"Shqipëria nuk shitet"/ Nis protesta e pestë për Zvërnecin, qytetarët: Dorëheqje e Ramës dhe qeverisë
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Në pjesën e tretë dhe të fundit të intervistës ekskluzive për portalin “Syri.net”, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, rrëfen përvojën e tij njëvjeçare në burg, ndjesitë personale, projektet e ardhshme dhe akuzat ndaj drejtësisë.
Meta u shpreh se ndihet “në top formë, më i fortë dhe më i lirë se kurrë më parë”, duke theksuar se periudha e burgimit e ka bërë më të pavarur dhe më të përqendruar në veten. “Në jetën time të mëparshme kujdesesha vetëm për të tjerët, tani kujdesem për veten”, tha ai me ironi, duke përmendur se i dërgohen edhe “boronica nga Tropoja dhe Puka, deri te limonët e Himarës”.
Lidhur me raportimet se po shkruan një libër mbi 35 vitet e tij në politikë, Meta sqaroi se bëhet fjalë për disa libra që do të botohen pas përfundimit të karrierës politike. Ai shtoi se aktualisht është i përqendruar në një projekt për “historinë e vërtetë të Reformës në Drejtësi” me rastin e 10-vjetorit të saj, të cilën e cilësoi si “grushtin e shtetit më unik në Europë, të bërë pa tanke, por me procedura të paligjshme dhe bekime ambasadorësh tip McGonigal”.
Duke kujtuar ditën e parë të hyrjes në burg më 21 tetor 2024, Meta tha se “atmosfera ishte e mrekullueshme, me thirrje ‘Rama ik’ nga dritaret e qelive”, ndërsa solli në kujtesë edhe një episod nga viti 1994, kur kishte hyrë për herë të parë në burg për të takuar Fatos Nanon.
Intervista e Metës:
Si ndihet Ilir Meta pas një viti në burg?
Ndihem në top formë dhe shumë më i fortë se para një viti. Ndihem shumë më i lirë por edhe më i pavarur se kam mësuar të bëj çdo gjë vetë.
Në jetën time të mëparshme më kishte munguar jeta në konvikt ndaj e gjeta këtu.
Jam shumë më i qetë se asgjë nuk më shpërqëndron si në jetën e mëparshme (duke nisur nga celulari).
Për më shumë se 30 vjet kujdesesha për të tjerët tërë kohën duke e harruar veten, ndërsa këtu i kushtoj më shumë përkujdesje vetes, ndërkohë që shumë të tjerë kujdesen që mua të mos më mungojë asgjë, që nga boronicat e Tropojës dhe Pukës deri te limonët e Piqerasit dhe Himarës.
Natyrisht edhe bestsellerat më të fundit.
Keni filluar të bëni një libër për 35 vitet tuaja në politikë sipas mediave. Kur do jetë gati?
Besoj se ka një keqkuptim. Së pari 35 vitet e mia në politikë nuk mund të përmblidhen në një libër të vetëm.
Së dyti këto libra do botohen pas 30 viteve të ardhshme kur unë të kem përfunduar karrierën time politike.
Por aktualisht është e vërtetë se jam i përqëndruar në historinë e vërtetë të Reformës në Drejtësi me rastin e 10-vjetorit të votimit të saj në Kuvend më 22/23 korrik 2016.
E ndjej si detyrim moral, politik dhe kombëtar që vetëm bazuar mbi fakte dhe të vërteta t’u tregoj të gjithë shqiptarëve se si ndodhi grushti i shtetit më unik dhe i pabesë në një vend anëtar të Këshillit të Europës prej 30 vitesh dhe anëtar i NATO-s.
Është grushti i shtetit më unik se ndodhi pa tanke dhe kolonelë, por me procedura të çuditshme kur Kushtetuta që ishte votuar me 140 vota shkelej në mënyrë të mirëplanifikuar me 69 vota edhe me bekimet e disa ambasadorëve tip McGonigal, derisa Reforma u bë Ramaforma që kemi sot, e cila ua ka bërë shqiptarëve drejtësinë shumë më të largët, shumë më të shtrenjtë dhe shumë më të pamundur se 10 vite më parë.
Sot pas një viti a e kujtoni ditën e parë kur hytë në burg?
Që nga 21 tetori 2024 çdo moment dhe detaj është i gdhendur në kujtesën ime, por edhe në ditarin tim.
Hyrja në IEPV 313 ishte e mrekullueshme në mbrëmje dhe plot thirrje “Rama ik” nga dritaret e qelive, aq sa m’u duk sikur po shkoja në miting.
Por në fakt hera e parë që kam hyrë në burg ka qenë shumë e sikletshme sepse ishte edhe e paligjshme. Kjo ndodhi fiks 30 vite më parë në Tetor 1994, disa javë përpara Referendumit për Kushtetutën në Nëntor 1994 kur Fatos Nano më kërkoi me insistim ta takoja në qeli në burgun e Bënçës.
Bashkë me zonjën e nderuar Rexhina hymë pas mesnate në qelinë e Nanos për të qëndruar më shumë se një orë.
Pra burgu nuk është as i panjohur për mua dhe as fusha ku regjimi mund të më thyejë apo sfidojë.
