“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...

BALLKAN- Bashkimi Evropian është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, tha të hënën në Podgoricë shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas. E pyetur për ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Kallas tha gjatë një konference për media se “ajo çfarë po bëjmë këtë muaj është analizimi” së bashku me të dërguarit e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, i cili e mori detyrën në shkurt.
“Çfarë është me rëndësi për neve është normalizimi i marrëdhënieve, sepse pa këtë asnjëra nga to nuk mund të ecë përpara ne rrugën drejt BE-së”, tha Kallas.
Kallas nuk dha më shumë hollësi se cilat mendon që ishin gabimet apo çfarë nuk ka shkuar deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku. Me gjithë dialogun e zhvilluar ndër vite dhe nënshkrimin e marrëveshjeve, procesi ka ngecur dhe tensionet janë rritur. Nën ndërmjetësimin e BE-së, në vitin 2023 Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Por, prej atëherë, blloku i ka kritikuar ato të dyja vendet se nuk e kanë zbatuar marrëveshjen pavarësisht se ajo është e detyrueshme për to. Kallas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 2 prill, ka thënë se Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër.
“Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm [për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen] në ditët në vijim”, kishte thënë Kallas.
Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve. Me vizitën në Podgoricë, Kallas e nisi turin zyrtar në shtetet e Ballkanit Perëndimor – të parin në rajon në cilësinë e saj si shefe e diplomacisë evropiane. Nga nga 7 deri më 9 prill, Kallas do të qëndrojë edhe Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë. Kallas tha se është e shqetësuar për stabilitetin rajonal dhe paralajmëroi se kjo çështje do të diskutohet nesër në Sarajevë.
“Nuk mund të tolerohen sulmet ndaj unitetit dhe rendit kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës. Politikanët kanë përgjegjësi të madhe që të punojnë së bashku dhe të bëjnë që vendi të përparojë drejt BE-së. Ata duhet t’i kapërcejnë ndarjet, e jo t’i thellojnë ato, gjë që është shumë e rëndësishme për stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës dhe të rajonit”, tha Kallas.
Ajo nuk ka paralajmëruar vizitë në Kosovë dhe Serbi. Gjatë konferencës për media, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiç, Kallas tha se Mali i Zi ka shënuar përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian, por se ende mbetet shumë për t’u bërë dhe se fokusi duhet të qëndrojë te reformat.
“E përshëndes përkushtimin sepse për procesin e anëtarësimit nevojiten reforma. E dimë se nuk ka rrugë të shkurtëra, reformat duhet të zbatohen. E përshëndes marrëveshjen me opozitën që i mundëson Kuvendit të vazhdojë punën”, tha Kallas.
Ajo shprehu falënderim që Mali i Zi e mbështet Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për Ukrainën dhe që e respekton integritetin territorial të saj:
“Është shumë e rëndësishme të qëndrojmë besnikë ndaj këtyre vlerave. E dimë se mund të llogarisim në përkrahjen e Malit të Zi".
Kryeministri malazias Spajiq tha se viti i kaluar ishte më i suksesshmi për sa i përket integrimeve evropiane të Malit të Zi.
“Mali i Zi nuk ka dilema, Bashkimi Evropian është rruga jonë strategjike dhe nuk ekziston asgjë që mund të na largojë nga ajo”, tha Spajiç.
Ai theksoi se Mali i Zi është lider në procesin e integrimeve evropiane.
“Shpresoj që këtë vit të mbyllim edhe disa kapituj negociues me BE-në. Viti i kaluar ishte shumë i suksesshëm. Faleminderit për mbështetjen dhe gjithçka që bëni për ne", tha Spajiç.
Pas Podgoricës, Kallas do të zhvillojë një takim në Cetinjë me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviç, për marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Malit të Zi, drejtimin strategjik të vendit dhe përparimin në procesin e anëtarësimit në BE. Sipas paralajmërimeve, shefja e diplomacisë së BE-së do të takohet edhe me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe do të zhvillojë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Podgoricë.
Është paralajmëruar gjithashtu se Kallas do të paraqesë në aeroportin ushtarak në Podgoricë mbështetjen e BE-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe, në prani të ministrit të mbrojtjes, Dragan Krapoviq, do të prezantojë pakon e mbështetjes për Ushtrinë e Malit të Zi nga Fondi Evropian për Paqe.
Mali i Zi është në negociata për anëtarësim me Bashkimin Evropian që gati 13 vjet. Deri më tani, nga gjithsej 33 kapituj, ka mbyllur gjashtë. Pritet që edhe disa kapituj të mbyllen në takimin e qershorit të Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel. Deri në fund të vitit, sipas paralajmërimeve të kryenegociatorit me BE-në, Predrag Zenoviç, mund të mbyllen deri në nëntë kapituj./ REL
pamje nga inaugurimi ULQIN- Ditën e sotme në Ulqin është inauguruar Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë. I prani...
TIRANË- Përgjimet e kryebashkiakut Erion Veliaj tashmë janë bërë publike në masën më të madhe të tyre. ...
TIRANË- Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier ka zhvilluar ditën e sotme një takim në selinë e Partisë...
STRASBURG- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar para mbledhjes së Partisë Popullore Evropiane se do të ketë zero tolerancë ndaj kr...
STRASBURG- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama në mënyrë që të siguronte një mandat të ka...
STRASBURG- Kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e grupit të PPE-së tha se në Shqipëri po luftohet ndaj një dikature.&nb...
STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se partia që drejton i respekton të drejtat e minoritetit,...
STRASBURG- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vënë sërish në diskutim vendimin e gjykatave shqiptare për ç...
berisha ne mbledhjen e PPE STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Strasburg, ku po merr pjesë...
MONIKA KRYEMADHI TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi për revokim të masës ...