Kosova sot sërish në zgjedhje të parakohshme, të tretat në më pak se një vit e gjysmë
Mbi dy milionë qytetarë të Kosovës kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të organizuara pa...
Mbi dy milionë qytetarë të Kosovës kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të organizuara pa...
Dashi Energjia juaj është në rritje dhe do të ndiheni më të motivuar për të përfunduar detyrat e lëna pezul...
Shqipëria do të karakterizohet nga kushte përgjithësisht të qëndrueshme atmosferike. Sipas parashikimeve të Institutit t&eu...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Reshjet e pakta të shiut të ditëve të fundit kanë nxjerrë në pah një realitet alarmant në të gjithë Shqipërinë: infrastruktura e re rrugore, e ndërtuar me miliona euro nga taksat e qytetarëve, po shembet dhe po kthehet në një rrezik serioz për jetën, duke izoluar komunitete të tëra.
Nga aksi i Lumit të Vlorës deri në rrugë të tjera kombëtare, pamjet e asfaltit të çarë, rrëshqitjeve të dheut dhe bllokimit të akseve janë bërë të përditshme.
Dorian Teliti tha se kjo situatë dramatike po ua bën të pamundur qytetarëve nga jugu apo juglindja e vendit të kenë akses në shërbime jetike, siç janë spitalet universitare në Tiranë. Për Telitin, ky kolaps infrastrukturor nuk është rastësi, por rezultat i një skeme të mirëfilltë korruptive. Bëhet fjalë për një “trinom” të mbyllur mes zyrtarëve shtetërorë që japin tenderët, kompanive private që kryejnë punimet dhe supervizorëve që mbyllin sytë.
Kjo situatë, sipas zyrtarit të PD, nuk është një incident i izoluar, por një fenomen i përhapur që tregon për një problem sistemik. Ndaj për këtë arsye, Teliti theksoi se Prokuroria duhet të dërgojë grupe inspektimi në terren dhe të vërë para përgjegjësisë ligjore, të gjithë ata që kanë abuzuar me qindra milionë euro fonde publike, nga zyrtarët te ndërtuesit.
Ky realitet i dyfishtë, me rrugë që shemben dhe ligje që miratohen për të mundësuar afera të reja, pikturon një panoramë të zymtë të një shteti funksionet e të cilit po dështojnë, duke lënë qytetarët të izoluar, të pambrojtur dhe të tradhtuar nga ata që kanë mandatin për t’iu shërbyer.
Fatmirësisht nuk kemi gjendje katastrofike, tërmeti për shembull. E cila në çdo vend të botës mund të kishte pasoja të tilla. Po bien disa pika shi dhe po shkrihen rrugët e Shqipërisë siç mund të shkrihen akulloret në diell. Rrugë që çahen, rrugë që rrëshqasin, rrugë që bllokohen. Rrugë të reja. Ta përkthejmë pak te realiteti i njerëzve, se ne këtu në Tiranë nuk po e ndjejmë shumë këtë gjë. Po. Ta përkthejmë te ai korçari, pogradecari, te ai nga Devolli, i cili ka një emergjencë shëndetësore dhe duhet të vijë në Tiranë, sepse e dimë që Tirana është e vetmja që ka spitale universitare, spitale terciare që quhen, dhe ka nevojë për trajtim.
Si do vijë? Nga do vijë? Të themi ai që jeton në Himarë, ai që jeton në Borsh, ai që jeton në bregun e, në bregun e, afër zonave bregdetare të jugut. Me çfarë do vijë në Tiranë? Këto rrugë po flasim. Do ridrejtohen në Selanik, në Janinë, siç kanë bërë gjithë jetën në fundjavë. Mund të drejtohen andej po kush, kush e ka mundësinë? Janë të shkëputur nga ai i cili detyrohet, shteti shqiptar t'i japë shërbimin, i cili është i detyrueshëm, nga taksat që ne kemi paguar dhe vazhdojmë të paguajmë dhe sot që flasim, është ky lloj shërbimi. Infrastruktura nuk është ndërtuar as nga grekët, as nga të huajt. Është ndërtuar nga shqiptarët me paratë tona.
Një infrastrukturë e cila është përfunduar punimet para gjashtë muajsh, një viti apo dy vite, në varësi të akseve, të cilat dhe brenda periudhës së tyre të garancisë, me thënë të drejtën, po rrënohen. Ç'do të thotë kjo gjë? Që aty është punuar keq. Është punuar keq qëllimisht. Me cilësi punimesh skandaloze. Po si lejohen cilësi punimesh skandaloze? Sepse e dimë shumë mirë që janë tre palë në një, në një projekt infrastrukture, në rastin konkret. Është shteti që bën kontraktimin, është privati, firma private e zgjedhur nga shteti që ka bërë ndërtimin, është dhe supervizori, i cili është zgjedhur nga shteti, i cili ka rënë dakord me privatin me sa duket, për të ndarë akoma më tepër paratë. Është një trinom, i cili ka bashkëpunuar mjaft mirë me njëri-tjetrin, në interes të vetëm trinomit, shtet, supervizor dhe firmë, dhe firmë ndërtimi, të cilat kanë prodhuar, me paratë e shqiptarëve me 99.9% të fondit limit tenderim, me punime skandaloze që mjafton pak shi të bjeri dhe ato rrënohen.
