Deputetja e pavarur Marjana Koçeku i është përgjigjur me tone të forta ish-kolegut të saj socialist, Erion Braçe, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me dokumentacionin e pronësisë së kullës së familjes së saj në Dukagjin, ku funksionon agroturizmi “Neomalsore”.
Reagimi erdhi pasi Braçe, gjatë një interviste televizive, ngriti pikëpyetje mbi ligjshmërinë e objektit, duke pyetur pse Koçeku nuk ishte pyetur nëse e kishte me leje kullën pranë liqenit të Komanit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Koçeku pranoi se familja e saj nuk disponon dokumentet e pronësisë, por theksoi se kjo është përgjegjësi e shtetit dhe jo e banorëve të zonës.
“Jo, zoti Braçe, nuk i kam letrat. Nona jeme ka ardhë vajzë aty. Është bërë nanë, është bërë gjyshe dhe tre breza, zero dokumente. Prej te Ramiz Alia e deri te Erion Llafia,” shprehet deputetja.
Më tej, Koçeku, e cila disa javë më parë u largua nga Grupi Parlamentar i PS-së për të vijuar mandatin si deputete e pavarur, i drejton një pyetje të drejtpërdrejtë ish-kolegut të saj.
“Më thuaj ti mua, a u ka munguar vullneti prindërve të mi dhe banorëve të Dukagjinit, apo i ka munguar vullneti shtetit? Më kallëzo ti mua, që ke legjislatura sa unë kam vite jetë,” përfundon Koçeku, duke ia faturuar përgjegjësinë institucioneve për mungesën e certifikatave të pronësisë.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
31 Korrik18:18
PS shkrin bashkinë e Selenicës, banorët dalin kundër: Do të shtojë braktisjen e zonës
Sipas ndarjes së re territoriale, Bashkia e Selenicës nuk do të ekzistojë më, pasi do të bashkohet me Vlorën.
Banorët e...
POLITIKE
31 Korrik18:04
Pro protestave/ Eurodeputetja Cristina Guarda i kthehet Ramës: S’kemi interesa personale, punojmë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë akuzoi disa eurodepute...
POLITIKE
31 Korrik17:35
Akuza të reja për Ballukun/ Tabaku: Imuniteti s’mund të bëhet mburojë për korrupsionin, Kuvendi t’i hapë rrugë SPAK-ut
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me paraqitjen e Belinda Ballukut në SPAK, ditën e sotme ku ju komunikua...
POLITIKE
31 Korrik17:26
"PS i iku gjithëpërfshirjes për Reformën Territoriale"/ Grupi Parlamentar i PD informon partnerët ndërkombëtar
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në vend dhe institucioneve ndërkombëtare p&...
POLITIKE
31 Korrik17:04
Kundër Reformës Territoriale, Teliti: PS synon kufij elektoralë, jo zhvillim lokal
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka reaguar lidhur me diskutimet për reformën e re territoriale, duke aku...
POLITIKE
31 Korrik16:35
“Balluku merret e pandehur për akuza të tjera”, Bardhi: Duhet të ishte me pranga në duar, por vazhdon të shëtisë e lirë, falë mbrojtjes politike të Ramës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u mor e pandehur...
POLITIKE
31 Korrik16:24
PD denoncon 100 kontrata 5-mujore në administratë/ Kedhi: U punësuan pa konkurs dhe pa garë
Partia Demokratike ka ngritur akuza për një vendim të qeverisë që parashikon punësimin e 100 personave me kontrata të pë...
POLITIKE
31 Korrik16:04
‘Nxit shpopullimin…’/ Blushi: Spastrimi administrativ i Shqipërisë nga Edi Rama duhet ndaluar me çdo çmim0
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar kundër projektit të ri të reformës administra...
POLITIKE
31 Korrik15:41
Ish.zv-kryeministrja Belinda Balluku u paraqit në Prokurorinë e Posaçme/ SPAK: U thirr për t’u njohur me akuzën
Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Pas kësaj ka reagua...
POLITIKE
31 Korrik15:32
Kryebashkiaku socialist i Libohovës kundër Territoriales: S’marr pjesë në procese që cënojnë interesat e qytetarëve
Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide, ka kundërshtuar propozimin e mazhorancës për bashkimin e Bashkisë së Libohovës me Gj...