POLITIKE

Kalaja: Rama sot është më vulnerabël se kurrë, SPAK është futur tek dhoma e gjumit të tij dhe Lindës

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2025, 09:36

Kalaja: Rama sot është më vulnerabël se kurrë, SPAK

Çështja e AKSHI-t po shndërrohet në një nga skandalet më të thella që trondit themelet e qeverisë, duke ekspozuar akuza për lidhje mes niveleve më të larta të pushtetit dhe krimit të organizuar. Arrestimi i ish-keut të Inspektoratit të Mjedisit, Ergys Agasi, cilësohet si një goditje direkte ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa vetë Agasi përshkruhet si “ndërmjetësi” kyç mes kryeministrisë dhe botës së krimit.

E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se goditja ndaj Agasit është goditja më e madhe për atë që ajo e quajti “qeverinë mafioze të Linda dhe Edi Ramës”.

Sipas saj, Prokuroria e Posaçme (SPAK) me këtë veprim ka hyrë metaforikisht në “dhomën e gjumit” të kryeministrit, duke kaluar një kufi të ri në hetimin e aferave korruptive. Kjo lëvizje e SPAK-ut, sipas Kalasë, nuk vjen si pasojë e një ndryshimi të brendshëm, por si rezultat i një ndryshimi në qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA, pas largimit të figurave si ish-ambasadorja Yuri Kim dhe ish-zyrtari i DASH, Donald Lu. Roli i Agasit si “urë lidhëse” u theksua edhe më herët nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili e cilësoi atë si “koordinatorin e Ramës me grupet kriminale”.

Kalaja thekson se Agasi ka shërbyer si ndërmjetës mes qeverisë dhe “botës së nëndheshme”, duke pretenduar se kjo lidhje ka qenë një nga arsyet që i ka mundësuar Ramës të qëndrojë në pushtet për më shumë se një dekadë. Këputja e kësaj hallke, sipas saj, e bën kryeministrin më të cenueshëm se kurrë. Konteksti i këtij skandali përfshin edhe ngjarje të tjera të rënda, si rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe, i cili u përshkrua si një “rrëmbim tipik mafioz” që tregon degradimin e thellë të institucioneve shtetërore.

Ngjarja, ku një bandë e armatosur dyshohet se veproi me mbështetje nga segmente të policisë, shihet si simptomë e një sistemi të kalbur në prokurimet publike dhe më gjerë. Nga ana tjetër, hidhen dyshime se kryeministri Rama ka pasur dijeni për të gjitha aferat dhe ka orkestruar lëvizje strategjike për të menaxhuar krizat.

Sipas Kalasë, Rama përdor një strategji “vetëpastrimi”, duke sakrifikuar figura si Erion Veliaj për të shmangur probleme më të mëdha në parti dhe për të kontrolluar narrativën publike mbi luftën kundër korrupsionit. Në fund, çështja Agasi nuk shihet si një rast i izoluar korrupsioni, por si dëshmi e një “instalimi të mafies” në të gjitha strukturat e pushtetit. Kritikët theksojnë se përgjegjësia kryesore për këtë situatë bie drejtpërdrejt mbi kryeministrin Edi Rama.

Kalaja:

Edi Rama i di të gjitha, sepse asgjë nuk bëhet aty pa miratimin e Edi Ramës. Kështu që skema për të hequr nga loja Erion Veliajn, e kam thënë, vazhdoj ta them, është skema e Edi Ramës dhe nëpërmjet gjoja vetëpastrimit, ai donte t'i tregonte publikut që e para, Partia Socialiste, i heq ato drutë e shtrembër, mbani mend çfarë fliste fillimisht për Saimir Tahirin, pastaj mënyrën se si e dorëzoi.

Ndërkohë, tregonte dhe mburrej që drejtësia ishte produkt i tij dhe jo i presionit ndërkombëtar. Ndërkohë, ngjarjet që ndodhën dhe unë vijoj ta them, unë jam sovraniste dhe nuk është se pres ndonjë gjë të madhe nga ndërkombëtarët, por për hir të së vërtetës, unë do të doja shumë që ndërkombëtarët të kishin thjesht atë rolin e tyre vëzhgues dhe monitorues. Dhe mendoj se ka ardhur drita, dita, më falni, sidomos në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ne nuk kemi një ambasadore mafioze si Yuri Kim, apo një mafioz si Donald Lu.

Besoj se nuk duhet ta harrojmë më që filloi konflikti me ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla vetëm për çështjen e Bankers-it. Faktet që kanë dalë publike sepse e drejta dhe e vërteta, sido që të shkojë puna i dashur Flavio, do vijë momenti që do dalin. Aq më shumë që jemi në një situatë, qoftë dhe të mirë në kuptimin që asgjë nuk fshihet, por qoftë dhe të keqe sepse gjatë gjithë kohës ne jemi në thonjëza nën vëzhgim për sa kohë që të gjithë informacionin e transmetojmë qoftë nëpërmjet SMS-ve, qoftë nëpërmjet telefonatave.

Në këtë kuptim, Edi Rama jo vetëm që ka patur dijeni të plotë, sepse fakti që familjarët e Edi Ramës janë ata që i japin urdhër, pra unë vijoj ta them, goditja më e madhe për qeverinë mafioze të Linda-Edi Ramës është goditja e Ergys Agasit dhe me këtë rast realisht unë jo vetëm që jam në krah të prokurorit të çështjes, por jam në krah të të gjithë atyre drejtuesve të SPAK-ut, jo në kuptimin e drejtimit, por drejtuesve të kësaj çështje në SPAK, të cilët me thënë të drejtën nuk kanë shkuar më ke porta. Ke porta ishin tek rasti i Belindës.

Tani janë futur tek dhoma e gjumit e Edi Ramës. Ndaj, prandaj them që kjo është një goditje shumë e madhe me, ndaj Edi Ramës, por nga ana tjetër ka ardhur si pasojë e ndryshimit të McGonigal-it në, në Amerikë, pasojat e të cilave në fakt po i ndjejmë dhe ne dita-ditës. Sepse e kam thënë dhe vazhdoj ta them i nderuar Flavio, nuk ka ndryshuar asgjë në raport me SPAK-un. Ka ndryshuar baza ligjore? Jo. Absolutisht jo. Ka ndryshuar struktura? Absolutisht jo. Janë vendosur në varësi të amerikanëve apo të europianëve? Absolutisht jo. Atëherë çfarë ndodhi? Ndodhi që fjetën gjumë në darkë dhe u trimëruan në mëngjes?

Atëherë, fakti që, siç e thashë, SPAK-u guxoi të shkonte deri tek dhoma e gjumit e Edi Ramës dhe Linda Ramës, tregon që , jo vetëm u vërtetuan me qenë se ra fjala fjalët e Arben Ahmetajt, që është guxim i madh, domethënë qoftë për intervistën e zotit Peka dhe qoftë dhe për ato të dhëna që po zbulohen dita-ditës dhe për të cilën në fakt ishin aty. Por SPAK-u, siç e thashë, nuk kishte guximin për ta bërë. Ndërkohë, roli i Ergys Agasit ka qenë roli i ndërmjetësit midis kryeministrisë, qeverisë dhe asaj bote të nëndheshme siç e quajmë ne, që është dhe bota e krimit.

Dhe nëse Edi Rama ka drejtuar këtë vend prej 12 vitesh e më tepër, ka drejtuar për shkak të kësaj lidhjeje. Dhe në moment kur ti i prekën këtë lidhje, pra i pret lidhjen, absolutisht që Edi Rama sot është më vulnerabël, është në prag të ikjes së tij, por prapë unë jam kundra largimit të tij nëpërmjet një marrëveshjeje apo lehtësirave në raport me drejtësinë, pasi për mua personi përgjegjës kryesor për të gjithë këtë korrupsion të madh, por mbi të gjitha për instalimin e mafies në qeverisje dhe në të gjithë strukturat e pushtetit, është Edi Rama.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan