Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

TIRANË- Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë kundërshton metodat autoritariste dhe të paligjshme të Edi Ramës, siç ishte rasti i zëvendësimit të kryetarit të arrestuar të Bashkisë, Erjon Veliaj, me nënkryetaren, Anuela Ristani. Me anë të një letre drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, këshilltarët e Opozitës bëjnë të ditur se është cënuar autonomia e pushtetit vendor, si dhe u margjinalizua roli i Këshillit Bashkiak, duke u shmangur nga vendimarrja.
Në letrën e tyre Këshilltarët e Opozitës bëjnë me dije se përpos kësaj, ka shenja të qarta se administrata e Bashkisë Tiranë po manipulohet dhe kërcënohet për t’u përdorur në zgjedhjet e datës 11 maj. Duke dënuar fuqimisht ndërhyrjet e paligjshme të Ramës në këtë proçes, Grupi i Këshilltarëve të Opozitës në Bashkinë Tiranë i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të vijojnë hetimet për çdo rast korrupsioni dhe intimidimi të administratës.
Gjithashtu, ata kërkojnë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Evropës të marrë në shqyrtim situatën e krijuar dhe të ndërhyjë për të mbrojtur standardet demokratike në pushtetin vendor në Shqipëri.
Drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës
Në dijeni të Sekretarit të Përgjithshëm, z. Mathieu Mori
Të nderuar anëtarë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës,
Ne, grupi i këshilltarëve bashkiakë të opozitës në Bashkinë Tiranë, dëshirojmë t’ju informojmë mbi një situatë tejet shqetësuese që po ndodh në qeverisjen vendore në Tiranë dhe që bie në kundërshtim me parimet themelore të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.
Pas vendimit të gjykatës për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, kemi vërejtur një ndërhyrje të paprecedentë dhe të paligjshme nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, në punët administrative dhe vendimmarrjen e Bashkisë Tiranë. Në vend që Këshilli Bashkiak dhe institucionet e qeverisjes vendore të ushtrojnë funksionet e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, bashkia është vënë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të ekzekutivit qendror.
Në këtë kontekst, vërejmë:
1. Cenimin e autonomisë vendore – Neni 3 i Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore përcakton qartë se autoritetet vendore duhet të jenë të lira nga ndërhyrjet e paligjshme të qeverisë qendrore. Megjithatë, veprimet e Kryeministrit tregojnë një kapje politike të institucioneve vendore.
2. Margjinalizimin e Këshillit Bashkiak – Pavarësisht se Këshilli Bashkiak është organi më i lartë përfaqësues në nivel vendor, ai është anashkaluar dhe nuk po ushtrohet roli i tij kushtetues dhe ligjor.
3. Manipulimin politik të administratës dhe burimeve publike – Ka shenja të qarta se ky kontroll i paligjshëm mbi Bashkinë Tiranë po përdoret për përfitime politike dhe ekonomike, duke përfshirë dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë të dyshimtë dhe instrumentalizimin e administratës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2024.
• Dënojmë fuqimisht ndërhyrjet e Kryeministrit në administrimin e Bashkisë Tiranë, të cilat janë në kundërshtim me standardet demokratike dhe parimet e qeverisjes së mirë.
• Inkurajojmë institucionet e drejtësisë që të vijojnë hetimet mbi çdo rast të korrupsionit dhe shkeljes ligjore të lidhur me administratën e bashkisë.
• Kërkojmë një distancim të menjëhershëm të qeverisë qendrore nga vendimmarrja në Bashkinë Tiranë dhe kthimin e autonomisë së saj tek organet legjitime të qeverisjes vendore.
• Bëjmë thirrje këshilltarëve bashkiakë të të gjitha forcave politike të mbajnë qëndrime të pavarura dhe të ushtrojnë funksionet e tyre në interes të qytetarëve të Tiranës.
Autonomia vendore dhe sundimi i ligjit janë themeli i një demokracie funksionale. Ndaj, kërkojmë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës që të shqyrtojë këtë situatë dhe të ndërmarrë hapa për mbrojtjen e standardeve demokratike në nivel vendor në Shqipëri.
Me respekt, Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë
TURQI- Rreth një çerek shekulli më parë, një kryebashkiak i njohur i Stambollit u rrëzua nga detyra dhe u burgos për akuz...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme raportin e Departamentit Amerikan të S...
Artan Hoxha TIRANË - Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se krimi i organizuar sipas tij i ka dhënë kryeministrit ...
TIRANË- Monika Kryemadhi prej disa kohësh është distancuar nga politika aktive, edhe pse është deputete e Partisë s&eu...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme për foton e publikuar pak ditë më par&eum...
Meta-Kryemadhi TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi ka folur për divorcin e saj me Ilir Metën. Kryemadhi e ftuar në emisio...
Kryemadhi TIRANË - Deputetja Monika Kryemadhi ka folur këtë të enjte mbi arrestimin e Presidentit të PL-së, Ilir Meta. E ftua...
Meta-Kryemadhi TIRANË - Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur këtë të enjte për divorcin e saj ...
Kryemadhi TIRANË - Deputetja Monika Kryemadhi ka folur këtë të enjte në lidhje me divorcin me presidentin e PL-së, Ilir Meta....
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se e dinte shumë mirë që Partia Demokratike do të përçahej në mome...