POLITIKE

Kalaja: Altin Dumani ka bërë mosdeklarim pasurie, pra është falsifikim. Vetingu ka rënë

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Maj 2026, 21:04
Kalaja: Altin Dumani ka bërë mosdeklarim pasurie, pra është

Avokatja Adriana Kalaja deklaroi se mosdeklarimi korrekt i pasurisë nga Altin Dumani është i barasvlershëm me falsifikimin e deklarimit. Ajo ka argumentuar se raste të ngjashme kanë sjellë shkarkime dhe pasoja penale për prokurorë, gjyqtarë dhe ish-zyrtarë publikë.

Kalaja tha se persona të sistemit të drejtësisë janë shkarkuar për mosdeklarime më të vogla, ndërsa ngriti pikëpyetje për mënyrën sesi janë trajtuar raste të tjera në procesin e vetingut.

Veç Dumanit, Kalaja ka përmendur edhe Sokol Sadushin, Arben Rakipin, Irena Gjokën, si persona që e kanë kaluar vetingun duke bërë deklarime të rremë të pasurisë dhe të të dhënave të tyre.

 

‘Mosdeklarimi korrekt, që t’ia shpjegojmë edhe publikut, është i barasvlershëm me falsifikimin e deklarimit. Pra, prokurorë dhe gjyqtarë të tjerë, për gjëra shumë më të vogla që nuk i kanë deklaruar, janë shkarkuar dhe janë dënuar penalisht. Ndërkohë, kemi edhe ish-kryebashkiakë apo ish-politikanë të ndryshëm, të cilët edhe ata, për shkak të mosdeklarimit, që ligji e klasifikon si falsifikim në deklarim, janë shkarkuar nga detyra dhe janë përgjigjur përpara ligjit.

Tani, ajo që më shqetëson mua, që thashë mos t’i hyjmë teorisë, sepse provat kanë dalë aq të qarta në emisionin e Plugut, me thënë të drejtën, ka rrëzuar reformën e vetingut.

Unë e them që, duke shmangur emrat e përveçëm, ne kemi dy persona që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një ndikim shumë të madh në sistemin e drejtësisë, sepse Altin Dumani deri dje ishte në krye të SPAK-ut dhe Irena Gjoka Spata Maneku në krye të Gjykatës së Posaçme. Pra, kemi ngritur një strukturë në 2016-ën dhe kemi furnizuar këto dy struktura nga më të rëndësishmet në sistemin e drejtësisë me njerëz që janë me vese, me cene. Dhe këto cene që këta i kishin në jetën e tyre të përditshme, i shërbyen pushtetit jo vetëm për të kaluar vetingun, prandaj them unë që ka rënë vetingu, por edhe për t’i përdorur këta njerëz si armë në duart e pushtetit ndaj opozitës shqiptare.

Do jap emra unë. Kur flas, flas për fenomenin, nuk flas aspak për njerëzit në veçanti, sepse unë në jetën time nuk jam takuar kurrë me Irena Gjoka Spata Manekun dhe nuk kam asnjë gjë personale.

Ndërkohë, në të njëjtin pozicion, ne kemi Sokol Sadushin. Në të njëjtin pozicion, që e ka shkarkuar nga detyra Plugu, kemi Arben Rakipin. Kemi atë tmerr, atë zallamahi që ndodh në Shkollën e Magjistraturës, duke u futur gjithë patronazhistët, duke u futur të gjithë njerëzit e ministrive dhe duke u falsifikuar notat e provimit, sepse kjo është kapja e pushtetit.

Nëse një pjesë i ka rrëzuar Plugu, një pjesë i kemi rrëzuar me denoncime dhe me kallëzime, të cilat do t’i shkojmë deri në fund. Por, nga ana tjetër, edhe vetë Gjykata e Strasburgut, hap pas hapi, po i rrëzon të gjitha vendimmarrjet që janë marrë në raport me gjyqtarë dhe prokurorë të ndryshëm.

Por, duke marrë në konsideratë se ka një nen në ligjin e vetingut që shkarkohet ai magjistrat që, nga mosdeklarimi, për shkak edhe të tranzicionit të Shqipërisë, vlera e pasurisë së padeklaruar duhet të konstatohet në dyfishin e asaj që është deklaruar. Pra, në qoftë se ti rezulton me 200 milionë pasuri dhe nuk ke deklaruar 100 milionëshin, atëherë ky është rasti që ti mund të shkarkohesh, përveç dy kritereve të tjera, atij të profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës.

Ndërkohë, çfarë kemi ne? Ne kemi 100 milionë që kanë kaluar nga Ardian Vorani. Ku e kemi sot Ardian Voranin? Bën ligjin në Gjykatën Administrative. Ne kemi po një shumë kaq të madhe, që s’është marrë fare në konsideratë, nga Irena Gjoka Spata Maneku, rreth 100 milionë.

Po ne kemi një deklaratë të vjehrrëve të Altin Dumanit, të cilët deklarojnë se vila jo vetëm që qenka ndërtuar përpara se të bëhej martesa, por nga ana tjetër na japin, në thonjëza, edhe burimin e financimit. Dhe unë nuk di që do ketë ndonjë shqiptar me minimumin e inteligjencës që të kuptojë se ngrihet dikush edhe të falë 42 mijë paund, të cilat, në fakt, në atë kohë, po t’i llogarisësh...

Edhe deklaratën noteriale, por mbi të gjitha, nëse do ta vlerësojmë me kushtet e inflacionit, me kushtet se sa bënte një metër katror në kohën kur ka ndodhur për ne vepra penale, se është vepër penale.

Dhe, nga ana tjetër, fakti që dokumenti... pra këtu dua të ndalem unë, nëse do më lejosh. Pra, fakti që dokumenti e thotë në mënyrë të qartë që, kur është bërë transaksioni i shitjes, ka qenë pasuria arë dhe ka qenë tokë e lirë. Pra, ndërkohë që deklarata noteriale, që lehtësisht është e verifikueshme, sepse është bërë për efekte të vetingut.

Dhe ne e dimë shumë mirë që, ashtu si Irena Gjoka Spata Maneku, edhe vetingu i Altin Dumanit, apo Dumanit me disa mbiemra, ka kaluar për një kohë rekord prej 20 ditësh dhe askush nuk e mori vesh kur filloi dhe kur mbaroi procesi i vetingut.

Tani pyetja që shtroj unë: po e zëmë se edhe Plugu e ka gabim, edhe Partia Demokratike e ka gabim, edhe Sali Berisha e ka gabim, edhe Adriana Kalaja ka bërë gabim që ka bërë atë kallëzimin penal dhe duhet të kallëzohemi për kallëzim të rremë. Tani, pse dokumenti nuk ndodhet në dosje? E para. E dyta, pse nuk ka një prononcim qoftë nga Altin Dumani?

Deklarata noteriale nuk ndodhet në dosje.’, tha Adriana Kalaja.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan