POLITIKE

Shkullaku: Ajo që ndodhi në Durrës ishte ‘dhunim publik’ i shoqërisë nga Edi Rama

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Maj 2026, 21:56
Shkullaku: Ajo që ndodhi në Durrës ishte ‘dhunim

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se në Shqipëri ekziston një krizë e thellë përfaqësimi politik, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për deformim të sistemit në Durrës.

Sipas Shkullakut, ajo që ndodh në Durrës përbën një ‘dhunim publik’ të shoqërisë, ku përfaqësimi politik nuk pasqyron realitetin qytetar, por një strukturë të kontrolluar dhe të imponuar politikisht.

Ai theksoi se ndryshimi i përfaqësuesve politikë të Durrësit ndër vite tregon, sipas tij, një degradim të thellë të përfaqësimit, duke e lidhur këtë me mënyrën e funksionimit të pushtetit aktual.

‘Tani të them edhe këtë çështjen e qëndrimit që preket nga mediat dhe nga opozita.

Ajo që shikojmë në Durrës është një dhunim publik që Edi Rama i bën shoqërisë.

Tani, nëse bëjmë një krahasim dhe shohim se ku vendoset vëmendja, këtu vjen ai prioriteti i ‘projektorëve’ tanë, ku drejtohen. Çfarë ndodhi në atë sallë? Bardh Agasi… vijnë socialistët e vjetër, dhe kur i sheh, duken të hutuar, si njerëz që nuk dinë ku të drejtohen. Ajo që u tha aty ishte e paqartë dhe pa lidhje.

Nuk është kjo ngjarja kryesore. Ngjarja është se si figura si Bardh Agasi janë pjesë e një realiteti më të gjerë të socialistëve, të vjetër dhe të rinj, që shpesh nuk kuptojnë se çfarë po ndodh rreth tyre.

Ajo që ndodh aty është një dhunim publik për disa arsye.

Së pari, sepse Bardh Agasi është babai i Ergys Agasit, por kjo nuk ka lidhje me përgjegjësi individuale, sepse askush nuk mban përgjegjësi për familjarët. Por fenomeni ‘Ergys Agasi’ është simbol i mënyrës se si Edi Rama ka ndikuar në Durrës.

Nga historia, kultura dhe përfaqësimi politik që ka pasur Durrësi më parë, deri te ajo që përfaqëson sot, ka një ndryshim të madh. Nëse shikon emrat që kanë përfaqësuar Durrësin më parë dhe ata që e përfaqësojnë sot, dallimi është i dukshëm.

Nëse Edi Rama do të mendonte për socialistët dhe për qytetin e Durrësit, do të duhej të kishte një reflektim më të thellë për përfaqësimin politik atje.

Deputetët që kanë përfaqësuar Durrësin ndër vite përfshijnë raste të ndryshme, disa në burg, disa në hetim, disa anonimë, dhe të tjerë të përfshirë në skandale të ndryshme. Kjo tregon një problem të thellë në përfaqësim.

Ajo që ndodh nuk është thjesht çështje fjalori apo sjelljeje në një sallë, por mënyra se si njerëzit detyrohen të pranojnë realitetin politik pa kundërshtim dhe pa zë kritik.

Në anën tjetër, edhe opozita ka problemet e saj. Ajo është përfshirë në një proces politik ku janë vendosur kushte të pabarabarta, ku i është vështirësuar funksionimi normal, me mungesë fondesh dhe mekanizmash të barabartë zgjedhorë.

Ky është një tjetër problem për demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri.

Madje, pavarësisht se kush mund të jetë kryetar i Partisë Demokratike në të ardhmen, do të vazhdojnë të ketë sulme dhe akuza të ngjashme personale dhe politike ndaj çdo figure.

Detyra jonë si media është të identifikojmë rreziqet kryesore për shoqërinë, për lirinë dhe për përfaqësimin qytetar.

Demokracia është përfaqësimi i qytetarëve në Kuvend, por sot Kuvendi është në një gjendje të rënduar.

Ka pasur raste të baltosjes dhe degradimit të figurave politike dhe publike, të cilat më pas trajtohen ndryshe sipas pozicionit të tyre politik.

Prandaj, pyetja kryesore është se ku e vendosim fokusin: tek problemi më i madh që ndikon shoqërinë, apo tek çështje të brendshme të partive politike.

Nëse do të kishim një demokraci funksionale, gara në Partinë Demokratike do të ishte një çështje e rëndësishme. Por në kushtet aktuale, problemi është më i gjerë.

Edhe mënyra se si organizohet opozita ka shumë probleme dhe mund të kishte zgjidhje më të strukturuara, si një front i përbashkët opozitar.

Por pavarësisht këtyre, fokusi nuk duhet të largohet nga problemi kryesor që perceptohet si më i madhi për shoqërinë.

Prandaj është e rëndësishme të bëhet dallimi mes dy skenave dhe dy realiteteve politike.’, tha gazetari Armand Shkullaku në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan