Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij Këlliçi u shpreh se dita e sotme nisi me fjalimi patetik rë mbushur me viktimizim qesharak të narko kryeministrit të parë të Europës. Ai shtoi se 3 rezolutat e miratuara 150 parti të djathta të botës e kanë përcaktuar tashmë Edi Ramën, si kryeministrin, që e ka kthyer Shqipërinë në Narkoshtetin e parë të Europës.
Këlliçi u shpreh se Rama sot u sforcua gjatë për tu justifikuar para shqiptarëve se ai nuk është i korruptuar, por janë ministrat, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët më të lartë të Rilindjes, që janë duke vendosur rekorde korrupsioni, pas krahëve të tij. Ai shtoi se tre ditë më parë, Edi Rama tha se do të ulnin çmimin e energjisë elektrike me 1 lek dhe do ti kursenin xhepave të shqiptarëve plot 30 milionë euro, kjo vetëm për vitin elektoral 2025.
Këlliçi shtoi drejtori i OSSH-së, Blendjan Dalipi ka përfituar tendera publikë e kontrata konçensionare me vlerë i kalon 30 milionë eurot. Ai shtoi se vlera e tenderave është po aq sa kursimi për uljen qesharake prej 1 lek të çmimit të energjisë.
Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:
Të nderuar qytetarë, Mëngjesin e sotëm, të së dielës së bekuar, fatkeqësisht e nisët me piskamat e një fjalimi patetik, mbushur me viktimizim qesharak të narko kryeministrit të parë të Europës. Ashtu siç 3 rezolutat e miratuara nga mbi 150 parti të djathta të botës, përfshi Partinë Popullore Europiane, Partinë Republikane Amerikane dhe Partinë Konservatore Britanike e kanë përcaktuar tashmë Edi Ramën, si kryeministrin, që e ka kthyer Shqipërinë në Narkoshtetin e parë të Europës.
Rama sot u sforcua gjatë për tu justifikuar para shqiptarëve se ai nuk është i korruptuar, por janë ministrat, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët më të lartë të Rilindjes, që janë dendur me mollë, dardha, kumbulla dhe fiq, duke vendosur rekorde korrupsioni, pas krahëve të tij. Fabul, që e kemi diskretituar në çdo rast, por që kryeministri i dëshpëruar e përsërit si të vetmen mbrojtje që i ka mbetur: mëshira për një viktimë.
Por sot jemi para jush, siç gjithmonë kemi bërë e do bëjmë për të demaskuar me fakte çdo përpjekje të Edi Ramës për të larë duart nga korrupsioni i pashoq i qeverisjes së tij 12 vjeçare. Po ju rikthejmë në vëmendje rastin më të fundit dhe flagrant, në të cilin hajduti i rradhës, vjedh mu para syve të Edi Ramës dhe jo pas shpinës së tij.
Tre ditë më parë, Edi Rama dhe Belinda Balluku rrahën gjoksin para shqiptarëve se do të ulnin çmimin e energjisë elektrike me 1 lek dhe do ti kursenin xhepave të shqiptarëve plot 30 milionë euro, kjo vetëm për vitin elektoral 2025.
Gjatë momentit të shpalosjes së këtij sihariqi dhe akti të madh bamirësie elektorale, përballë Edi Ramës, i ulur në rreshtin e parë, qëndronte Blendjan Dalipi, Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, i cili nëpërmjet kompanisë së tij familjare IDK Konstruksion dhe kompanisë së tij personale ABNID, ka përfituar tendera publikë e kontrata konçensionare, vlera e të cilave i kalon 30 milionë eurot. Si për ironi të fatit, po aq sa kursimi i trumbetuar për uljen qesharake prej 1 lek të çmimit të energjisë. Ja pra ku ka shkuar ai 30 milionsh shqiptarë të dashur.
Njëlloj si në rastin e denoncimit të skemës kriminale financiare në Bashkinë Tiranë të 5 drejtorëve, 5D, të cilën kolegët e Erionit në SPAK nuk e amnistonin dot, e njëjta skemë po ndodh brënda Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila afërmendsh ka bekimin e plotë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pasi nëse do të ishte ndryshe, Blendjan Dalipi, pasi të ishte shkarkuar nga detyra, sot do duhej të ishte dorëzuar pa kushte para institucioneve të drejtësisë dhe jo të qëndronte i ulur në rreshtin e parë, përballë Kryeministrit.
Partia Demokratike, prej më shumë se 1 muaji, ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për këtë zyrtar të lartë të shtetit, kallëzim i cili po amnistohet nga drejtësia me regji e Edi Ramës. I bëj thirrje sot, Drejtuesit të SPAK Altin Dumani dhe Strukturës së Posaçme të mos vijojnë me heshtjen karshi korrupsionit flagrant, pasi këto vjedhje nuk do mund të amnistohen dot kurrë.
Qytetarët shqiptarë nuk duhet të mashtrohen më nga qurravitjet e Edi Ramës dhe as nga bamirësitë elektorale me uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lek, shumë e cila barazohet me paratë që vjedh vetëm 1 drejtor i kësaj qeverie.
Shqipëria ka vendosur të ndahet një herë e mirë nga hajdutëritë e babëzia e kësaj mazhorance, që e ka kthyer vendin tonë në më të varfrin e Europës, ndaj data 11 Maj, do të jetë çasti vendimtar për sovranin, t’i japë fund masakrës së një lukunie të pangjashme korrupsioni e shpopullimi.
Bashkë do i’a dalim.
Berisha LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me degën e PD-së në Le...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sot për kartën e konsumatorit. Gjatë një takimi me degën e PD-së n&e...
Anastas Janullatos TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me gjendjen kritike të kryepeshkopit të T...
Blushi TIRANË- Partia e Lirisë ka denoncuar krimin elektoral. Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithsh&e...
Berisha LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me degën e PD-së në Lezh&eu...
Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së sotme të kr...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një mesazh publik ndërsa ka folur për akuzat që janë hedhur ...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reagon për herë të parë në lidhje me dosjen "Xibraka" pas vendimit të SPAK. G...
POGRADEC- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec. Mësohet se dy të rinj janë konfliktuar në lagjen numë...
KOSOVË- Ditën e sotme ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Partia në pushtet, Lëvizja Vet...