“Studim mjedisor me buldozier? E turpshme”/ Zhupa: Shqiptarët protestojnë për Zvërnecin, s’janë agjentë. Dhatë Butrintin…
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ndodhur tashmë nën masën e sigurisë "arrest në burg", para 4 ditësh i është drejtuar me një kërkesë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë pёr procedimin disiplinor dhe pezullimin nga detyra tё prokurorit Olsi Dado.
Ankesa e Veliajt ka mbërritur në ILD dhe do të shqyrtohet në përputhje me parashikimet e Pjesës V, Kreut II të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe parashikimet e Pjesës IV, Kreu I dhe III të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, dhe ankuesi do të njoftohet për çdo vendim që do të merret mbi këtë ankesë.
Sipas informacioneve në faqen zyrtare të këtij institucioni, brenda 5 ditëve nga marrja e ankesës, ILD i dërgon konfirmimin me shkrim të marrjes së saj ankuesit. Po ashtu bëhet me dije se procesi i hetimit displinor nis nëse ka të dhëna që nuk justifikojnë arkivimin e çështjes. Ky proces është më i thelluar, sepse përvec marrjes së të dhënave do bëhet edhe analizimi i tyre për të parë nëse ka dyshime të arsyeshme se shkelja mund të jetë kryer. Ligji parashikon një afat prej 6 deri në 9 muaj për hetimin disiplinor.
Procedimi disiplinor nga ana tjetër nis nëse nga hetimi ka dyshime të provueshme se ka shkelje disiplinore. Pas kësaj hartohet një raport hetimi ku renditen faktet bashkë me masën disiplinore të propozuar dhe i dërgohet KLP nëse magjistrati është prokuror dhe KLGJ nëse magjistrati është gjyqtar.
Ndërkohë bëhet gjithashtu me dije se Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka autoritet për të shqyrtuar apo ndryshuar vendimet e magjistratëve. Vendimet shqyrtohen nëpërmjet instrumenteve të apelimit gjyqësor, vetëm nga gjykatat më të larta. Inspektori i Lartë i Drejtësisë heton shkeljet disiplinore, që magjistratët mund të kryejnë gjatë ushtrimit të funksionit të tyre ose jashtë tij. Pra, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka asnjë autoritet, që të ndikojë tek gjyqtari apo prokurori, për ndryshimin e rezultatit në një çështjen të caktuar. Nëse një ankues kërkon të ndryshojë rezultatin e çështjes, duhet të ndjekë rrugën e apelimit gjyqësor.
Në kërkesën e tij Veliaj thoshte se thelbi në ankesën e tij konsiston te qëndrimi i tij i bёrё publik për largimin nga çёshtja tё prokurorit, Ols Dado. Sipas Veliajt, Dado nuk mundet kurrёsesi tё jetё objektiv nё pёrfaqёsimin e akuzёs tё ngritur ndaj tij. Ai shprehej se Dado ka pёrdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij, dhe pasi kёrkesa e tij pёr miratim tё kateve shtesё iu refuzua, Veliaj thotë se prokurori “u vёrsul” me shprehje kёrcёnuese e shantazhuese ndaj tij.
Kryebashkiaku thoshte se Prokurori i çёshtjes, i cili ka ngritur akuzat ndaj tij, nuk duhej tё pranonte hetimin e shkaqeve tё ngritura nё kallzimin penal tё depozituar nga i ashtuquajturi “Nesti Angoni”, pasi Dado, sipas tij, ka pёrfituar sipёrfaqe ndёrtimore miratuar me vendimin nr. U-14078/4, datё 09.09.2021 tё Kryetarit tё Bashkisё Tiranё, dhe lejen e ndёrtimit nr. U-14078/6, datё 21.09.2021.
Sipas tij, telefonatat e prokurorit, i cili shpreh pakёnaqёsinё nё lidhje me procedurёn e dhёnies sё lejes sё ndёrtimit, dёshmojnё qёllimin keqdashёs tё Dados pёr tё pasqyruar nё dosjen hetimore fakte tё pavёrteta.
foto ilustruese TIRANË- Partia Socialiste ka rënë dakord për shtyrjen e afatit të regjistrimit të emigrantëve në p...
basha, hasa TIRANË- Partia e re e Lulzim Bashës është regjistruar në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamenta...
tedi blushi ne pd TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është paraqitur pak më herët në s...
edi rama BERLIN- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ka ndarë pamje nga pë...
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia teksa thotë se pasi u procedua me letrën anonime të Nes...
Bufi TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të hënë ironitë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sal...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar emigrantët shqiptarë të regjistrohen në zgjedhjet...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp të...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se ata që nuk janë futur në primare, do e kenë shumë të vë...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se aleatët në zgjedhje i kanë kërkuar që të kenë ven...