POLITIKE

Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Qershor 2026, 22:19
Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se opozita do t’i përgjigjet mesazheve të protestuesve me ndryshime të brendshme në parti. Në A2 CNN ai  theksoi se mbledhja e Këshillit Kombëtar të së mërkurës do të shënojë një fazë të re të ripërtëritjes së PD-së.

“Jam i bindur që në rezultat edhe Partia Demokratike do t’i përgjigjet, le të themi, zhvillimit shoqëror që kemi sot dhe real politikës, do t’i përgjigjet sheshit. Pra, me një PD të ndryshuar, me një PD të ripërtëritur, me një PD me djem me vajza të rinj, me koncepte të reja, me profile të reja dhe me dhe me prurje shumë kualitative. Kështu që unë këtë e kam bindje personale dhe e shoh.  Kam përshtypjen që do të shkohet në kryesi, kam përshtypjen që po në nivelet e larta patjetër do jetë një kombinim i tillë. Nuk mundet që të zhbëhet historia e Partisë Demokratike. Duhet të kuptoni që pa diskutim që do të gërshetohet kjo me eksperiencën, me funksionarët që kanë eksperiencë, por patjetër do të mbështillet me energjinë e të rinjve, e ambiciozëve, e prurjeve të reja që janë të domosdoshme edhe në këtë moment”, tha ai.

Këlliçi deklaroi se Partia Demokratike nuk synon të marrë drejtimin e protestës, por është e pranishme në shesh në mbështetje të saj.

“Unë ta garantoj që gjithë Partia Demokratike në pjesën dërrmuese të ditëve që është organizuar ajo protestë ka qenë në shesh dhe është në shesh. Ju garantoj këtë. Më ka mjaftuar jo vetëm eksperienca ime personale, sa herë kam qenë aty, por edhe e kolegëve, edhe e miqve, edhe atyre që njoh, që të gjithë janë në sheshin e protestës. Nuk duan protagonizëm, por janë prezent aty. Nuk kanë kërkuar të marrin, le të themi, frerët e protestës, por janë prezent aty”, theksoi Këlliçi.

Ai tha se protesta i ka dhënë mesazhe dhe leksione që PD duhet t’i dëgjojë, si nevojën për hapje, ripërtëritje, qarkullim elitash dhe një komunikim të ri me qytetarët.

“Që ka leksione për të nxjerrë dhe Partia Demokratike nga kjo protestë ka shumë. Patjetër nevojën për t’u hapur, për t’u ripërtërirë, për një qarkullim të elitave, për një përfaqësim tjetër, për një komunikim tjetër me qytetarët, për një komunikim shumë më ndryshe”, u shpreh Këlliçi.

Deputeti demokrat shtoi se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar do të konstituohet forumi i ri drejtues dhe do të zgjidhet kryesia e re e partisë, duke lënë të kuptohet se në strukturat drejtuese do të ketë një kombinim mes përvojës dhe brezit të ri.

“Ditën e mërkurë, ju jap dhe një lajm që ka qarkulluar dhe ditën e sotme në media, ditën e mërkurë në orën 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, do të konstituohet Këshilli Kombëtar dhe do të zgjidhet kryesia e re, pra 20 anëtarët e kryesisë së re të Partisë Demokratike, që është një forum shumë i lartë i drejtimit të Partisë Demokratike.

Jam i bindur 100% që mesazhi i kësaj proteste ka arritur edhe te strukturat më të larta drejtuese të Partisë Demokratike”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan