
TIRANË- Duke kremtuar fitoren e zgjedhjeve te 11 majit që i dhanë atij mandatin e katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama e veçoi mbrojtjen e drejtësisë si një nga qëllimet kryesore të qeverisë së tij.
“Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto edhe mbi trupin tënd, është e vetmja rrugë e ne do të qëndrojmë të palëkundur në të vetmen rrugë,” deklaroi Rama më 25 maj përpara deputetëve të partisë së tij.
Kjo ishte një kthesë në retorikën e Ramës përpara zgjedhjeve, e cila kulmoi me një sulm verbal ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, ku puna e kësaj strukture u krahasua me Sigurimin famëkeq të komunizmit.
Njohës të politikës e konsiderojnë jo të sinqertë dhe kontradiktor diskursin publik të Ramës për mbrojtje të SPAK-ut, ndërkohë që nuk kuptohet se nga kush do ta mbrojë dhe çfarë e cënon pavarësinë e drejtësisë përpos qeverisë dhe mazhorancës, që tashmë ka siguruar pothuajse një shumicë të cilësuar prej 3/5 në Parlament.
“Ideja është se ka një kontradiktë, pasi marrëdhënia me SPAK-un dhe mazhorancën qëndron në faktin se SPAK rrezikohet pikërisht nga mazhoranca, sepse punën kryesore e ka me mazhorancën,” thotë Blendi Ceka, pedagog i Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës.
Sipas Cekës, me 83 mandate deputetësh, shumica e drejtuar nga Rama mund të ndryshojë kuadrin ligjor për t’ia bërë punën më të vështirë kësaj strukture dhe kështu është një kërcënim i drejpërdrejtë.
Edhe Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike, i sheh deklaratat e Ramës për SPAK-un si “mbrojtje në termat e tij” ndërsa konsideron kreun e qeverisë si rrezikun më të madh për pavarësinë e drejtësisë. Një aleancë publike e kryeministrit me kryetarin e opozitës, do të ishte sipas tij një kërcënim edhe më i madh për institucionet e reja të drejtësisë.
“Është e vështirë për PS-në që të sulmojë dhe neutralizojë SPAK-un pa patur mbështetjen publike të PD-së, prandaj rreziku nuk i vjen SPAK-ut vetëm nga Rama, por nga një bashkëpunim i mundshëm i tij me Berishën,” tha Hasimja për BIRN.
Hasimja sjell ën vëmendje se ky lloj bashkëpunimi që garanton monopolin e tyre politik ka ndodhur më herët me ndryshimin e Kodit Zgjedhor apo Amnistisë Penale.
Për të, deklaratat e Ramës për mbrojtjen e SPAK-ut dhe drejtësisë synojnë që të krijojnë kontrast, thjesht deklarativ e politik, mes tij dhe Berishës si sulmues i SPAK-ut.
“Por është e qartë nga gjithçka që ka thënë e bërë në të shkuarën se ky kontrast është thjesht deklarativ. Në thelb, Rama e Berisha duken dakord për të hequr qafe SPAK-un,” sugjeron Hasimja.
Konkretisht ai e sheh rrezikun tek ndryshimet e mundshme ligjore që prekin ligjet e reformës në drejtësi dhe punën e SPAK-ut, gjë që sipas tij, ia bën drejtësisë më të vështirë e ndoshta të pamundur goditjen e zyrtarëve të lartë.
“Nuk ka nevojë ta shkrijë SPAK-un,” thekson Hasimja, duke shtuar se “i mjafton të ndryshojë bazën ligjore ose të paaftësojë në çfarëdo mënyre tjetër aftësinë e SPAK-ut për të goditur pushtetarë”.
SPAK, si ‘garanci’ e procesit të integrimit
Prokuroria e Posaçme është një ndër institucionet e reja dhe më të diskutuara e krijuar si rezultat i presionit ndërkombëtar për një reformim të sistemit të drejtësisë në Shqipëri – në mënyrë që të bëjë të mundur luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.
