Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat, ka bërë publike sërish sot, pyetjet drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani në lidhje me denoncimet e PD-së për inceneratorin e Tiranës, aferën 5D dhe korrupsionin në bashkinë e Tiranës.
Këlliçi tha se do të presin përgjigjen e SPAK për pyetjet e më pas do të dërgojmë dokumente të tjera në lidhje me kompanitë e zbuluar rishtazi në këtë mega aferë.
Ai deklaroi se, "Partia Demokratike dhe ai nuk do ti ndahen Erion Veliajt deri sa të mbajë përgjegjësi për vjedhjet me grupin e strukturuar kriminal në Bashkinë e Tiranës."
DEKLARATA E PLOTË:
Po vijojmë sot bërjen publike të kërkesave zyrtare drejtuar Prokurorisë së Posaçme dhe kreut të saj Altin Dumani, në lidhje me mega aferat korruptive dhe hajdutërinë e Grupit të Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë, kryesuar nga Erion Veliaj.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në cilësinë e kallëzuesit të dosjes së Inceneratorit Tiranë, i ka kërkuar informacion Drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit për sa më poshtë:
1. A janë lëshuar masa të reja arresti gjatë muajit korrik 2024?
2. A është regjistruar nga ju Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?
3. A është vlerësuar nga ju studimi i depozituar i IFC pasi ishte argumentimi i përdorur nga Erion Veliaj për fillimin e procedurave për dhënien me konçension të trajtimit të mbetjeve?
4. A keni kryer ju një analizë financiare se si u rritën kostot me 3-fish nga studimi i propozuar i IFC?
5. A keni kërkuar informacion mbi kompanitë që shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë regjistruar në Bullgari, Maltë, Zimbabve, Qipro, etj?
6. A janë vlerësuar nga ju dokumentacioni i dërguar nga PD për Njësinë e Zbatimit të Projektit (NJZP)?
7. A është vlerësuar nga ju Marrëveshja e lidhur midis Bashkisë Tiranë, Inspektoriatit të Mjedisit dhe kompanisë IEBV SPV sh.p.k. për menaxhimin e biznesit të dherave?
8. A po verifikohen nga ju të dhënat që ju kemi vënë në dispozicion për kompanitë të cilat me urdhër të Bashkisë Tiranë nuk paguajnë për depozitimin e dherave?
9. A po kryeni ju një analizë të detajuar sa kompani të pajisura me leje ndërtimi kanë depozituar dherat në landfillin e Sharrës? Sa prej tyre kanë kryer pagesat në vlerë monetare e sa me metër katrorë ndërtimi?
10. A keni marrë masa për sekuestrimin e këtyre aseteve?
Disa kontrata kleringu ua kemi vënë në dispozicion për subjektin ITS sh.p.k. dhe ende nuk ka asnjë veprim për të parandaluar tjetërsimin e tyre.
Partia Demokratike nga viti 2020 e në vijim ka depozituar vazhdimisht prova dhe fakte në Prokurorinë e Posaçme, jo vetëm për shkeljet e kryera gjatë miratimit të këtij konçensioni, por edhe për mungesën e monitorimit të kontratës përmes dështimit të qëllimshëm të NJZP, për të vjedhur dhe zhdukur paratë, por mbi të gjitha kemi depozituar në SPAK provat se ku ndodhen paratë e vjedhura të shqiptarëve.
Shifra qesharake prej 20 milionë euro e faktuar deri më sot nga SPAK nuk është e vërteta e kësaj vjedhje dhe mbi të gjitha kjo shifër shërben si amnisti e plotë e SPAK-ut për kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë, Erion Veliajn.
Ne do të presim përgjigjen e SPAK, e më pas do të dërgojmë dokumente të tjera në lidhje me kompanitë e zbuluar rishtazi në këtë mega aferë.
Nëse SPAK nuk ka vullnet të hetojë hajdutërinë e Bashkisë Tiranë, garantojmë qytetarët se Partia Demokratike, unë personalisht dhe Grupi i Ekspertëve të PD, jemi më të vendosur se kurrë për të zbardhur deri në fund këto dy mega vjedhje të kryera nga Erion Veliaj, atë me inceneratorin fantazmë të Tiranës dhe vjedhjen tjetër me bandën 5D.
Ne nuk do të ndalemi në faktimin e vjedhjeve dhe abuzimit me taksat e qytetarëve si dhe luftën kundër korrupsionit që ka mbërthyer prej fyti Bashkinë Tiranë.
Për këtë arsye ftojmë qytetarët sërish nesër, e enjte, datë 18 korrik, ora 11:00, të protestojmë kundër kryehajdutit të Tiranës Erion Veliaj.
ervin salianji TIRANË- Mbledhja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare vijon me dyer të mbyllura, ku po raporton drejtuesja e SHISH ...
Mbledhja TIRANË- Drejtoresha e Shërbimit Farmaceutik në QSUNT, Mirela Rexhepi gjatë seancës dëgjimore sot në Komisi...
mbledhja e komisionit TIRANË- Ditën e sotme është mbledhja e radhës e Komisionit për Dezinformimin, e cila u bojkotua nga an&...
pjerin ndreu, edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mesditën e sotme një mbledhje me kryetarët e bashkive të v...
mbledhja TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Sh&eum...
flamur noka TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë seancës dëgjimore të Shërbimit Informa...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nxjerr shifrat e turistëve që kanë hyrë në vendin tonë deri më tani....
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar operatorët turistkë në Vlorë ditën e sotme, për shkak të rri...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar rritjen e çmimeve nga operatorët turistikë në Vlorë dhe në Sa...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin në vendin ...