Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së fundmi ka zhvilluar intervistën e tij të parë që pas arrestimi të tij para dy javësh. Meta duke folur për "Gazetën Panorama" ndërsa theksoi se ai nuk u arrestua por u rrëmbye ashtu siç veprojnë vetëm bandat.
Meta shtoi se sjellja e tyre ishte banditeske, rrugaçërore duke hyrë me forcë në automjet bashkë me automatikët me maska në kokë, pa pranuar të identifikohen se kush janë, se çfarë përfaqësojnë dhe pa paraqitur asnjë dokument ligjor apo shkresë zyrtare që urdhëronte ndalimin e tij. Kreu i PL-së theksoi se ai refuzoi të pranojë rrëmbimin, duke besuar se mund të ishin edhe banditë si ata që rrëmbyen ish-Kryeministrin e Italisë, Aldo Moro. Meta shtoi se me gënjeshtrat e pacipa se ai ka ushtruar dhunë duan vetëm të justifikojnë paligjshmërinë ekstreme, dhunimin e Kushtetutës dhe të ligjit, por edhe të vetë urdhrit për “arrest” të SPAK-ut.
Ai shtoi se ata nuk i lejuan të kontaktojnë me avokatët dhe nuk i njohën me të drejtat tona sipas ligjit. Sipas tij vetëm pas 2 orësh në Drejtorinë e Policisë, iu dha vendimi gjyqësor, ndërsa Artimis Peca u lirua pasi nuk kishte asnjë vendim. I pyetur a e njihte burgun Meta u shpreh se më herët vizitonte Fatos Nanon në burgun e Bënçës edhe pa leje, edhe me leje, nga vitet ‘93-‘94. Ai theksoi se nuk ndihet i burgosur, por thjesht i izoluar në mënyrë ekstreme dhe të paligjshme vetëm për arsye shumë të forta politike.
Meta u shpreh se izolimi i tij është bërë për të paralizuar aktivitetin e Partisë së Lirisë, si forca e dytë opozitare dhe për të dobësuar reagimin dhe veprimin opozitar. Ai shtoi se s’kishte asnjë arsye për këtë akt ekstrem kur dihet botërisht se unë gjithmonë kam qenë i hapur dhe u jam përgjigjur ftesave të SPAK-ut dhe çdo institucioni të drejtësisë.
Por nuk u dukët aq i qetë në momentin e arrestimit?
Meta: Ai nuk ishte arrestim, por rrëmbim i mirëfilltë, ashtu siç veprojnë vetëm bandat. Si mund të inskenohet për minuta të tëra bllokimi i trafikut në një nga akset kryesore të hyrjes në kryeqytet nga dhjetëra forca me maska, me armatim të rëndë dhe me makina private, të cilat bënin veprime fiktive sikur kontrollonin makinat e qytetarëve për të ardhur si banditë te makina ku udhëtoja unë bashkë me sekretarin për organizimin të Partisë së Lirisë, Artimis Peca?!
Sjellja e tyre ishte banditeske, rrugaçërore duke hyrë me forcë në automjet bashkë me automatikët me maska në kokë, pa pranuar të identifikohen se kush janë, se çfarë përfaqësojnë dhe pa paraqitur asnjë dokument ligjor apo shkresë zyrtare që urdhëronte ndalimin tim. Ndaj unë refuzova të pranoja rrëmbimin, duke besuar se mund të ishin edhe banditë si ata që rrëmbyen ishKryeministrin e Italisë, Aldo Moro. Edhe ata me uniforma policie e bënë rrëmbimin. Me gënjeshtrat e pacipa se unë kam ushtruar dhunë duan vetëm të justifikojnë paligjshmërinë ekstreme, dhunimin e Kushtetutës dhe të ligjit, por edhe të vetë urdhrit për “arrest” të SPAKut.
Po kështu, ata prangosën dhe rrëmbyen edhe sekretarin për organizimin të PL, Artimis Peca, për të cilin nuk kishte pasur asnjë urdhër ndalimi. Njëkohësisht ata nuk na lejuan të kontaktojmë me avokatët dhe nuk na njohën me të drejtat tona sipas ligjit. Vetëm pas 2 orësh në Drejtorinë e Policisë, m’u dha vendimi gjyqësor, ndërsa Artimis Peca u lirua pasi nuk kishte asnjë vendim. Pra, ata kafshë, se punonjës policie s’mund t’i quash, po të kishin qenë edhe dy persona të tjerë në makinë me mua, do t’i kishin arrestuar po njësoj si Artimisin, pra për “qejf”. Ky është rrumpallështeti i Edi Ramës, që nuk do ta ketë të gjatë. Sikur të silleshin kështu me bandat narkopolicët e Edi Ramës, nuk do ndodhnin tragjedi si kjo e Shkodrës.
E njihnit më herët burgun…?
Meta: E njoh burgun herët, që nga vitet ‘93-‘94 kur vizitoja Fatos Nanon në burgun e Bënçës edhe pa leje, edhe me leje. Po kështu nuk ndjehem i burgosur, por thjesht i izoluar në mënyrë ekstreme dhe të paligjshme vetëm për arsye shumë të forta politike. Së pari, për të paralizuar aktivitetin e Partisë së Lirisë, si forca e dytë opozitare dhe për të dobësuar reagimin dhe veprimin opozitar. Sepse s’kishte asnjë arsye për këtë akt ekstrem kur dihet botërisht se unë gjithmonë kam qenë i hapur dhe u jam përgjigjur ftesave të SPAK-ut dhe çdo institucioni të drejtësisë.
Po kështu, unë i kam pasur të gjitha mundësitë (edhe ofertat) për t’u larguar nga vendi dhe kjo jo vetëm s’ka ndodhur, por s’ka lidhje me karakterin tim, për më shumë që do justifikoja akuzat false të Ramaformës dhe do braktisja, ata që më kanë zgjedhur dhe më mbështesin. Llogaritë e tyre për të më bllokuar e “lodhur” gjatë 10 muajve të fundit nuk funksionuan. As përpjekja e tyre për të prishur Konventën historike të 27 prillit, që miratoi 5 Prioritetet për 4 milionë shqiptarë plus.
Dështuan edhe përpjekjet e mëpasshme për të bllokuar organizimin e Partisë së Lirisë dhe veprimtarinë e saj financiare, aq sa financierja e PL për 20 vite u largua nga detyra vetëm duke lënë çelësat te roja e partisë dhe pa bërë asnjë dorëzim, detyrë e sqarim të problemeve të trashëguara. Por zgjedhjet po afrojnë dhe koha nuk u priste më ndaj vepruan në këtë mënyrë banditeske. Duan të çorodisin e trembin opozitën e vërtetë dhe të krijojnë hapësira për partiçkat ‘fake’ opozitare, që ushqehen nga regjimi, nga qeveria, bashkia dhe fondacionet famëkeqe të rekrutimit dhe shpëlarjes së mendjes të të rinjve.
Xhixho TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar së fundmi në lidhje me pensionet. Përmes...
monika kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posa&cce...
tedi blushi TIRANË- Është zbardhur kërkesa e plotë që deputetët e Partisë së Lirisë i kanë drejtuar...
arben cuko TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e ...
asllan dogjani TIRANË- Deputeti i Partisë Dmeokratike, Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Pos...
mbledhja e komisionit TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është bojkotuar nga anëta...
selia e pd TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka nisur një letër të gjithë bordeve të donatorëve q&e...
mbledhja e komisionit TIRANË- Komisioni i Ekonomisë po zhvillon ditën e sotme mbledhjen e radhës, ku do të diskutohet projektbuxhe...
pamje nga arrestimi i metes TIRANË- Deputetët e Partisë së Lirisë dhe sekretari i përgjithshëm Tedi Blushi i kanë k...
meta, kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë t&e...