Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KURBIN- Lindita Toma, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në Kurbin, ka njoftuar sot dorëheqjen nga të gjitha funksionet që ka mbajtur në Partinë Demokratike dhe në strukturën e gruas. Toma përmes një postimi shkruan se ky vendim ka ardhur pas shumë mendimesh dhe se nuk e ka patur të lehtë.
Ajo shtoi se angazhimi i saj ka qenë gjithmonë sinqertë dhe i sinqertë ndaj parimeve që përfaqësojnë. Sipas saj në Kurbin ka ardhur koha për ndryshim dhe se humbjet e përsëritura nuk mund të pranohen më.
Të nderuar kolegë, anëtarë të Partisë Demokratike dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas Kurbin, Pas një periudhe reflektimi dhe qartësimi, kam marrë një vendim të rëndësishëm për mua personalisht, që nuk ka qenë i lehtë, por që ka ardhur pas shumë mendimesh të thella. Kam vendosur të DORËHIQEM nga çdo pozicion që kam mbajtur deri tani në Partinë Demokratike dhe në Lidhjen Demokratike të Gruas Kurbin.
Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë angazhimi, përkushtimi dhe shërbimi ndaj juve, grave të Partisë Demokratike dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të organizatës. Unë jam e mirënjohur për besimin që më keni dhënë që nga fillimi i angazhimit tim politik dhe shpresoj se kam arritur t’ju përfaqësoj denjësisht në çdo kauzë që kemi ndjekur së bashku. Angazhimi im ka qenë gjithmonë i sinqertë dhe i sinqertë ndaj parimeve që ne përfaqësojmë.
Dua të falënderoj çdo anëtar të kryesisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj, që nga dita e parë deri më sot. Edhe pse ndonjëherë nuk kam qenë plotësisht e pajtimit me disa nga mendimet dhe vendimet tuaja, duke qenë se disa prej tyre i kam konsideruar të pasuksesshme për ne si degë, gjithmonë kam besuar dhe besoj se duam të përpiqemi për një të ardhme më të mirë. Është një situatë e vështirë, por mendoj se në Kurbin ka ardhur koha për ndryshim, sepse humbjet e përsëritura nuk mund të pranohen më.
Të dashur anëtarë të PD, Dega Kurbin! Unë jam Lindita Toma (Selala), dhe sot po e bëj publike vendimin tim për të mos u angazhuar në këtë fushatë elektorale. Kam lindur dhe u rrita në një familje me kontribut 34-vjeçar në Partinë Demokratike, dhe për çdo vit të kaluar kam qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj ideve dhe parimeve të saj. E di që ka ardhur momenti për të reflektuar, dhe ndoshta është koha për të hapur një faqe të re.
Kam qenë ndër të parat gra që kam mbështetur ri-themelimin e PD-së, dhe më kujtohet ende skepticizmi që kishin disa nga drejtuesit e asaj kohe. Kjo ka qenë një periudhë e vështirë, por gjithmonë kam besuar duke qenë se angazhimi im dhe i familjes sime ka qenë i pasur dhe pa interesa personale, gjithmonë në shërbim të Partisë Demokratike dhe parimeve të saj.
Me këtë vendim, nuk mbyllet një histori, por hapet një mundësi e re për të reflektuar dhe për të menduar për të ardhmen. Unë do të jem gjithmonë mirënjohëse për çdo mundësi që më është dhënë, dhe shpresoj që rruga që do të marrë Partia Demokratike të jetë një rrugë e suksesit, e bashkimit dhe e fitores.
Ju faleminderit për çdo moment që kemi kaluar së bashku, dhe për gjithçka që kemi arritur bashkë. Ky është një moment i ri, një fazë tjetër për mua dhe për ju, dhe uroj që kjo parti të vazhdojë të përfaqësojë të mirën e çdo shqiptari.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një iftar të shtruar në Kamzë te komun...
bashkia e tiranes TIRANË- Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë i është dre...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e liderit të opozitës dhe kryebashkiakut t&eu...
TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me largimin e tij nga P...
TIRANË- Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vijuar replikat e me kryeministrin Edi Rama. Kësaj radhe Basha zgjodhi t&rsquo...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital në rrjetet e tij sociale. Në d...
TIRANË- Manush Kullolli është komanduar si drejtor i përgjithshëm i AKU-së. Kullolli është komanduar në krye...
TIRANË- KQZ nga fillimi i muajt prill do të nisë në diasporë zarfet me fletën e votimit për të gjithë shqipt...
erion veliaj DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia e paraburgimit në Durrës lidhur me zhvillimet e fundit...
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një videomesazh në llogarinë e tij në "Facebook" nd&eu...