk e bëra për me kallu kush e ka bë.

Por ambasadori vjen prej asaj demokracie burimore, i cili, i cili ia hoqi titujt mbretit, princit, trashëgimtarit. Pra, këta që thonë leading by example. Ky thotë unë princin tim e futëm në burg, atë farë qerrata atje, edhe lordin Mendelson e futëm në burg, edhe ai e bëri një komunikatë, thotë, që kjo është.

Kur beson Gjermania edhe Britania e Madhe që nuk po ndahet, si me thënë nuk janë limitet, politika po e han drejtësinë, po e shtyn, më shumë në Ballkan shtyjnë patjetër, fatkeqësisht. Absolutisht, ne jemi të vetëdijshëm. Politika është mujshare në Ballkan. Domethënë këtu, pak i pavëmendshëm me qenë, veç kur të vjen atje dhe aktgjykimin e ka shkruar politikani. Pra unë mendoj, gabimi i madh, unë hala shpresoj për Shqipërinë që ndoshta Belinda vetë e dorëzon imunitetin. Ndoshta është vetëm një, si me thënë, shtymje me ego’, u shpreh ndër të tjera, gazetari Berat Buzhala në SYRI TV.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë