Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

TIRANË- Instituti i Studimeve Politike, ISP se fundmi përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me kandidimin në listën e hapur të PS-së për deputet në Elbasan të Olsi Komiçit. ISP shkruan se kandidimi dhe deklarimet elektorale të Komiçit vijnë në kontrast të thellë me betimin e kryer si komisioner në KPK për pavarësi dhe integritet, me funksionin e tij dhe statusin kushtetues.
Instituti i Studimeve Politike thekson se disa prej subjekteve të gjykuara nga Komiçi janë ende në proces vlerësimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) dhe tashmë çdo i penalizuar nga vota e tij ka të drejtë të pretendojë edhe se “gjykatësi” mund të jetë ndikuar edhe nga bindje politike në votën e tij kundër. Më tej në reagim thuhet se Komiçi në formularin e regjistrimit të kandidatëve dërguar nga subjekti PS në KQZ është shënuar “Komisioner”. ISP thekson se cilësimi nuk është më në fuqi prej dhjetorit 2024 dhe për pasojë është i pasaktë dhe shkelje e etikës. Më tej instituti shprehet se standardet e integritetit dhe etikës institucionale do të duhej të ishin prioritare, kritere dhe parime udhëheqëse.
Postimi i plotë i Institutit të Studimeve Publike:
Integriteti i subjektit ishte një nga tri kriteret vlerësuese të vetingut në drejtësi. Vlerësimi profesional, vlerësimi pasuror dhe vlerësimi i integritetit u bënë motive kushtetuese dhe ligjore për largimin nga sistemi të rreth 50% të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përfshirë shumicën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Reforma në drejtësi ishte “revolucion” eksperimental dhe në momentin që u pranua/u votua, u shndërrua në mekanizëm kushtetues në emër të reformave integruese, antikorrupsionit dhe mirëqeverisjes.
Në institucionet e reja bën pjesë edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), instanca e parë e vetingut në drejtësi. “Gjyqtarët” e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhej të ishin me integritet të lartë, të pavarur, ekspertë dhe profesionistë të fushës. Bilanci dhe vlerësimi i tyre meriton analizë të gjatë, por Instituti i Studimeve Politike (ISP), i cili po monitoron integritetin e zyrtarëve të lartë në proceset politike dhe vendimmarrëse, mbështetur nga programi amerikan NED, në këtë shënim ka në fokus një prej rastve konkrete.
Në dhjetor 2024 KPK e mbylli mandatin. Sipas standardeve etike dhe të integritetit zyrtarët kanë kufizime dhe kushtëzime edhe për periudhën e shkurtër pas mandatit. Në rastin e KPK konstatojmë se njëri prej komisionerëve, Olsi Komiçi, brenda më pak se 90 ditëve ka hyrë në nivelet e larta politike duke u regjistruar si kandidat për deputet në listën shumëemërore të partisë politike në pushtet, PS.
E drejta e tij e kandidimit dhe deklarimet e tij elektorale vijnë në kontrast të thellë me betimin e kryer si komisioner në KPK për pavarësi dhe integritet, me funksionin e tij dhe statusin kushtetues. Përveç të tjerash, disa prej subjekteve të gjykuara nga zoti Komiçi janë ende në proces vlerësimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) dhe tashmë çdo i penalizuar nga vota e tij ka të drejtë të pretendojë edhe se “gjykatësi” mund të jetë ndikuar edhe nga bindje politike në votën e tij kundër.
Tregues simbolik kritik është edhe fakti se në formularin e regjistrimit të kandidatëve dërguar nga subjekti PS në KQZ, për zotin Komiçi është shënuar “Komisioner”, pra cilësimi në funksionin e pavarur kushtetues, cilësim i cili nuk është më në fuqi prej dhjetorit 2024, për pasojë është i pasaktë dhe shkelje e etikës. Ish-komisioneri tashmë kandidat për deputet në momentin e plotësimit të formularit mbante një post tjetër të lartë ekzekutiv, i cili iu dha në kuadër të promovimit publik/politik paraelektoral.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) respekton zgjedhjen e çdo individi dhe subjekti politik për përfshirje në politikë, por gjithashtu vlerësimin se standardet e integritetit dhe etikës institucionale do të duhej të ishin prioritare, kritere dhe parime udhëheqëse, pasi siç OECD me të drejtë vlerëson, “integriteti është gur themeli për mirëqeverisjen, si dhe parakusht i besimit dhe legjitimitetit të veprimeve të një qeverie/qeverisje”.
Për periudhën qershor 2017-dhjetor 2024, Komici u mandatua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për ushtrimin e detyrës së Komisionerit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ndërsa prej muajit Janar 2025 ka ushtruar detyrën e drejtorit të përgjithshëm në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Ndërkohë dy ditë më parë, 20 mars Manush Kullolli u komandua si drejtor i përgjithshëm i AKU, pasi Komici është në listë të hapur në qarkun e Elbasanit.
ITALI- Qeveria italiane ka publikuar në Fletoren Zyrtare marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqip&eum...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një postim të publikuar së fundmi në "Facebook" u ka bërë thirrje ndjekëse t&eum...
KOSOVË- Ish presidenti Hashim Thaçi pas vizitës dy ditore në Kosovë, është larguar për në Hagë, ku vazhdon...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në bashkëbisedimin me qytetarët ka deklaruar se çmimi i energjisë...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi sot në bashkë bisedimin me qytetarët vendimin e disa kryetarësh par...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se me ardhjen e tyre në qeveri do të vendosin arsimtarin në piedestalin q...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u pyet nga komentuesit se cilët ishin politikanët që e kanë frymëzuar. Ai th...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet siciale theksoi se tokat e bregu...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka theksuar se një ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se do të bëjë gjithçka që m...