Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

KOSOVA- Të martën, në orën 10:00, kur kryeministri i Kosovës, është urdhëruar që të japë një dëshmi në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ai pritet të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti fëmijësh në qytetin e Gjilanit. Të paktën kështu ka paralajmëruar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Qeverinë e Kosovës nëse Kurti do t’i përgjigjet urdhrit, mirëpo nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar ditë më parë se ka lëshuar urdhër që obligon Kurtin të japë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit në një rast që ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi kryeministri nuk është paraqitur në dy ftesa që ia ka bërë Prokuroria në muajt e fundit.
Vetë kryeministri ka thënë disa herë se nuk i ka refuzuar ftesat, por insiston që dëshminë të japë në zyrën e tij në Kryeministri. Zyra e tij ka dërguar kërkesë në Gjykatën Themelore, duke i kërkuar këtij institucioni ta urdhërojë Prokurorinë që dëshmia të merret në Kryeministri.
Kurti pretendon se Prokuroria ka marrë dëshmi në zyrën e kryeministrit edhe në të kaluarën - pa përmendur ndonjë emër - ndërsa refuzimin e tij për të shkuar në Prokurori e arsyeton me deklaratën se nuk dëshiron të bëhet “lajm botëror” që kinse kryeministri po dyshohet për një rast korrupsioni. Në linjë të njëjtë me të është edhe ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu. Për të kërkesa e Prokurorisë ndaj Kurtit është politike.
“Sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës, kurrë më i lirë nuk ka qenë nga ndikimi politik. Por, më duhet të them, kurrë më politik nuk ka qenë. Duke qenë se nuk kanë mundur të na ndalin me veprime në Kuvend, opozita, ose dikush nga analistët në studiot televizive, kanë zgjedhur me Prokurorinë Speciale, por nuk mund të na ndalin”, ka deklaruar Haxhiu më 26 shkurt, pa përmendur dikë me emër, dhe pa ofruar ndonjë dëshmi për pretendimet e bëra.
Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) ka thënë për Radion Evropa e Lirë se procedurat për një situatë të tillë janë të rregulluara me Kodin e Procedurës Penale.
“Secilën herë që ekziston një ftesë, qoftë në Gjykatë, qoftë në Prokurori, obligohen të gjithë personat, pavarësisht çfarë pozite mbajnë, t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së policisë, Prokurorisë, apo gjykatave, për të dhënë dëshminë në këto institucione”, ka thënë ai.
Sipas Bugaqkut, mospranimi për të dëshmuar, pa ndonjë arsye që do të ishte e vlefshme për prokurorin e rastit, apo për gjyqtarin, i detyron institucionet të tentojnë ta bindin personin për të dëshmuar, qoftë përmes shqiptimit të gjobës preliminare, në këtë rast prej 250 eurosh, apo më vonë përmes dërgimit në mbajtje për 30 ditë.
I pyetur nëse gjoba mund t’i shqiptohet Kurtit menjëherë, në rast të mosparaqitjes në Prokurori më 4 mars, Bugaqku ka thënë se gjithçka varet nga gjyqtari i procedurës paraprake.
“Ndoshta do t’i jepet edhe një rast, t’i dërgohet edhe një ftesë, para se t’i shqiptohet një gjobë, për mospërgjigje ndaj organeve të drejtësisë dhe mosbashkëpunimit me organet e drejtësisë në dhënien e dëshmisë së tij”.
Sipas tij, një qasje e tillë e kryeministrit mund të shihet nga organet e drejtësisë si pengim i hetimeve drejt zbardhjes së të vërtetës në rastin me rezervat shtetërore. Po. Më 2011, Blerim Kuçi, atëherë kryetar i Komunës së Suharekës, pati qëndruar në paraburgim për 30 ditë, pasi kishte refuzuar të jepte dëshmi për dyshimet lidhur me krimet e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Para masës së ndalimit, ai ishte gjobitur me 250 euro. Vullnet Bugaqku, por edhe shumë njohës tjerë të drejtësisë, besojnë se sjellja e Kurtit krijon përshtypjen e gabuar se parimi i barazisë para ligjit nuk vlen për zyrtarët e lartë.
“Kjo krijon një njollë të keqe në ndarjen dhe balancimin e pushteteve, dhe duhet ditur se barazia e ligjit vlen për të gjithë, si për ata që mbajnë pozita të larta, si për çdo qytetar tjetër të Republikës së Kosovës”.
Më 2023, tre persona ishin arrestuar për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e tyre ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.
Në këtë ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku pretendohej se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë. Hajdari ka thënë se blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin, por nuk ka dhënë më shumë detaje, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore. Ajo e ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore. Kurti i pati dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”./ REL
Erion Veliaj TIRANË - Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë këtë të martë kërkesën e kryebashkiakut t...
TIRANA- Partia Demokratike ka dorëzuar të hënën në mbrëmje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e plot...
shabani, lapaj TIRANË- Një tjetër kërkesë për regjistrimin e një koalicioni zgjedhor është dërguar n&eum...
foto ilustruese TIRANË- Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është dërguar kërkesa e parë për regjistrimin e nj...
meta, berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike dhe kreu i PL-së, Ilir Meta kanë arritur një marrëveshje për koali...
BERLIN- Presidentja e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit, Julia Simpson gjatë fjalës së saj në ceremonin...
edi rama BERLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Panairin e Turizmit në Berlin u shpreh se Shqipëria ka nj&...
edi rama BERLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Panairin e Turizmit në Berlin u shpreh se vendi ynë ...
edi rama BERLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Panairin e Turizmit në Berlin u shpreh se kulmi i mikpritjes shqipta...
erion veliaj, ols dado TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ndodhur tashmë nën masën e sigurisë "arrest në bu...