POLITIKE

Ish-kryenegociatori Zef Mazi për BIRN: Premtimi i Ramës për anëtarësim në BE 2030 është "iluzion"

Fjori Sinoruka Përditësimi i fundit 6 Maj 2025, 14:22
Ish-kryenegociatori Zef Mazi për BIRN: Premtimi i Ramës për
foto ilustruese

TIRANË- Premtimi i Edi Ramës për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është “iluzion”, i tha BIRN ish-kryenegociatori për anëtarësimin e vendit.

Duke synuar një mandat të katërt radhazi të paprecedentë në qeveri në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Rama ka zbuluar një program të titulluar “Shqipëria 2030”, duke u zotuar të përfundojë negociatat e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027 dhe të sigurojë anëtarësimin deri në fund të dekadës.

Qeveria e Ramës ka reklamuar hapjen e 16 nga 35 kapitujve negociues që nga viti 2022, por ish-diplomati Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në në vitet 2020-2022, tha se hapja e kapitujve “nuk është e njëjta gjë” me mbylljen e tyre. Shqipëria, deri më tani, nuk ka mbyllur asnjë.

“Mali i Zi kishte hapur 32 kapituj në vitin 2012. 13 vjet më vonë, në vitin 2025, Mali i Zi ka qenë në gjendje të mbyllë vetëm pesë kapituj, nëse nuk gabohem”, tha Zef në një intervistë.

“Prandaj, nuk mund ta kuptoj se nga vjen entuziazmi retorik i mbylljes së negociatave në vitin 2027 ose i dhënies së pasaportave të BE-së. Sado që do të doja t’i shihja gjërat në një dritë tjetër, kjo më duket më shumë iluzion sesa realiste.”

“Jam shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për këtë, veçanërisht duke qenë i vetëdijshëm për rrethanat dhe situatën brenda BE-së dhe skepticizmin e disa shteteve anëtare të BE-së në lidhje me Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, tha Mazi, i cili është 69 vjeç dhe tani ka dalë në pension.

Integrimi në BE s’është çështje partie

Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare më 11 maj, të cilat mund t’i japin Ramës edhe katër vjet në pushtet, përveç 12 viteve që ka pasur që nga viti 2013.

Gjatë kësaj kohe, Partia Socialiste e Ramës është goditur nga një sërë skandalesh krimi të organizuar dhe korrupsioni dhe është akuzuar për shkelje të lirive të medias, megjithatë ajo vazhdon të përballet me një opozitë në rrëmujë.

Kritikët thonë se, me pak gjëra për t’u mburrur në frontin e brendshëm, Rama po premton pranim të shpejtë në BE në një përpjekje për të siguruar mbështetje para zgjedhjeve. Ai, madje, shfaqi një maket të një pasaporte të BE-së për Shqipërinë.

Megjithatë, Mazi paralajmëroi se integrimi në BE duhet të shihet si një çështje kombëtare, jo si një futboll politik.

“Integrimi në BE nuk është çështje partie, por çështje vendi”, tha ai.

“Kur një vend bëhet shtet anëtar, në tabelën e emrit nuk shkruhet ‘Partia Socialiste’ ose ‘Partia Demokratike’, por emri i vendit. Pjesa tjetër është marrëdhënie publike dhe fushatë.”

“Ka shumë pompozitet politik kur hapet një Grup (kapitujsh). Edi Rama nuk ngurron ta përdorë atë”, tha Mazi. “Ai, madje, shkon personalisht në Bruksel për një ngjarje që nuk kërkon ceremoni, por është thjesht pjesë e një procesi normal. Reklamohet për PR dhe konsum politik të brendshëm dhe kapital më shumë sesa kuptohet se çfarë do të thotë në të vërtetë.”

Çdo reformë është e rëndësishme

Sfida më e madhe me të cilën përballet Shqipëria, tha ai, është krijimi i një “strukture plotësisht funksionale, të qëndrueshme dhe të fuqishme të dedikuar vetëm për integrimin në BE. Kjo strukturë duhet të përbëhet nga staf i përhershëm, jo-rrotacional, shumë i kualifikuar, profesional, diplomatik, politik dhe teknik, të gjitha nën një çati të veçantë në nivel ministror”.

“Integrimi në BE është dhe duhet të shihet si një paketë”, tha ai.

“Reformat nuk janë hierarkike në rëndësi; secila është e rëndësishme në vetvete. Sigurisht, disa artikulohen më shpesh, disa jo aq shumë.”

“Çdo gjë që ndodh në një vend kandidat ka ndikim në procesin e integrimit në BE: politika dhe partitë politike, parlamenti, reformat, lufta kundër korrupsionit, gjyqësori, drejtësia, siguria… biznesi, media, qeverisja lokale, akademia, bujqësia, industria, doganat, monopolet e kështu me radhë.”

Dhe pastaj është çështja e lodhjes nga zgjerimi brenda vetë BE-së.

Pavarësisht retorikës nga Brukseli në favor të zgjerimit të mëtejshëm në Ballkan, disa anëtarë mbeten skeptikë, tha Mazi: “Fatkeqësisht, nuk ka zëra mjaftueshëm të fortë dhe numerikë mbështetës për të nxitur integrimin e Shqipërisë, si dhe të Ballkanit Perëndimor për këtë çështje.”

Përtej një nervozizmi të përgjithshëm në lidhje me zgjerimin, integrimi mund të pengohet edhe nga shtete anëtare individuale me mosmarrëveshje specifike dypalëshe me një kandidat, siç ka qenë rasti midis Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të BE-së, Greqisë dhe Bullgarisë.

I pyetur nëse mund të ketë disa shtete anëtare që kundërshtojnë konkretisht pranimin e Shqipërisë, Mazi tha: “Mendoj se ka, megjithëse këto nuk e thonë hapur; ajo që disa thonë publikisht është e ndryshme ose edhe e kundërta me atë që thonë në takimet e mbyllura të BE-së.”/Reporter.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan