Edi Rama sulmon mijëra qytetarë që dalin në shesh: Nuk është më protestë, por skenë!
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Një resort luksoz i planifikuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump pranë një zone shumimi të flamingove po e ndan Shqipërinë. Pr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për SYRI.net ka paralajmëruar se do të paraqesë mbi 1...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare pasi pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra q...
Analisti Genc Burimi, teksa ka komentuar protestat që po mbahen prej 20 ditësh në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama...
Një banore nga zona Xhafzotaj në Durrës, ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News, se prej 4-5 ditësh nuk ka furnizim me uj&eum...
Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, ka deklaruar se protesta e nisur prej 21 ditësh ka kaluar nga një reagim qytetar në një...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar lidhur me gjyqin ndaj tij për dosjen e sterilizimit. Përmes një deklarate t&...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka analizuar ndikimin që ekonomia informale dhe pastrimi i parave kanë pasur mbi ekonominë...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Mazhoranca socialiste ka propozuar përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës me masa që arrijnë deri në 60 ditë, një lëvizje që opozita e cilëson si një strategji të mirëmenduar për ta anashkaluar atë në një nga vendimmarrjet më të rëndësishme të ditëve në vijim.
Sipas juristit dhe përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Franc Nuri, kjo kërkesë nuk është një masë disiplinore e rastësishme, por një manovër e qëllimshme për të pamundësuar pjesëmarrjen e opozitës në Këshillin për Mandatet dhe Imunitetin, i cili do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e ministres Belinda Balluku.
Nuri zbuloi se në listën e 29 deputetëve të propozuar për përjashtim përfshihen të shtatë anëtarët (pesë titullarë dhe dy zëvendësues) që opozita ka në këtë këshill kyç. Ai theksoi se koha e veprimeve është treguesi kryesor i këtij plani. Vendimi për përjashtimin e deputetëve pritet të merret në orën 9:00 të mëngjesit të së premtes, ndërsa mbledhja e Këshillit për çështjen "Balluku" është caktuar të mbahet vetëm një orë e gjysmë më vonë, në 10:30.
Nëse masa e përjashtimit miratohet, deputetët e opozitës do të jenë ligjërisht të ndaluar të marrin pjesë në mbledhje. Kjo, sipas Nurit, do të thotë se mazhoranca synon jo vetëm të eliminojë zërin opozitar, por edhe të pengojë përfaqësuesit e saj të njihen me provat dhe dosjen e prokurorisë kundër ministres.
Juristi i PD-së rikujtoi se baza ligjore për sanksione kaq të ashpra u krijua më herët, përmes një ndryshimi të kontestuar të rregullores së Kuvendit, i cili rriti afatin maksimal të përjashtimit nga 10 në 60 ditë. Sipas tij, mazhoranca po e shfrytëzon këtë rregullore, të cilën “e qëndisi vetë pikërisht për një ditë të tillë”, për të arritur objektivat e saj politike. Pavarësisht këtij skenari, Nuri shprehu bindjen se opozita do të gjejë mënyra për ta tejkaluar këtë situatë, qoftë përmes rrugëve procedurale si ankimimi, ashtu edhe me praninë fizike në ambientet e Kuvendit, duke e cilësuar këtë veprim të mazhorancës si të papranueshëm dhe alogjik.
Nuri:
Duhet të rikujtojmë edhe se gjithë gjëja ka nisur për këto lloj sanksionesh edhe më herët, sepse bazën ligjore për këto sanksione gjendet tek rregullorja e ndryshuar në mënyrë të dhunshme, te rregullorja e Kuvendit, e ndryshuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ku u lejuan që të vendosen sanksione të tilla në rregulloren e Kuvendit deri në 60 ditë përjashtim të deputetëve.
Pra, më përpara përjashtimet maksimale ishin me 10 ditë dhe duke shfrytëzuar jo vetëm ngjarjet e sotme në Kuvend dhe revoltën e shprehur nga deputetët e opozitës për çështjen Balluku dhe jo vetëm, mazhoranca socialiste shfrytëzoi rregulloren që vetë ajo e qëndisi pikërisht për një ditë të tillë, duke i dënuar tashmë, ose praktikisht duke i propozuar dënimin, se vendimi merret nesër po ajo dihet se si do të jetë, përderisa vetë ata e kanë dhe forcën e kartonave, duke propozuar dënime deri në dy muaj, 60 ditë largim, përjashtim nga Kuvendi për 29 deputetë të opozitës.
Praktikisht, pjesa më e madhe e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe jo vetëm. Qëllimi, nuk është që t'i mbyllin gojën opozitës, është përtej kësaj. Qëllimi është që mos të ketë asnjë deputet të Partisë Demokratike në komisionin nesër, i cili do të shqyrtojë çështjen Balluku, do të shqyrtojë kërkesën e ardhur nga prokuroria për arrestimin e Ballukut.
Pse? Sepse qytetarët shqiptarë duhet ta dinë. Komisioni që do të shqyrtojë, pra Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve, komisioni që do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë të SPAK-ut për lejimin e arrestimit të zonjës Balluku, përbëhet nga deputetë të mazhorancës dhe të opozitës. Janë pesë deputetë të përhershëm të Partisë Demokratike plus dy deputetë zëvendësues, shtatë deputetë.
Pra, të shtatë këta emra, deputetësh të opozitës, janë tek lista e 29 personave që priten të dënohen nesër në 9 të mëngjesit.
Përjashtimi i deputetëve do të vendoset në orën 9 të mëngjesit, nesër, ditën e premte. Ndërkohë, çështja e Ballukut dhe prokurorët e SPAK-ut e të tjera e të tjera, do të diskutohet në 10 e gjysmë. Pra, në momentin që merret një vendim eventualisht për përjashtimin e tyre nga ky këshill, sipas këtij vendimi...shtatë deputetë dhe zëvendësuesit e opozitës, të gjithë praktikisht, që duhet të jenë prezent në mbledhjen e shqyrtimit të kërkesës për arrest të zonjës Balluku, praktikisht, nëse dënohen siç ka kërkuar PS-ja, atëherë ata do ta kenë të vështirë për të qenë prezent.
Por unë mendoj që opozita mund ta tejkalojë këtë moment, qoftë edhe në aspektin procedural, me ankimimet e mundshme që mund të kryejë, por edhe me prezencën e vet fizike, sepse kjo nuk mund të lejohet. Nuk duhet në asnjë mënyrë..
Dhe jo vetëm t’i mbyllet goja opozitës, që kjo s’mund të lejohet, për seancën e nesërme që do jetë një seancë maratonë, por nuk mund të lejohet që opozita të mos njihet me provat, sepse një merak tjetër që ne kemi, është që duke, duke zhvilluar këtë skenar, mazhoranca...
Xhemal Gjunkshi, këshilltari i kryetarit të Partisë Demokratike për Sigurinë kërkoi largimin e Ilir Prodës si drejtor i Polic...
Gazeta prestigjioze italiane La Repubblica i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, duke raportuar për akuzat...
Analisti Enton Abilekaj është shprehur gjatë emisionit “Task-Forcë” në Syri TV, se si parlamenti ashtu edhe qeveria kan&eum...
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin 2026 me vlerë 400 mln euro, pa praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në mbledhjen e...
Nga Kavaja, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të mos pengojë drejtësinë në...
Kryedemokrati Sali Berisha, nga podiumi i tubimit festiv në Kavajë për 35-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokra...
Teksa na ndajnë vetëm tri ditë nga protesta e paralajmëruar e opozitës të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD, Sal...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur sot në Kavajë për të marrë pjesë në aktivitetet politi...
Përplasjet e sotme në Kuvend dhe zhvillimet e fundit rreth dosjes Balluku kanë hapur një kapitull të ri të krizës politike n&...
Duke marrë shkas nga hetimet dhe akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme, SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe zyrtarëve të t...