POLITIKE

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Qershor 2026, 08:36

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

Të mërkurën në mbrëmje, pas një shiu të rrëmbyeshëm që zgjati disa orë, Sidorela Vatnikaj zbret nga podiumi i improvizuar përballë Kryeministrisë dhe përqafohet me protestuesit aty pranë.

Aktivistja sapo lexoi me megafon kërkesat e protestës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e kuadrit ligjor që favorizon ndërtimet në zonat e mbrojtura.

Vatnikaj ruan ende një dozë habie për mënyrën se si një protestë e radhës u kthye në lëvizjen më të madhe që vendi ka parë prej fillimit të viteve ’90.

Ajo tregon se pas ngjarjes së 30 majit në Zvërnec, ku një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet private të sigurisë, bisedoi me miq të tjerë aktivistë dhe vendosën që të protestonin të nesërmen përballë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Pritshmëritë nuk ishin fillimisht të mëdha dhe Vatnikaj kujton se priste si zakonisht të mblidheshin disa dhjetra vetë. Por brenda pak minutash, organizatorët panë një turmë të madhe protestuesish që thërrisnin: “dorëheqje”.

“Turma që zakonisht udhëhiqej nga aktivistët tanimë po udhëhiqte vetveten,” kujtoi Vatnikaj për BIRN.

“Nga ai moment, revolta qytetare e akumuluar në tre dekada u bë si një lumë që as mund të kontrollohej e organizohej, por që po ndërtonte shtretër të rinj ligjërimi politik për një Shqipëri të re, pa autokratë, pa oligarkë, pa media të shitur dhe pa legjitimim ndërkombëtar,” shtoi ajo.

Protesta maratonë që njihet tashmë si “Revolucioni i Flamingove” nuk ka një lider dhe as një parti që e drejton. Ajo po mbahet gjallë nga mijëra njerëz që mblidhen çdo natë në bulevard dhe një rrjet aktivistësh koordinatorë – ku vajzat dhe gratë aktiviste kanë një rol gjithnjë e më të dukshëm.

Edhe Luçiana Kokaj ishte në shtëpinë e saj në Rrjoll të Shkodrës kur pa në rrjetet sociale atë që po ndodhte në Zvërnec dhe bëri paralelizmin me atë që po ndodhte në zonën e saj, ku prej shumë javësh ajo dhe banorët e zonës po protestonin për të mbrojtur të drejtën mbi tokat e tyre, mbi të cilën ka nisur ndërtimi i një resorti turistik.

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

E kthyer nga Italia tre muaj më parë për të protestuar për tokën e të parëve të saj, Kokaj e kuptoi se kjo nuk ishte një betejë vetëm për Zvërnecin apo Rrjollin, por për të drejtat e qytetarëve përballë arrogancës së pushtetit.

“Atë që ndodhi në Zvërnec unë e kisha provuar mbi lëkurë më parë duke parë të afërm që janë goditur në protestë; e dija që Policia e Shtetit nuk funksionon për të mbrojtur qytetarët,” thotë Luçiana Kokaj, e surprizuar gjithashtu në fillim nga bashkimi i mijëra qytetarëve.

“Normalisht, duke qenë që ishim të parët na ngeli si detyrë të siguronim mikrofonin, të gjenim ujë, të nxirrnim lejet për çdo protestë,” shtoi Kokaj, duke theksuar se vajzat që morën iniciativën kanë bërë një punë fantastike, së bashku me djemtë dhe burrat organizatorë.

Ky është edhe revolucioni i grave

Sidorela Vatnikaj mban në duar një pankartë proteste. Foto kortezi: Sidorela Vatnikaj.
Kur më shumë se një shekull më parë gratë dolën në rrugë për të kërkuar të drejtën e votës, ato nuk po luftonin vetëm për një të drejtë politike, por po ndryshonin mënyrën se si konceptohej pjesëmarrja qytetare në jetën politike. Që prej asaj kohe, prania e grave është bërë një nga treguesit më të fortë të lëvizjeve shoqërore.

Edhe protesta e muajit të fundit në Shqipëri po ndjek këtë trajektore, me gra e vajza që jo vetëm mbushin sheshet, por ndikojnë në tonin, organizimin dhe mesazhin e saj publik dhe po ashtu në emancipimin e vetë shoqërisë.

Sidorela Vatnikaj beson se përfshirja e vajzave e grave në vijë të parë, në ligjërim dhe përballje, jo vetëm po shkatërron një sistem të vjetër autokratik, por po prodhon një imagjinatë të re politike dhe po emancipon të gjithë shoqërinë.

Edhe Luçiana Kokaj mendon njësoj, ndërsa thekson se gratë dhe vajzat janë zëri, energjia dhe forca e protestës, por edhe imazhi paqësor dhe tërheqës i saj.

“Në protestën në Rrjoll, në fillim ishin burrat, por ama ditën që gratë janë përfshirë në të ka marrë tjetër prezantim, tjetër faqe, pasi gratë e ngritën zërin shumë fort,” kujton Koka, ndërsa shton: “por kur erdhi momenti dinin dhe ta zbusnin”.

“Të gjitha ato vajza të reja, gra me fëmijë e gjyshe që vijnë aty, po ashtu ato vajzat blogere që i japin jehonë protestës, janë energjia dhe forca, janë trimëresha dhe të zgjuara,” shtoi më tej ajo.

Për Entela Spahivoglin – një tjetër organizatore që iu bashkua protestës në Tiranë pas aktivizmit të saj në Durrës kundër projektit TID, prania e kaq shumë grave dhe vajzave duhet të shihet si një gjë normale.

“Ato janë aty bashkë me bashkëshortët, djemtë, vëllezërit, prindërit dhe miqtë e tyre. Kjo nuk është një protestë e grave apo e burrave. Është një protestë e qytetarëve. Forca e saj qëndron pikërisht te fakti që jemi të gjithë bashkë,” thekson ajo.

“Ne shkojmë me rrjedhën”

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

Luçiana Kokaj duke folur në protestë. Foto kortezi nga “Trivet”.
Kryeministri Edi Rama nuk i është përgjigjur kërkesave të protestuesve, ndërsa ka targetuar me sulme personale disa prej tyre. Njëra prej tyre është Entela Spahivogli, një aktiviste kundër projektit TID në Durrës, projekt për të cilin qytetarët protestojnë veçanërisht për shkak të vlerës së ulët të kompensimit të ofruar, vlerë që i nxjerr ata praktikisht të pastrehë.

Rama postoi në rrjetet e tij sociale fotografinë e Spahivoglit duke folur në protestë dhe e akuzoi atë si autore për ndërtim pa leje në zonën ku janë gjurmët e projektit TID. Por aktivistja iu përgjigj duke treguar se ndërtesa në fjalë i përket vitit 1941, gjë që mbështetet dhe nga pamje filmike arkivore të vitit 1966 që e tregonin ndërtesën në formën që ka sot.

Spahivogli i tha BIRN se ky ishte “një sulm personal nga Kryeministri për të më dekurajuar”.

Sulmet e kryeministrit nuk janë të vetmet presione me të cilat duhet të përballet grupi i koordinatoreve.

“Ka presione nga të gjitha anët, po ka dhe presione ndaj nesh si organizatorë për të folur, por ne përpiqemi që t’a mbajmë sa më gjithpërfshirëse që të flasin qytetarët,” tha Spahivogli. Ajo thotë se e gjen forcën te besimi për të vërtetën – që i bën më të fuqishëm sesa njerëzit me pushtet.

Jeta e këtyre vajzave dhe grave që janë njëkohësisht edhe në podium, edhe në paskuintat e protestës, lidhet me të qënit çdo moment në kontakt me atë që po ndodh në shesh, e kur ikin nga sheshi me atë se çfarë ndodh online, organizimet për të nesërmen, intervistat në media apo lajmërimet në rrjetet sociale.

Organizimi fillon zakonisht me takimin e mëngjesit në orën 9 dhe mbaron në orën 1 të natës, kur bëhet dhe një reflektim se çfarë mund të bëhet më mirë.

Për të qenë e pranishme në çdo gjë që ndodh, Kokaj e ka lënë djalin e vogël nën kujdesin e mamasë së saj në Velipojë dhe bashkë me bashkëshortin po jetojnë me qira në Tiranë. Kokaj thotë megjithatë se janë njerëzit në shesh ata që e bëjnë protestën.

“Ne shkojmë me rrjedhën, sepse është e pamenaxhueshme, pa struktura, e lirë dhe s’mund të menaxhosh gjithë qytetarët,” theksoi ajo.

Për Sidorela Vatnikajn, roli që mori në këtë proteste erdhi natyrshëm si pjesë e aktivizimit të saj të mëhershëm.

“Për mua është ‘revolucionare’ që të shoh të gjithë familjen time në protestë, nga e cila njëherë e një kohë ikja fshehtas për të protestuar,” thotë Vatnikaj, ndërsa shton: “meraku i tyre i atëhershëm është zëvëndësuar me rezistencë dhe vullnet për ndryshim”. /Birn/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan