Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Kordinatori rajonal i Tiranës për Partinë Demokratike Klevis Balliu ka dhënë një deklaratë në lidhje me një aferë të Erion Veliajt dhe kompanisë Dajti Park 07. Sipas Balliut kompania e lartëpërmendur është në pronësi të deputetit socialist Xhemal Qefalia dhe gjithsej ka përfituar 1998 transaksione me vlerë 21.8 miliard lekë.
Në deklaratë vihet theksi tek tenderi i rikonstruksonit të shkollës së mesme të bashkuar “Ymer Lala” në Surrel. Balliu bën me dije se nga 7 ofertues u zgjodh pikërisht kompania e Qefalisë, si fitues i paracaktuar.
Balliu thotë se Veliaj çoi taksat arsimore tek bizneset private të familjeve të deputetëve socialistë për ti ndarë paratë me ta.
Deklarata e plotë:
Kryehajduti i Tiranës Erion Veliaj nuk njeh limit në vjedhjet dhe mashtrimet e tij. Edhe pse qytetarët paguajnë qindra miliona euro nëpërmjet taksës antikushtetuese të infrastrukturës arsimore, ato para nuk shkojnë për arsimin dhe shkollat, por ndahen tek miqtë e pushtetit.
Një pjesë shkon për aferta korruptive, si inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, dhe pjesa tjetër ndahet me deputetët e Partisë Socialiste dhe familjarët e tyre.
Dajti Park 07, një kompani në pronësi aksionere të familjarëve të deputetit socialist të Tiranës, Xhemal Qefalia, nga viti 2014 deri 2023 ka përfituar 1998 transaksione me vlerë totale 21.8 miliard lekë.
Kjo kompani e ka ndërruar dy herë emrin, si shumica e deputetëve të PS, duke kaluar nga Qefalia shpk, sic u regjistrua fillimisht në vitin 1999, në Vllaznia shpk në vitin 2006. Nga viti 2016 njihet si Dajti Park 07.
Partia Demokratike ka denoncuar edhe më parë tenderat e fituara nga Dajti Park 07 me pronar QEFALITE ose qejflinjtë e tenderave.
Sot do të bëjmë publike një aferë tjetër të Erjon Veliajt me Qefalitë.
Është pikërisht tenderi me objekt: Rikonstruksioni i shkollës së mesme të bashkuar “Ymer Lala” Surrel.
Për këtë procedurë morën pjesë 7 ofertues dhe të gjithë u skualifikuan, përvec fituesit të paracaktuar ku bënte pjesë edhe kompania e Qefalive me 99% të vlerës limit.
Pra Erjon Veliaj ka vendosur që një pjesë të taksave arsimore i çon te inceneratori inekzisten dhe një pjesë tek bizneset private të familjeve të deputetëve socialistë për t`i ndarë paratë me ta.
Duhet thënë se kontratat milionere të Qefalisë nuk janë me kompani të huaja apo private, por me institucione publike të tenderuara, jo pak herë pa shpallje paraprake të njoftimit.
Ndërsa Erjon Veliaj po hetohet për disa afera korruptive, vjedhjet në bashki nuk ndalojnë madje ai vazhdon të udhëtojë i lirë edhe jashtë vendit ndërkohë që hetohet për krime shumë të rënda.
Të lejosh Veliajn të hetohet në gjendje të lire, duke vijuar detyrën si KB është njësoj si të hetosh një vrasës dhe ta lejosh të jetojë në shtëpinë e dëshmitarit të tij.
Partia Demokratike i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të ndërmarrin hapa urgjente për këto vjedhje flagrante të E.V dhe hajdutëve të tjerë në parlament.
Drejtësia e vërtetë nuk do mbante nën arrest denoncuesit, por do të arrestonte dhunuesit e ligjit dhe hajdutët e parave të qytetarëve shqiptarë.
Kundër vjedhjeve dhe palacove që bëjnë si rilindas, për ta nxjerrë Erion Veliajn nga Bashkia e marrë me hajdutëri, mblidhemi sërish të martën në ora 11.



Foto ilustruese TIRANË- Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabak për mes një reagimi në llogarinë...
TIRANË- Vajza e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Argita Malltezi ka publikuar disa dokumenta dhe fakte që sipas saj, Prokuroria ...
edi rama, giorgia melomi TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të publikuar nga media italiane La Repubblica. Përmes një...
genc gjokutaj TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj, në konferencën për media bashkë me Argita Malltezin tha se SPAK refuzoi kë...
argita malltezi TIRANË- Në konferencën për mediat, Argita Malltezi, deklaroi se procesi ndaj liderit të opozitës, Sali Beris...
Sokol Mëngjesi TIRANË- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Sokol Mëngjesi paraqiti shkeljet që ka bër&e...
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një takim, një tryeze për bujqë...
Edi Rama dhe Arjanita Marko HIMARË- Vajza e shkrimtarit të njohur Petro Marko, Arjanita Marko ishte në mesin e banorëve të Hi...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin me banorët e Himarës për shpërndarjen e 437 certifikatave të...
petrit vasili TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit ...