Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

FIER- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Fier këtë pasdite. Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha se në këto pak ditë dhe orë që na kanë mbetur nga zgjedhjet, duhet të shndërrohemi në misionarë për t'i shpjeguar çdo njeriu që njohim programin e PD-së. Berisha shtoi se programi i tyre ofron mundësi për çdo shqiptar dhe për çdo profesion që secili mund të ushtrojë.
Berisha tha më tej se rrogat do të jenë të dyfishuara për profesione të caktuara dhe i ftoi qytetarët të votojnë numrin një në zgjedhjet parlamentare.
"Të dashura zonja, zonjushe, nëna, motra, gjyshe të Fierit dhe mbarë Shqipërisë, ju e shihni se si Edi Rama, një mizogen i damkosur, mendon se po shfrytëzon takimet me ju për të fshehur së pari të gjitha dështimet e tij dhe u thotë në këto takime se fajin e ka këneta. Se vodhi ai 130 milionë euro, fajin e ka këneta. Se i mori Beketi 120 milionë euro, fajin e ka këneta. Se pastron Lubia 10 mijë euro makinën në muaj, përsëri fajin e ka këneta. Se të sëmurët vdesin në spitale, përsëri u thotë fajin e ka këneta. Ky njeri që nuk ka ndjenjat më minimale njerëzore, ky njeri që kur erdhi puna për 760 mijë burra dhe gra, pensionistë, dhe i thamë urdhëro të votojmë minimumin jetik, ajo tha do ishte një humnerë.
Ky njeri që deklaroi se vdekja e të sëmurëve në Spitalin Onkologjik ishte një krim kundër njerëzimit, nuk mori asnjë masë dhe sot pas tre muajsh, gjendja e tyre është shumë më e keqe. Ky njeri që shpërndan zëdhënësit të thonë se këtu nuk vdes njeri për bukë, për vete zhgërryhet me ministrat e tij në një luks si asnjë qeveri tjetër. Ndaj dhe është në vullnetin tuaj, është në mençurinë tuaj, është në vendimin tuaj historik, me 11 Maj t’i jepni këtij njeriu që bën klounin dhe kloun që nuk është, që përpiqet të mashtrojë nga salla në sallë, ndëshkimin që meriton. Edi Rama, i them unë këtu se asnjë grua, asnjë vajzë, asnjë nënë, asnjë motër, asnjë gjyshe, nuk mashtron ti me ato dokrra bajate. Përfytyroni pak sikur të ishin burrat një muaj se çfarë mbetet.
I ka plasur çdo cipë, mjafton që të mashtrojë sadopak. Të dashur miq, kanë mbetur më pak se tre javë.
Këto javët, orët, ditët e jetës sonë, të misionit tonë. Le të betohemi ne, të shndërrohemi në misionarë, të takojmë çdo njeri që njohim, çdo komshi, çdo qytetar dhe të injorojmë batutat e tij bajate. Por të merremi me këtë program, t’ua shpjegojmë qytetarëve këtë program se ky program është një mundësi për çdo të ri, për çdo punëtor, për çdo fermer, për çdo rrogëtar, për çdo mësues që do ketë rrogën minimale 1500 euro, për çdo mjek dhe infermier që do ketë rrogë të dyfishuar, për çdo naftëtar që do ketë të garantuar statusin e naftëtarit. Për të gjithë ata pra që besojnë se Shqipëria është një tokë e bekuar, se Shqipëria ka pasuri përrallore që duhet t’i gëzojnë qytetarët e saj. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme. Rrofshi ju, rroftë Fieri, rroftë Shqipëria. Të gjithë jeni njisha. Të votojmë njishin. Fitore, fitore, fitore," tha Berisha.
DIBRA- Ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu, është vënë në pranga. Arrestimi i saj është bë...
BERAT- Kreyministri Edi Rama, gjatë turit të tij elektoral, u ndal mbrëmjen e së mërkurës në Berat, ku zhvilloi nj&eum...
BERAT- Kryeministri Edi Rama, teksa ishte duke mbajtur fjalën në Berat ka ndërprerë për një çast fjalimin, pasi nga ...
BERAT- Kreyministri Edi Rama, gjatë takimit më gratë dhe vajzat në qytetin e Beratit, e vuri theksin te puna që po bënë PS ...
BERAT- Kreyministri Edi Rama, gjatë turit të tij elektoral, u ndal mbrëmjen e së mërkurës në Berat, ku zhvilloi nj&eum...
TIRANA- KQZ ka njoftuar se ka nisur procedurat administrative edhe ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, pas një tjetër kallëzimi...
VORË- Kreu i Partisë Demokratike, gjatë takimit në Vorë, paralajmëroi banditët e Vorës, Xhabaftët, duke u shprehu...
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu për takimin elektoral të kryeminitrit Edi Rama në Skra...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar një mesazh nga një qytetar në rrjetin e tij social Facebook. Në mesa...
VORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit për bujqësinë në Vorë, premtoi se m...