Hetimet deri më tani kanë çuar dy drejtues të opozitës nën akuzë për korrupsion, ish kryeministrat Sali Berisha dhe Ilir Meta, ndërkohë që nën akuzë janë gjithashtu zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, përfshirë ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe ish-ministrat e Shëndetësisë dhe Mjedisit, Ilir Beqaj dhe Lefter Koka.
Çështjet më të bujshme të aferave korruptive lidhen pikërisht me qeverisjen e Ramës, por sipas pedagogut Blendi Ceka, qeveria ka gjithashtu nevojë për suksesin e tij si një pasaportë në procesin e negociatave me BE-në.
“Është çështje ekzistenciale e qeverisë që ky projekt të funksionojë,” sugjeroi Çeka.
“Grupkapitulli i parë i negociatave lidhet pikërisht me reformën në drejtësi dhe është ky grupkapitulli që do të mbyllet i fundit, si një formë monitorimi që ky proces është pa kthim,” shtoi ai, ndërsa theksoi se nëse ndodh që BE e fik dritën e integrimit, atëherë qeveria është kërcënimi kryesor për SPAK-un”.
Politologu Ermal Hasimja është më pesimit në parashikimin e tij për cënimin që i kanoset pavarësisë s SPAK-ut nga politika.
Ndërsa skenarët janë aktualisht të paqartë, Hasimja vlerëson se përfundimi i mandatit të kreut aktual të SPAK, Altin Dumani do të jetë një tregues i formës që ky institucion do të marrë në të ardhmen.
“Sfida e madhe e SPAK-ut do të jetë përfundimi i mandatit të Dumanit. Aty do të shohim realisht si do të marrin formë vullnetet politike të Ramës dhe Berishës për t’u marrë me drejtësinë,” përfundoi ai./BIRN
Artikuj te sugjeruar
r.ll
POLITIKE
31 Maj21:24
"Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve"/ PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të DASH: Denoncim për regjimin e Ramës
selia e pd
TIRANË- Partia Demokratike ka përshëndetur mesazhin e zyrtarit të DASH, Samuel Samson, i cili u publikua një dit&...
E.D
POLITIKE
31 Maj21:07
"Vota e emigrantëve përdoret si instrument manipulimi"/ Topalli: Autokratët kapin administratën zgjedhore...
TIRANË- Drejtuese politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka denoncuar manipulimet dhe vjedhjen e zgjedhjeve t&eum...
E.D
POLITIKE
31 Maj20:37
Kurti viziton trupat amerikane në kuadër të “Defender Europe 25”: FSK-ja po dëshmon gatishmëri të nivelit të NATO-s
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar komandën e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Us...
r.ll
POLITIKE
31 Maj18:04
Rezoluta e IDC-CDI, Meta: 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit! Pa votë të lirë, nuk ka integrim në BE
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një reagimi ka përshëndetur rezolutën e IDC...
E.D
POLITIKE
31 Maj17:53
Nuk u zgjodh kryetare e Kuvendit për të 24-ën herë/ Albulena Haxhiu: Po presim vendimin e Kushtetueses për votimin e fshehtë
KOSOVË- Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, deputetja Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë q&e...
r.ll
POLITIKE
31 Maj16:12
Sekretari i Përgjithshëm i ICD-CDI: Zgjedhjet në Shqipëri me shumë pikëpyetje, Rama kryeministër i braktisur në Europë
Antonio Lopez Istruiz
TIRANË- Eurodeputeti spanjoll Antonio Lopez Istruiz, njëkohësisht sekretari i Përgjithshëm i ICD-CDI, n...
n.f
POLITIKE
31 Maj13:56
Berisha: Ilir Meta është një i burgosur politik! ASHM ishte një aleancë për zgjedhjet e 11 majit
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme ka komentuar arrestimin e presidentit të PL-së,...
n.f
POLITIKE
31 Maj13:56
Berisha: Kandidatët tanë janë keqkuptuar, ankesat e tyre duhet t’i paraqesin pranë përfaqësuesve tanë në KQZ
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferenc ë për mediat u shpreh se kandidat&eu...