Nuk kanë rënë, nuk janë rrënuar as rrugët e Enver Hoxhës, rrugë të vjetra, që janë ndërtuar në kohën e komunizmit, nëpër fshatra, zona rurale. Edhe ato janë akoma ekzistente dhe vazhdojnë të jenë.
Nuk janë rrënuar rrugët e 25 viteve demokraci. Rrënohen rrugët që janë ndërtuar nga, nga kjo, nga kjo qeverisje. Po pra, se kjo nuk është këtu, janë shumë pika. Këtu është, këtu është kudo. Nuk është një rast i vetëm. Mund të ndodhi një rast i vetëm, patjetër mund të ndodhi. Gabimet bëhen. Por ky gabim përsëritet në disa akse. Në të njëjtën kohë, kjo tregon se pas saj është diçka, një prokurori urgjentisht duhet të fillojë hetimin. Projektet konkrete, janë dëmet konkrete. Nuk ka nevojë të presin asgjë. Të shkojnë në terren, të bëjnë verifikimin, të ngrenë grupet e inspektimit, dhe të vënë para drejtësisë këdo që ka abuzuar. Drejtësia që po vendos para, para gjykimit pushtetarët e korruptuar, por s'po bën asgjë më tepër se atë që opozita përpara e ka thënë dhe e ka denoncuar me forcë ndër vite. Na ka dalë goja mbrapa. Kemi dëgjuar edhe fjalë që ju po abuzoni, ju po me fjalën e me shprehjen e lirë.
Koha tregoi që çdo fjalë që neve kemi thënë, çdo akuzë që neve kemi ngritur, është tërësisht vërtetuar në ndritën e diellit, dhe tashmë vetë drejtësia duhet t'i vendosi ata dhe të bëjë realisht drejtësi. Se nuk është drejtësi të vendosësh politikanë brenda pa prova, siç është rasti i Sali Berishës, siç është rasti i Ilir Metës, apo shumë politikanëve të tjerë të opozitës. Por këta që janë pushtetarë që ende gëzojnë zyrat e tyre dhe vazhdojnë ende ofiqet qeveritare, ofiqet parlamentare, ata të vijnë para drejtësisë, se janë fajtorët e vërtetë të çdo qindarke të vjedhur. E pse të na shkojnë këto paratë tona në duart e ca njerëzve? Pse paguajmë taksa ne? Që t'i marrin ca njerëz, grusht njerëzish, madje tashmë të ndërhyjnë dhe në ligje për të mbrojtur veten e tyre. Ligji thotë ndëshkohesh, ata bëjnë një ligj që të kundërshtojë ligjin që është në fuqi. Dhe sot ke një bazë ligjore që kundërshton njëra-tjetrën. Njëra të ndëshkon, të vë para drejtësisë, tjetra të jep imunitet ndaj drejtësisë.
Çfarë është kjo? Nëpër filma kemi parë atë, licenca për të vrarë. Sot është bërë licenca për të vjedhur. Sot miratohen ligje për të dhënë licencë për të vjedhur. Dhe kjo është skandaloze dhe vërtetë duhet të jemi të irrituar, dhe ta ngremë zërin fuqimisht, jo ne thjesht si që merremi me, me, me politikë, por çdo qytetar. Dhe ata të zonave të, të, të, të bllokuara sot. Ta vëmë veten tonë në petkun e nevojtarit, të atij që ka nevojë, të sëmurit që ka nevojë të marri një shërbim në spitalin e Traumës apo në QSUT. Të atij që ka nevojë për të bërë kimioterapi, të atij që ka nevojë për të bërë një hemodializë. Me çfarë do vijë në Tiranë ta bëjë? Me çfarë do vijë në Tiranë ta bëjë? Nga do i bjeri? Shteti nuk është thjesht entitet që duhet të ekzistojë. Shteti duhet të funksionojë. Dhe ne po shohim prej disa ditësh, një shtet i cili po rrënohet, i cili pasojat e veta ja ku i ka sot, që neve kemi një popullatë e cila largohet. Këtu do të cenohet të drejtat minimale për shërbimet bazike, shëndetësore. Kështu që është diçka e cila i bëhet thirrje prokurorisë një orë e më parë të nisi hetimet. Akset janë, po akset po rrënohen, të shkojnë në terren, verifikim, kontroll, ngritje e akuzës, vendosje para drejtësisë. Sepse një pjesë prej tyre vazhdojnë ende të jenë në detyra sot dhe të abuzojnë përsëri, të firmosin, dhe nesër ditë e hënë do firmosin përsëri dhjetëra milionë euro, në qoftë se prokuroria do vazhdojë t'i lërë ata në detyrë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me bllokimin e akseve rrugore në juglindje të vendit. Këlli&c...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një videomesazhi, deklaroi se gjatë vizitës në Uashington, Edi Ramës iu ...
Partia e Lirisë hodhi sot akuza për çmimet dhe ripërsëriti kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut Nga buka...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me një propozim të ri ligjor të paraqitur nga një deputet i shumic&eu...
Shtëpia e Bardhë ka publiuar takimin e plotë të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, me liderët e vendeve që i janë bas...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka denoncuar skandalin më të fundit të qeverisë me rrugët. Prej or&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vënë në punë të gjitha strukturat e selisë blu në vend, që t&eum...
Policia në Tiranë përdori gaz lotsjellës dhe topa uji të premten gjatë përplasjeve me protestuesit e opozitës, të...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat tha se dhuna e ushtru...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës në selinë e PD-...