Unë nuk jam fatpritës, por fatbërës dhe luftëtar i lindur për liri dhe drejtësi.
Unë nuk akuzohem për korrupsion sepse nuk ekziston asnjë akt i tillë nga unë në 33 vite jetë publike.
Unë nuk akuzohem për pasuri të padeklaruar sepse asnjë pasuri apo qindarkë nuk më është sekuestruar. Altin Dumani ka tre prona të deklaruara dhe më pak se 20 vite punë kur i ka deklaruar në 2018-2019 dhe dihet sa ka qenë rroga e prokurorit.
Ndërsa unë kam patur rrogë deputeti që në Mars 1992. Vetëm si President dhe ish-President kam përfituar nga shteti, nga rrogat dhe dietat mbi 250 mijë euro të deklaruara dhe mbi 120 mijë euro si Kryetar Kuvendi në 4 vite. Pa llogaritur të ardhurat si Kryeministër më shumë se dy vite apo 3 herë si Zv/Kryeministër.
Pra të ardhurat e mia të ligjshme nga shteti shqiptar për 33 vite punë, që në moshën 22 vjeçare si deputet shkojnë gati 600 mijë euro.
Por këto nuk ka dashur t’i shikojë dhe numërojë Altin Dumani.
Një prokuror më dërgoi Vendimin Nr.192 të KPK më 31.07.2019 për vetingun e Dumanit. Si mund të ketë 3 prona të rregullta një njeri që nuk ka patur të ardhura 200 mijë euro në 20 vjet?
Unë sot kam vetëm ¼ e apartamentit 80m2 ku jam rritur në mes të Pazarit të Ri dhe më mjafton.
Ai përndoqi gjyshen e fëmijëve të mi për të arritur te unë gjoja për mosjustifikim të ardhurash kur ajo ka prona të ligjshme që dihen botërisht nga bashkëpronësia në një pallat 2 herë më të madh se vetë godinat e SPAK-ut.
Ai mori peng përmes celularëve shumë njerëz të dobët në Partinë e Lirisë, që t’ia jepte vulën e Partisë së Lirisë, Edi Ramës para zgjedhjeve.
Ai ka gënjyer autoritetet gjyqësore amerikane dhe të huaja lidhur me personin tim dhe ka bërë veprime të qëllimshme për të fshehur provat dhe personat që kanë kryer vepra penale.
Sigurisht që sjellje të tilla aspak profesionale nuk kanë të bëjnë vetëm me detyrimet e tij për vetingun e kaluar miqësisht por tregojnë edhe boshllëqe të formimit intelektual e arsimor. Për këtë u binda më shumë kur mësova se arsimin e lartë juridik e kishte marrë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në vitet ‘97-’98 kur nuk bëhej shkollë fare.
Por ne do respektojmë ligjin dhe nuk do bëjmë publike asnjë dokument apo fakt pa mbaruar seanca paraprake e gjykimit.
Unë jam këtu sepse kam mbrojtur Kushtetutën e vendit, jo vetëm përballë Edi Ramës, kuislingut të Sorosit, por edhe përballë mafias ndërkombëtare që e do Shqipërinë vetëm si lavatriçe të parave të drogës dhe krimit.
Unë jam këtu se edhe i vetëm e kam çmontuar Ramaformën publikisht dhe ndërkombëtarisht deri në Komisionin e Venecias.
Unë jam këtu për t’i treguar këtij kusilingu se nuk do t’i shpëtojë përgjegjësive tepër të rënda antikombëtare në radhë të parë që ai ka, përveç korrupsionit skizofrenik.
Jam krenar që e kam mbrojtur sovranitetin e vendit tim dhe të popullit shqiptar edhe përtej mundësive. Këtë do ta bëj gjithmonë.
Përvoja e re do më ndihmojë ta bëj shumë më mirë në të ardhmen, por edhe të zgjedh njerëz të denjë për kauzat e mëdha që unë mbroj.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në pjesën e dytë të intervistës për “Syri.net”, ka akuzuar...
Raporti i OSBE/ODIHR zbardh skemën e manipulimit elektoral përmes kontrollit masiv mbi median dhe ndalimin e Tik Tokut. Raporti evidenton se Ra...
Përmes një konference për shtyp deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka komentuar daljen e raportit të plot&eu...
Konstatimet janë pjesë e raportit përfundimtar të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e...
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimi të raportit të OSCE/ODIHR për zgjedhjet parlamentarë të 11 majit, ku ...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ngriti ditën e djeshme një sërë shqetësimesh gjatë seancës dëgjimo...
Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu është ndalur në “paketën e Maleve” q&eu...
Fushata e kandidatit të pavarur Florjan Binaj, po tërheq vëmendjen e qytetarëve të Tiranës. Binaj ka disa ditë që ka d...
Presidenti i Partisë së Lirisë, ilir Meta, ka reaguar nga qelia për Raportin e OSBE-ODIHR që vërteton ndërhyrjen në zg...
Kreu i Demokratëve Sali Berisha tha sot se raporti i OSBE është mjaft shqetësues. Ai ju bëri thirrje shqiptarëve të ngrihe...