Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Këlliç gjatë fjalës së tij parashtroi disa fakte që lidhen me korrupsionin e Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me këtë subjekt.
Ai tha se në datë 3 nëntor të vitit 2023, me shkresën nr. prot. 271, i ka përcjellë zyrtarisht informacion Altin Dumani për fakte të rënda penale, fakte që përfshijnë Bashkinë Tiranë, kompaninë “Arlis Ndërtim” dhe kompleksin “Square 21”. Sipas tij në atë informacion zyrtar, kanë vënë në dijeni SPAK-un se Erion Veliaj, në bashkëpunim me famozin Armand Lilo të 7 kateve pa leje në mes të Tiranës, kanë fallsifikuar dokumentacionin e pronës publike, në një pjesë të së cilës është ndërtuar kompleksi “Square 21”.
Këlliç shtoi se pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, sipas e-maileve të bëra publike nga PD-ja ka favorizuar subjektin “Arlis Ndërtim” për të depozituar dherat në landfillin e Sharrës pa pagesë, në lidhje me këtë projekt korruptiv.
Deklarata e plotë:
Ditën e djeshme, nëpërmjet një njoftimi zyrtar të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me operacionin “Metamorfoza”, u informuam për sekuestrimin e disa aseteve kriminale në kompleksin “Square 21” dhe një ndërtimi tjetër pranë Farmacisë nr.10.
Sot, nuk do futem në diskutimin për hetimet e kësaj dosje, por dua të parashtroj disa fakte që lidhen me korrupsionin e Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me këtë subjekt. Më datë 3 nëntor të vitit 2023, me shkresën nr. prot. 271, i kam përcjellë zyrtarisht informacion z. Altin Dumani për fakte të rënda penale, fakte që përfshijnë Bashkinë Tiranë, kompaninë “Arlis Ndërtim” dhe kompleksin “Square 21”.
Në atë informacion zyrtar, kemi vënë në dijeni SPAK-un se shtetasi Erion Veliaj, në bashkëpunim me famozin Armand Lilo të 7 kateve pa leje në mes të Tiranës, kanë fallsifikuar dokumentacionin e pronës publike, në një pjesë të së cilës është ndërtuar kompleksi “Square 21”.
Erion Veliaj, ka miratuar lejen e ndërtimit për atë projekt, pa patur asnjë tagër ligjor mbi këtë pronë publike. Disa muaj më vonë, Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj, është munduar të mbulojë këtë paligjshmëri për të shpëtuar nga prangat kryebashkiakun e Tiranës.
Pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, nuk është mjaftuar me kaq. Pasi përveç 5.000 metrave katrorë pronë publike, i dha të drejtën kësaj kompanie, të shëmbte godinat ku ushtronin detyrat e tyre Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Tatim Taksave Tiranë, për të ngritur përbindësha të rinj betoni shumëkatësh në zemër të Tiranës.
Pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, sipas e-maileve të bëra publike nga kjo foltore, ka favorizuar subjektin “Arlis Ndërtim” për të depozituar dherat në landfillin e Sharrës pa pagesë, në lidhje me këtë projekt korruptiv.
Të nderuar qytetarë, Për subjektin “Arlis Ndërtim”, Erion Veliaj ka fallsifikuar letrat e pronës, ka miratuar lejen e ndërtimit në kundërshtim me ligjin si dhe minimalisht i ka kursyer atij kompleksi ndërtimi të paktën 1 milionë euro kosto për depozitimin e dherave. Pyetja që shtrojmë sot për Prokurorinë e Posaçme është:
A është regjistruar nga ana juaj, ky kallëzim penal i depozituar 6 muaj më parë?
A nuk janë këto veprime, tregues i qartë i veprimtarisë të një pronari faktik të kompleksit “Square 21”? I bëjmë thirrje sërish SPAK, të administrojë të gjithë dokumentacionin e kompleksit “Square 21”, të administrojë të gjithë kontratat e shitjes, kontratat e kleringut dhe njëlloj si në rastin e Olti Bistrit, të sekuestrojë të gjithë asetet e fshehura të drejtorëve të Bashkisë Tiranë dhe vetë Erion Veliajt në këtë kompleks.
Pas kësaj deklarate, kjo kërkesë do ti depozitohet zyrtarisht SPAK. Garantojmë qytetarët shqiptarë, se Partia Demokratike dhe unë personalisht, do vijojmë pa asnjë kompromis zbardhjen e korrupsionit galopant në Bashkinë Tiranë, që nis me 5D, vijon me inceneratorin fantazmë të Tiranës, dhe përfundon me pastrimin e parave në kullat më të larta të kryeqytetit.
Foto ilustruese TIRANA- Ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukçeviç është thirrur dje në Ministrinë për Evrop&...
Mediu TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të urdhërojë kryerjen e nj&...
Foto ilustruese TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka vendosur ditën e sotme që të shtyjë diskutimet në lidhje me pro...
Mediu TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të urdhërojë kryerjen e nj&...
Dora Bakoyanis GREQI - Politikania greke Dora Bakoyanis, njëkohësisht dhe motra e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka komentuar vizitën e k...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në tubimin e përditshëm qytetar, ka përsh&e...
Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...
Ilir Meta TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur sot se kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet n&...
Belind Këlliçi TIRANË - Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Belind Këlliçi ka komentuar sëris...
Fredi Beleri SHQIPËRI - Media e huaj, LE MONDE diplomatique i ka kushtuar një artikull çështjes “Beleri” ku përmend ...