Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi shpërndau audio-investigimin e Piranjave: “Hapësirat publike dhe abuzimet me taksat, përgjimet që zbulojnë rrjetin e inspektorëve”, në rrjetet e tij sociale, teksa theksoi se “Rilindja 2.0 e pompuar gjatë muajve të verës nga "kryeministri, rezulton të jetë thjeshtë një upgrade i skemës 5D”.
Në reagimin e tij, Këlliçi thekson se rrjeti i korrupsionit në Bashkinë e Tiranëss apo ka nisur kapitujt e rinj.
“Rilindja 2.0 e pompuar gjatë muajve të verës nga "kryeministri, rezulton të jetë thjeshtë një upgrade i skemës 5D!
Rrjeti i korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, sapo çeli kapitujt e ri!
Arli Naska, një ndër drejtorët e 5D, i amnistuar nga “heronjtë e fëmijëve tanë”, na befasoi mbrëmë me skemën e ngritur në vite prej tij, për të vjedhur arkën e buxhetit të Bashkisë Tiranë!
Pamjet dhe materiali audio i publikuar në emisionin “Piranjat” në Syri TV, tregojnë qartë atë që kryeqytetasit e kanë ndjerë çdo ditë: hapësirat publike janë kthyer në mall tregu, taksat janë përdorur si armë shantazhi dhe zarfet nën dorë janë bërë ligji i heshtur i inspektorëve bashkiakë.
Në qendër të kësaj skeme korruptive që ka lulëzuar për 9 vite me radhë qëndron Arli Naska, tashmë ish-drejtues i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Tiranë. Pikërisht aty ku duhej të mblidheshin të ardhurat për shërbime publike, u ngrit një arkë paralele e ryshfeteve dhe favoreve në këmbim të votave!
Kjo nuk është thjesht një aferë zyrtarësh të vegjël, apo inspektorësh të korruptuar. Ky është një mekanizëm i ndërtuar me qëllim për të kapur paratë e qytetarëve, për të dhunuar hapësirat tona publike dhe për të vjedhur të ardhurat e bashkisë Tiranë.
Kjo skemë duhet të shembet deri në themel dhe Bashkia Tiranë duhet çliruar përfundimisht nga këta banditë ordinerë.
Përgjegjësit duhet të japin llogari para drejtësisë.”-shkruan Belind Këlliçi.
“Me 50-shen hani vetëm bukë”/ Hapësirat publike dhe abuzimet, përgjimet që zbulojnë rrjetin e inspektorëve. Shefi i sektorit e thotë hapur: Si i zhvasim bizneset
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
13 Shtator10:24
Kandidat për kryetar bashkie në Tiranë? Përgjigjet Arlind Qori
Kreu i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, foli së fundmi për ambiciet e tij politike dhe për kandidimin si kryetar i Bashkisë së Ti...
POLITIKE
13 Shtator09:54
Rama, ministri “de facto” i Diellës
Në një situatë të pazakontë, ligjore, kushtetuese, por edhe befasi anormale institucionale, kreu i shtetit Bajram Begaj dekretoi: &ldqu...
POLITIKE
13 Shtator09:36
PS ndryshon Rregulloren e Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme (detaje)
Edi Rama, pasi u mandatua si kryeministër, do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cil&eu...
POLITIKE
13 Shtator09:08
Me foton e Diellës, Rama jep lajmin e radhës për negociatat e anëtarësimit në BE
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e shtunë me një “lajm të mirë”, siç ai vetë bën me dije.
Në...
POLITIKE
13 Shtator07:44
Votimet për Izraelin dhe Palestinën/ Shqipëria, “kundër” SHBA-ve
Shqipëria abstenon në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën me dy shtetet Izrael dhe Palest...
Sonila Meco
POLITIKE
12 Shtator21:23
“Pushteti nuk na trajton jo si sovran, por si spektatorë”/ Monolog nga Sonila Meço: Pse shqiptarët nuk e bëjnë këtë pyetje në 2025
PIRANJAT
Nga Sonila Meço!
Mirëmbrëma!
E dini çfarë më bezdis më shumë? Që në vitin 2025, në nj&e...
POLITIKE
12 Shtator20:35
Rrëfimi që tronditi FBI-në/ McGonigal takoi Ramën për përfitime personale - Duçka nuk u kursye në detaje
Mediat amerikanë vazhdojnë të trajtojnë skandalin Rama-McGonigal. Gazeta njujorkeze ‘The Epoch Times’ shkruan se McGonigal sigur...
POLITIKE
12 Shtator19:40
I vetmi deputeti që mori pjesë në votimin për Niko Peleshin, reagon Tritan Shehu dhe sqaron veprimin
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ishte i vetmi nga deputetët e opozitës që morën pjesë në procesin e votimit p&e...
POLITIKE
12 Shtator19:27
“Niko helmi”/ Blushi: Pronari i inceneratoreve, Edi Rama vuri ne krye te Kuvendit ushtarin e inceneratoreve
Sekretari i Përgjithshëm dhe njëkohësisht deputet i PL, Tedi Blushi ka folur për gazetarët pas daljes nga Kuvendi i Shqip&eum...
POLITIKE
12 Shtator19:19
Deputeti i PD mori pjesë në votim për Niko Peleshin, reagon Sali Berisha: Shehu të sqarojë veprimit. Mesazhi ishte i qartë
Brenda 24 orëve dy deputetë të PD-së kanë votuar kundër Partisë Demokratike. Bujar Leskaj votoi kundër grupit parlamenta...