Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit të organizuar në New York për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen e Hebrenjve, foli edhe për luftën aktuale në Lindjen e Mesme, Izrael-Hamas. Rama tha se mund të gjenden shumë arsye për të kritikuar Izraelin për luftimet në Gaza, por shtoi gjithashtu se nuk duhet harruar se Hamasi përfaqëson një prej shëmbëlltyrave më të këqija antidemokratike të kësaj bote.
Ai u shpreh se nëse Hamasi do kërkonte lirinë dhe prosperitetin e popullit të vet në vend të shkatërrimit të rivalit të tij në luftë, do ishte i pari që do pranonte se Izraeli është krejt gabim dhe duhet të ndalet e të trajtohet si agresor kundër një fqinji që kërkon paqe. Rama theksoi se Shqipëria ka votuar në Kombet e Bashkuara pro armëpushimit të menjëhershëm, por sipas tij një armëpushim i cili nuk përfshin lirimin e të gjitha pengjeve është inkurajim për Hamasin.
PJESË NGA FJALA E RAMËS:
Terroristët kanë monumentet e tyre. 11 shtatori, 7 tetori… Por ata kurrë nuk duhet të kenë fitore të tyret kundër njerëzimit tonë të përbashkët. Po, mund të gjenden plot arsye për të kritikuar Izraelin në luftën e tij në Gaza, por asnjë nga ata që përkrahin lirinë e demokracinë nuk duhet të harrojnë se Hamasi përfaqëson një prej shëmbëlltyrave më të këqija antidemokratike të kësaj bote. Pra, ajo që u duhet thënë atyre që e quajnë Gazën një burg në qiell të hapur është se gardiani i të burgosurve brenda atij burgu është Hamasi, jo Izraeli.
Nëse Hamasi do të ishte një forcë e zgjedhur demokratikisht e cila, në vend se të synonte me ngulm shkatërrimin e Izraelit me mbështetjen e Iranit, do të kërkonte lirinë dhe prosperitetin e popullit të vet përmes rendit demokratik, do të isha i pari që do të thosha se Izraeli është krejt gabim dhe duhet të ndalet e të trajtohet si agresor kundër një fqinji që kërkon paqe. Por edhe pse vuaj si çdo qenie tjetër njerëzore dëshmitare e asaj çfarë po ndodh në Gaza, e kam të pamundur t’i jap edhe fijen më të hollë të mundësisë së besimit Hamasit, që është xhelati i përditshëm i popullit të vet qysh prej shumë viteve në pushtet. Në luftën e Hamasit, sinqerisht, nuk gjej asgjë fisnike më shumë sesa në luftën e ISIS-it apo të nazizmit.
Për fat të keq, asnjë nuk e ka shpikur ende një metodë mposhtjeje të dhunës për vetëmbrojtje pa ushtrimin e forcës dhe, sërish, ne, sigurisht, jemi mjaft të vetëdijshëm se ajo çfarë po ndodh në territoret ku jetojnë populli i Izraelit dhe populli i Palestinës është diçka e tmerrshme që duhet të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur.
Shqipëria ka votuar më shumë se njëherë në Kombet e Bashkuara pro armëpushimit të menjëhershëm, por, ndërkohë, nuk kemi dyshuar kurrë që një armëpushim i cili nuk përfshin lirimin e të gjitha pengjeve nuk është veçse inkurajim për Hamasin. Po kështu, ne kemi përkrahur prej një kohe të gjatë dhe përkrahim vendosmërisht zgjidhjen përmes dy shteteve, si e vetmja rrugë përpara drejt një paqeje afatgjatë, por, për ne, kjo do të thotë që Hamasi duhet të dalë “jashtë loje” dhe të krijohet një përfaqësim të besueshëm politik i palës palestineze, i mbështetur nga të gjitha vendet arabe.
edi rama SHBA- Ditën e sotme në New York po zhvillohet një aktivitet për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dh...
ervin salianji TIRANË- Mbrëmjen e djeshme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u transferua në burgun e Fierit, ku do të...
genta vangjeli TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat ...
ervin salianji FIER- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar nga burgu i Fierit përmes një postimi në rrjetet social...
Edi Rama NEW YORK- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, bëri th...
Edi Rama NEW YORK- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshm...
edi rama SHBA- Në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York, kryeministri Edi Rama ka folur...
foto e postuar nga bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një reagim pas deklaratës s...
burgu i fierit FIER- Deputeti Ervin Salianji ka mbërritur në IEVP Fier, ku do të vuajë dënimin me 1 vit burg për ka...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e stome u ka bërë thirr...