Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimi i një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike për vetëprodhim dhe veprave ndihmëse në territorin e Aeroportit të Kukësit. Ky impiant me kapacitet të instaluar prej 12 MW do të ndërtohet nga shoqëria "Global Technical Mechanics" sh.p.k., me pronar Ridgers Memën e cila ka ndërtuar dhe aeroportin e Kukësit.
Kjo kompani ka një afat 36 muaj për ndërtimin dhe vënien në punë të tij. Centrali do të funksionojë deri në përfundim të afatit të kontratës koncesionare të Aeroportit të Kukësit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, do të ushtrojnë mbikëqyrje të rregullt për të siguruar përputhjen e punimeve dhe operimit me standardet e parashikuara. Shoqëria investuese do të duhet të raportojë periodikisht mbi progresin dhe të respektojë kushtet e vendosura në licencat dhe autorizimet mjedisore.
Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike për vetëprodhim dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në territorin e Aeroportit të Kukësit, sipas vendimit nr.146, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., dhe “Bami”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Kukës International Airport”, sh.p.k., për rehabilitimin, operimin, transferimin e Aeroportit të Kukësit”, me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “Global Technical Mechanics”, sh.p.k.;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 12MË;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndertimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në territorin e Aeroportit të Kukësit, njësia administrative Shtiqën, Bashkia Kukës, Qarku Kukës;
e) Afati i operimit: deri në mbarimin e afatit të kontratës së koncesionit, sipas vendimit nr.146, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., ka detyrimin që:
Të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
të respektojë kushtet e përmendura në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare; iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës, ndërmjet shoqërisë “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
të përmbushë detyrimin, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KURBIN- Lindita Toma, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në Kurbin, ka njoftuar sot dorëheqjen nga të gjitha funksionet që ...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një iftar të shtruar në Kamzë te komun...
bashkia e tiranes TIRANË- Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë i është dre...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e liderit të opozitës dhe kryebashkiakut t&eu...
TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me largimin e tij nga P...
TIRANË- Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vijuar replikat e me kryeministrin Edi Rama. Kësaj radhe Basha zgjodhi t&rsquo...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital në rrjetet e tij sociale. Në d...
TIRANË- Manush Kullolli është komanduar si drejtor i përgjithshëm i AKU-së. Kullolli është komanduar në krye...
TIRANË- KQZ nga fillimi i muajt prill do të nisë në diasporë zarfet me fletën e votimit për të gjithë shqipt...
erion veliaj DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia e paraburgimit në Durrës lidhur me zhvillimet e fundit...