Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug! Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...

Fillimisht ishte portali i njohur ‘Politico’, i cili me anë të një profili për presidentin francez, Emmanuel Macron, paralajmëronte se integrimi i Shqipërisë në BE mund të ketë ngecur.
Tani është Guy de Launey, korrespondenti i njohur nga Brukseli i disa medieve të mëdha si BBC apo SKY, që shkruan për revistën ‘Monocle’ se vrulli gjeopolitik ka mbaruar.
Sipas tij, Shqipëria duhet ta lexojë mirë frazën e thatë të Ursula von der Leyen se pretendimet e Shqipërisë janë thjesht ambicie. Më poshtë analiza e tij.
Nga Guy de Launey, MONOCLE
Duke parë ngjarjet e fundit dhe ato aktuale, njerëzit do të të falnin lehtë po të mendoje se BE-ja po ndjek një kurs zgjerimi në Ballkanin Perëndimor.
Në pamje të parë, gjërat duken se po ecin në drejtimin e duhur nga turi i fundit në rajon i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deri te Samiti i nivelit të lartë i Procesit të Berlinit për liderët e Ballkanit Perëndimor, i mbajtur këtë javë në Londër.
Por a nuk i kemi dëgjuar të gjitha këto edhe më parë?
Dy nga gjashtë vendet e rajonit, Mali i Zi dhe Shqipëria, duken afër anëtarësimit në BE. Por vendet e tjera janë në ujëra të trazuara: Serbia ka mbetur e bllokuar në mes të rrugës; Maqedonia e Veriut po përpiqet të niset nga porti; Bosnja dhe Hercegovina duhet ta bëjë anijen e saj të aftë për lundrim; ndërsa Kosova është pa dalje në det.
Sa i përket zgjerimit të BE-së, Brukseli i ka çuar këto vende për dekada me radhë në një rrugë me ‘lule’ — një strategji e gabuar (nëse mund të quhet strategji fare) që ka dëmtuar imazhin e BE-së në rajon dhe ka bërë që njerëzit në vendet e Ballkanit Perëndimor të humbasin besimin në projektin evropian.
Këto demokraci të reja kanë nevojë për ndihmë dhe inkurajim nga Brukseli për të zbatuar reformat — veçanërisht ato që lidhen me sundimin e ligjit, korrupsionin dhe lirinë e medias. Por ato duhet ta dinë se në fund të procesit ekziston një mundësi reale për anëtarësim në BE. Të gjitha provat e disponueshme nga dy dekadat e fundit tregojnë se ky nuk është një bast i sigurt.
Shtetet anëtare të BE-së deklaruan se “e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian” në Deklaratën e Selanikut të vitit 2003. Që atëherë, vetëm Kroacia ka përfunduar procesin e anëtarësimit. Për vendet e tjera të rajonit, ka pasur më shumë zhgënjim sesa përparim, ndërsa BE-ja ka ndryshuar kushtet gjatë lojës ose ka vendosur pengesa të reja në rrugën e shteteve që synojnë anëtarësimin.
Asnjë vend nuk ka bërë përpjekje më dramatike se Maqedonia e Veriut. Në vitin 2019, ajo ndërmori hapin radikal të ndryshimit të emrit — nga “Maqedoni” në “Maqedoni e Veriut” — për të zgjidhur një mosmarrëveshje të pakuptimtë, por të dëmshme me Greqinë. Kryeministri që promovoi këtë ndryshim, Zoran Zaev, arriti ta bindte një elektorat skeptik të votonte për ndryshimin e emrit me premtimin se do të hapej rruga për anëtarësim në NATO dhe BE.
Aleanca ushtarake e mbajti shpejt fjalën e dhënë, por BE-ja lejoi Bullgarinë të vendoste veto ndaj procesit duke ngritur një mosmarrëveshje edhe më të pakuptimtë për çështje identitare të lashta. Gjatë ndalesës së shkurtër në Shkup javën e kaluar, Ursula von der Leyen mbajti qëndrimin e zakonshëm të Brukselit, duke i thënë Maqedonisë së Veriut se “topi është në fushën tuaj”. Me fjalë të tjera, BE-ja nuk ka ndërmend të lëvizë as gishtin për t’u ndihmuar.
Në Serbi, mbështetja për anëtarësimin në BE ka rënë në nivelin më të ulët historik prej vetëm 33 për qind. Kjo është pjesërisht pasojë e qëndrimit të paqartë të vetë Beogradit ndaj Brukselit – dhe Perëndimit në përgjithësi – nën udhëheqjen e presidentit Aleksandar Vučić. Por kjo reflekton edhe sjelljen e paparashikueshme të BE-së, e cila ka tundur vazhdimisht “karotën” e një rruge të qartë drejt anëtarësimit, vetëm për t’u tërhequr sërish, siç ndodhi kur ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, deklaroi se nuk do të ketë “më shumë zgjerim të BE-së”. Vrulli i Serbisë drejt anëtarësimit nuk u rikuperua kurrë.
Këto janë shembujt më të dukshëm të mënyrës se si Brukseli e ka zhgënjyer Ballkanin. Megjithëse Von der Leyen deklaroi me entuziazëm javën e kaluar se “Mali i Zi mund t’ia dalë” dhe të bashkohet me BE-në deri në vitin 2028, ka plot arsye për skepticizëm.
Po ashtu, Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme ndaj komentit të vakët të saj se “na pëlqen ambicia juaj” për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027. Nëse dy dekadat e fundit kanë treguar diçka, ajo është se vetëm një lunatik do të priste një udhëtim të qetë nga Ballkani Perëndimor drejt Brukselit.
Partia Demokratike ka organizuar sot një program trajnimi për deputetët e rinj të saj, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Aden...
Gazetari Osman Stafa, në një postim në Facebook, ka denoncuar një skandal të rëndë në sistemin shëndetësor, ...
Partia Demokratike zhvillon këtë të enjte, më 23 tetor, një aktivitet për trajnimin e deputetëve të rinj. Takimi, q&e...
Shërbimet digjitale të qeverisë, nëpërmjet zërit buxhetor “e-qeverisja”, janë duke u rritur me shpejtësi n...
Gazetari Flavio Qarri ka ironizuar fushatën elektorale të kandidates së PS për Bashkinë Tiranë, ish-ministren Ogerta Manastirliu n...
Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi, i ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ me Sonila Meçon, hodhi dritë mbi një tjet...
Nga Clea Caulcutt, Nicholas Vinocur, Giorgio Leali and Tim Ross, Politico Problemet e brendshme të presidentit francez i kanë zbehur ambiciet dhe kan...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se Belinda Balluku është përgjegjësja kryesore në...
Izraeli mund më në fund të ndihet i sigurt, në krah ka ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. E ftuar nga homo...
Historiani dhe sociologu i njohur gjerman, Rainer Zitelmann, ka publikuar një analizë në revistën ekonomike ‘Libre Mercado’ (Tre...