Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi reagoi pas shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke theksuar se vota e këshilltarëve të PS kundër kryebashkiakut, është votë kundër tyre.
REAGIMI:
Vota e këshilltarëve të PS për shkarkimin e Erion Veliajt është po ashtu një votë për (vet)shkarkimin e tyre. Ata kanë mbështetur me votë dhe legjitimuar çdo aferë korruptive, çdo akt kriminal dhe çdo shkatërrim të qëllimshëm të Tiranës.
Të njëjtët që u ngritën në protesta me thirrjet “Lali Eri, o flori, po të presim në Bashki”, sot e përcollën nga Bashkia si kufomë politike. Pa votat e tyre korrupsioni dhe krimet e Erion Veliaj do të ishin thuajse akte në tentativë.
Depersonalizimi i tyre është dëshmi e papërgjegjshmërisë në raport me interesin publik dhe taksat, i verbërisë politike dhe mungesës së shtyllës kurrizore dhe integritetit.
Nuk po flas për ata/o amfibë/e të neveritshëm që, me votat e opozitës, u infiltruan në atë Këshill dhe sot fshihnin kokën si strucat pas fundshpinës së këshilltarëve të PS, duke u vetvulosur në ballë me damkën e pështirë të shëmbëlltyrës së degraduar politike.
Ky shkarkim i Erion Veliaj është jo vetëm i domosdoshëm, por edhe shumë i vonuar. Ai duhet të shënojë fillimin e një procesi të thellë drejt llogaridhënies dhe rikthimit të Bashkisë te qytetarët.
Drejtësi për Tiranën!
Drejtësi për inceneratorin!
Drejtësi për Nënë Lizën!
Drejtësi për Ardit Gjoklajn!
Beteja për çlirimin e Tiranës vazhdon!
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
23 Shtator18:35
“Ne reduktohemi në statusin e skllevërve”, DW analizon ministren Diella: Pse IA ka kaq shumë probleme dhe nuk jep llogari. Rama përgjegjës
Shqipëria ka emëruar një ministër të gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA) për të mbikëqyrur prokurimin publik dhe...
POLITIKE
23 Shtator18:24
EMRAT/ Këta janë këshilltarët që votuan kundër shkarkimit të Erion Veliajt si kryebashkiak, një vjen nga e djathta
Erion Veliaj u shkarkua me shumicë votash në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak. Krahas opozitës, votën pro shkarkimit e dhan...
POLITIKE
23 Shtator17:49
Shkarkimi i Erion Veliajt si kryebashkiak, Alimehmeti: Vënia e përjegjësisë ndaj tij duhet të vazhdojë
Pas vendimit për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, këshilltari bashkiak nga radhët e...
POLITIKE
23 Shtator17:45
"Tirana u kry"/ Ilir Alimehmeti: Këshillin bashkiak që ka votuar cdo gjë që ai ka sjellë
Ilir Alimehmeti, këshilltar i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka komentuar vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt...
POLITIKE
23 Shtator17:40
PD-PS shkarkuan nga detyra Erion Veliajn, Teliti: Tani topi në derën e qeverisë
Këshilltari i PD dhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, pas vendimit për shkarkimin e Erion Veliajt, dekl...
POLITIKE
23 Shtator17:34
Nga imazhi i një zyrtari punëtor me mëngë të përveshura te shkarkimi, akuzat që i rrënuan karrierën politike Erion Veliajt
Kur oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e shoqëruan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për në p...
POLITIKE
23 Shtator17:24
Rama zbulon padashje çfarë ishte aksioni në Theth: Do i kyçim malet, do bëjmë resorte
Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Austri, duket se ka zbuluar pa dashje prapaskenat e aksioneve të fundit në zonat malore si...
POLITIKE
23 Shtator17:21
Shkarkim i bujshëm në Tiranë/ Veliaj humbet karrigen e kryebashkiakut
Shtatë muaj pas arrestimit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj &eum...
POLITIKE
23 Shtator17:03
Kthehet nga Kanadaja, kush është drejtoresha e re e QSUT që zëvendësoi ish-deputetin e PS
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prof. Dok. Evis Sala ka prezantuar sot drejtuesen e re të Qendrës Spitalore Universitar...