POLITIKE

Integrimi në BE/ Tabaku shpjegon kriteret për Shqipërinë: Balluku dhe ligjet e qeverisë vonuan procesin

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 11:54

Integrimi në BE/ Tabaku shpjegon kriteret për Shqipërinë:

Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha sot për mediat para Parlamentit se procesi i integrimit të Shqipërisë është bllokuar prej pesë muajsh dhe vonuar për shkak të disa ngjarjeve në vend, si rasti i zv/kryeministres Belinda Balluku por edhe ligjeve që ka kaluar qeveria në Kuvend si prokurimet publike, portet apo investimet strategjike, që janë jashtë standardeve të BE-së dhe me shkelje.

Duke shpjeguar kriteret ajo përmendi edhe propozimin e kancelarit gjerman Merz për integrim gradual, por ky duhet të kalonte patjetër nëpërmjet gjithpërfshirjes dhe vullnetit politik që të shprehej me akte nga mazhoranca dhe jo me fjalë.

“Një axhendë intensive që është kërkuar në tre vende të rajonit, Shqipëria ishte një ndër to, mali i Zi gjithashtu është përpara në këtë proces si dhe Moldavia. Atje u diskutua gjatë për procesin dhe momentin ku ndodhet Shqipëria, si dhe vonesat e pesë muajve të fundit, por edhe për faktin se ky proces kërkon edhe vullnet politik dhe ky vullnet politik është mjaft i rëndësishëm.

Ky nuk e lidh vetëm me temën e zv/kryeministres që ka qenë një nga arsyet se pse ka pasur 5 muaj bllokim por e lidh edhe për ligje e punë të tjera, që diskutohen çdo ditë.  Diskutohet përsa i përket ligjit të prokurimeve publike, ligjit të investimeve strategjike, të porteve, dy ditë më parë në Bundestag është shtuar edhe një pyetje përsa i përket situatës në Nartë. Pra tema të cilat i përkasin procesit të integrimit dhe e bëjnë jo vetëm teknik por e bëjnë të rëndësishëm edhe për t’u shoqëruar me vullnet politik”, tha Tabaku.

Deputetja shpjegoi edhe diskutimet që u bënë në Bundestag të Gjermanisë ku ishte prezentë dhe tha se Shqipëria duhet të ecë para si Mali i Zi, sepse në të kundërtën kjo vonesë integrimi do vazhdonte.

“Diskutimet kryesore u fokusuan në dy elementë, elementi i parë është që ky proces kërkon gjithpërfshirje dhe në radhë të parë e kërkon gjithpërfshirjen këtu në parlament. Kërkon zbatimin e vendimeve të Gjykatë Kushtetuese, kërkon ligje që janë të nevojshme që të diskutohen jo vetëm në proces të mbyllura siç ka ndodhur sot me mungesë transparence dhe se dyti ky proces bëhet i rëndësishëm nga vullneti politik. Propozimi që kancelari Merz ka bërë nisur nga propozimi i ish-kancelares Merkel dhjetë vite më parë në procesin e Berlinit, është vazhdimësia e ideve që ato kanë për integrimin gradual. Integrim gradual që do të thotë jo vetëm një hedhje në këtë proces por  edhe kalimi hap pas hapi fazë pas faze, shkallë pas shkalle sepse po të shikohet me të vërtetë megjithëse mundësia është atje, vendet e Ballkanit perëndimor nuk e kanë parë këtë mundësi”, shpjegoi ligjvënësja.

Kurse për kriterin e tretë ajo tha se bëhet fjalë për procesin e meritës, pasi asnjë vend nuk anëtarësohet në BE pa e arritur këtë kusht, ndër më të rëndësishmit.

“Dhe elementi i tretë i rëndësishëm është procesi i meritës, ky është një proces merite, nuk ka asnjë diskutim. Kush realizon reformat ecën përpara si në rastin e malit të Zi, kush nuk i realizon ato si në rastin e Shqipërisë mbetet në diskutime të gjata pesëmujore. Kështuqë edhe në emër të PD-së vullneti i shprehur për ta mbështetur këtë proces kalon përtej fjalëve por kalon me akte që duhet të vijnë përditë nga qeveria”, përfundoi Tabaku.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?