POLITIKE

Vendimi tronditës/ Brukseli bllokon integrimin, BE nuk do miratojë raportin IBAR për negociatat

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Mars 2026, 21:17
Vendimi tronditës/ Brukseli bllokon integrimin, BE nuk do miratojë

Dështimi i Kuvendit të Shqipërisë për t’ia hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e rrezikon rrugëtimin e Tiranës zyrtare drejt Bashkimit Evropian, kanë thënë disa diplomatë në Bruksel. Sipas tyre, shtetet anëtare presin që politika të mos e pengojë sundimin e ligjit dhe se për këtë, nuk do të jenë të gatshme të miratojnë raportin “IBAR”, i cili mundëson nisjen e mbylljes së kapitujve të anëtarësimit të Shqipërisë në bllokun evropian
Shqipëria është duke e rrezikuar progresin në rrugën drejt integrimeve në Bashkimin Evropian (BE) për shkak të dështimit në Kuvend për t’ia hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është tash deputete.

Disa diplomatë të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel kanë thënë se shtetet anëtare nuk do të jenë të gatshme që ta miratojnë raportin IBAR për Shqipërinë, e i cili është i domosdoshëm që ky shtet, pas hapjes së të gjithë kapitujve, ta nisë edhe mbylljen e tyre. Disa prej diplomatëve evropianë, të cilët kanë folur për KOHËN në kusht anonimiteti, kanë thënë se ka shtete anëtare që dëshirojnë “me kujdes” të shohin dëshmi se në Shqipëri politika nuk e pengon sundimin e ligjit dhe se Shqipëria me vrullin e njëjtë do t’i vazhdojë reformat dhe përmbushjen e kritereve për t’u anëtarësuar në BE.

Ky reagim në Bruksel është bërë pasi Kuvendi i Shqipërisë ka votuar të enjten kundër heqjes së imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Balluku, pasi prokurorët kanë kërkuar autorizim për arrestimin e saj nën dyshim për korrupsion. Deputetët e partisë në pushtet të kryeministrit Edi Rama, e kanë pamundësuar me 82 votat e tyre heqjen e imunitetit të Ballukut, duke nxitur protestë nga deputetë opozitarë brenda sallës së Kuvendit. Për heqjen e imunitetit të Ballukut, e cila është shkarkuar nga Rama ditë më parë, nevojitej një shumicë e thjeshtë prej 71 votash.

Ky veprim nuk ka kaluar i pavërejtur në Bruksel.

“Sigurimi i një mjedisi të favorshëm që SPAK-u ta kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, është thënë në një reagim nga zyra për shtyp e Komisionit Evropian (KE).

Diplomatë evropianë kanë thënë po ashtu se imuniteti në Kuvend nuk duhet të jetë pengesë për zbatimin e sundimit të ligjit dhe për ta luftuar korrupsionin në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër kandidat për anëtarësim në BE.

Vendimin e Kuvendit e ka mbështetur kryeministri Rama, pasi në një postim në platformën X ka shkruar se shumica e tij qeverisëse ka bërë “pa asnjë diskutim, atë që do të bënte çdo parlament demokratik i Evropës, ku kalimi i kërkesave të prokurorisë jo për arrestin pa gjyq të një deputeti si kjo kërkesa e sotme, po për të filluar apo jo hetimet, nuk është askund si kalimi pa asnjë lloj kontrolli i kufijve në zonën Shengen”. Pas votimit, në Ambasadën gjermane në Tiranë kanë thënë se Gjermania e mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në BE në përputhje me dëshirën e shqiptarëve, porse ka shtuar që “kusht i domosdoshëm për të përparuar në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë”.

“Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces", thuhet në deklaratë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i kishte kërkuar Kuvendit qysh më 16 dhjetor të vitit të kaluar që t'ia hiqte imunitetin Ballukut. SPAK-u ka ngritur aktakuzë kundër Ballukut për “shkelje të barazisë me tenderë” në rastin që ka të bëjë me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogorasë. Asokohe, ajo e ka mbajtur pozitën e zëvendëskryeministres dhe të ministres së Transportit dhe Energjetikës. Balluku është nën hetime edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi që lidhen me disa projekte infrastrukturore në Tiranë.

Më 26 shkurt, kryeministri Rama e ka shkarkuar Ballukun nga të gjitha postet qeveritare. Por, Partia Socialiste në pushtet është kundër arrestimit të Ballukut, duke argumentuar se ajo nuk mund t'i prishë provat apo të arratiset, nuk mund ta përsërisë veprën penale dhe se rruga e SPAK-ut për ta hetuar atë është e hapur. E Partia Demokratike (PD) opozitare mban qëndrim se imuniteti nuk duhet të kthehet në mburojë apo pengesë për drejtësinë.

Për këtë arsye, derisa brenda sallës së Kuvend po zhvillohej seancë, jashtë tij janë mbledhur protestues të thirrur nga opozita me kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Forca të shumta policie janë rreshtuar para oborrit të Kuvendit për të mbikëqyrur situatën. Qëkur SPAK-u ka ngritur aktakuzë kundër Ballukut, opozita në Shqipëri ka zhvilluar disa protesta, në të cilat ka pasur tensione, dhunë e dhe të lënduar, si nga ana e protestuesve, ashtu edhe nga ajo e policisë.

Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt për anëtarësim në BE dhe synon të bëhet pjesë e bllokut para vitit 2030./ Nga Augustin Palokaj

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë